“Ju jeni fajtorë të shkatërrimit mendor të brezave të rinj”

! - !

Once upon a time...
Mësuesi Marco Galice në letrën e tij ka shkruar se të gjithë fajin për shkatërrimin e shoqërisë dhe rinisë e kanë prezantueset dhe ikonat e televizionëve së bashku me emisionet që bëjnë.

lettera--1024x576.jpg
Një mësues italian u ka shkruar një letër të gjithë prezantuesve ku u kërkon që të mos shkatërrojnë më rininë e adoleshentëve. Mësuesi Marco Galice në letrën e tij ka shkruar se të gjithë fajin për shkatërrimin e shoqërisë dhe rinisë e kanë prezantueset dhe ikonat e televizionëve së bashku me emisionet që bëjnë.

Mësuesi në letrën gjithashtu është shprehur se shfaqet e televizionëve janë false dhe një mashtrim që shkatërrojnë sistemin mendorë të brezave të rinj. Ndër të tjera Galice ka shkruar se zhdukja mediatike dhe shkatërrimi profesional i tyre është ndëshkimi i duhur për ta.

Letra e tij:

JU AKUZOJ

Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri.

Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, të barbarizmit të tij shoqëror, të korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik të tyre dhe shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tanë. Ju, me televizionet tuaja plehra, me programet tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, false, mashtruese, pseudo, keni kontribuar në vetën e parë dhe pa skrupuj në kalbëzimin e Mijëvjeçarit të tretë, i cili këtë herë, për fat të keq, nuk mbart ndonjë vlerë, por vetëm zeron (asgjënë) kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të atij procesi pervers mediatik që ka ngulitur bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo të asaj që jemi. Kjo është bota juaj, kjo është ajo që villni nga studiot tuaja televizive për vite me rradhë.

Ju promovuat vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushuara, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për tu imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale. Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, turpërimin e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të zhgënjyer dhe më në fund braktisin Italinë, sepse vëmendja është për aktorët e programeve tuaja.

Unë flas si një mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Kam parë në vitet e mia si mësimdhënës së pari me hutim, pastaj me shqetësim dhe tani me terror qindra nxënës që sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara. Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto. Shpresoj për fundin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit.

(I.A/dosja.al)
 
Tv mbeturina vertetë.
Shkrimin e solla sepse eshte shume real edhe te ne, fatkeqesisht ne gjithe boten besoj.

Kjo leter me kujtoi "J'accuse" te Emile Zola, edhe pse duket qarte qe autori eshte frymezuar prej tij meqe e ka titulluar njejte
 
Në Shqipëri kam dëgjuar shpesh një shprehje: me shqiptarët nuk shpikëm asgjë, na mësojnë italianët ?
Të gjitha programet janë një facsimile të programeve tv italiane
 
Mu sme bezdisin fare prej shum vitesh.
TV do te rrinte fikur 24/24 po mos te perdorja netflix ose youtube.

Dhe luft kam pas bo dhe kur kam pas qen ne shtepi te prindrit sepse sduroja as lajmet....

Kalendari i X femre ishte me i rendesishem se lajmet e tjera ??‍♀️ (sa her eshte permend farfalla e belen ?)
 
Kur vdiq Dhimiter Orgocka(per ata qe nuk e dine e nuk e njohin ka qene nje aktor dhe regjisor i supertalentuar i cili ka marre pjese ne 120 filma) nje gazetar i ballkan web shkroi-
Vdiq aktori qe ka luajtur te filmi "Gjeneral Megafoni"???

E kuptoni apo jo?
Gazetar burri botes.
Mire qe permendi vetem nje film te karrieres se tij por gaboi edhe titullin.
Ja ky eshte brezi i megafoneve te trash tv.
 
S`kisha nevoje me lexu deri ne fund,sepse eshte trishtim.
Por qe eshte nje e vertet, e madhe,qe shumica e emisjoneve ne ekranet Tv-zive,jane mos me keq.
 
Nuk shqetesohem per brezin garidhaqi ..ku hy e vete ,sepse qe nga femijeria e deri sot na shoqeron tranzicioni
Shqetesohem per brezin qe po rrisim e spo jemi ne gjendje ti japim drejtimin e duhur.
Sepse as ne vete sna punon busulla
Dihet qe femijet perdorin etalone , por nga ti rrotullosh syte etalonet jane cope cope.
Pune dreqi me i llaf
 
Nje nder shkaqet e shkaterrimit te rinise dhe moralit sot jane mu keto emisionet televizive. Me pare ato telenovelat spanjolle, me full sekrete familjare, e shumecka tjeter me vone.
 
Si mund tia vesh fajin tv , kur nena nuk kalon as 1 ore kohe me femijen ???
Pse e ka fajin Tv ??
Faji eshte i prindit , telefoni e shkaterroi brezin e ri , pornot qe shohin qe 10 vjec , e dalin menc mkeq se kane dal , 15 vjec kalamau femer pi duhan , ka provu te bej sex , edhe noj cike droge mire u ben ?
 
Paragjykime dhe asgje me shume
E kujton gje veten kur ke qene 10 vjec apo dicka me shume?
Kur skishte noiza e stresa verdalle...?
Ku kontrolli i familjes ishte totalitar?
Kur e ke pire cigaren per here te pare ?
Porno/erotike (nga vrima celsit) kur ke pare per here te pare?
Kishte telefona asokohe?

e ja kshu merri e beji llogarite

Cdo kohe ka firot e saja , ama eshte kollaj qe gabimet e femijve tia faturojme te gjithin prinderive
Kemi faje si brezi i shkuar ,si ky tani , si ata qe do vijne ....
Por nuk eshte telefoni fajtori..jemi ne
 
Paragjykime dhe asgje me shume
E kujton gje veten kur ke qene 10 vjec apo dicka me shume?
Kur skishte noiza e stresa verdalle...?
Ku kontrolli i familjes ishte totalitar?
Kur e ke pire cigaren per here te pare ?
Porno/erotike (nga vrima celsit) kur ke pare per here te pare?
Kishte telefona asokohe?

e ja kshu merri e beji llogarite

Cdo kohe ka firot e saja , ama eshte kollaj qe gabimet e femijve tia faturojme te gjithin prinderive
Kemi faje si brezi i shkuar ,si ky taniu , si ata qe do vijne ....
Por nuk eshte telefoni fajtori..jemi ne

Do ti pergjigjem te gjitha pikpyetjeve ?
 
Po jo si te duash ..detyrim se ke
E di , sjemi te detyruar per asgje , e rendesishme eshte te mos na mbajne inat .

E kujtoj veten duke filluar nga pese vjec , kur isha 10 e kujtoj mire fare , plus kam shume kujtime sepse me ra ne dore ne nje aparat edhe u dashurova me fotografine .
Skishte noiza e stresa verdalle po une degjoja , Celentano , Pavarotin , Rusoe etj , lexoja libra jashtshkollore , edhe mesoja italisht ne menyre individuale .
Kontrolli i familjes ishte totalitar , cdo gje me program , skam devijuar shume ne femijeri sepse isha nen kontroll gjithe kohes .
Cigaren e provova ne moshen 14 vjec , 16 e kam nisur rregullisht , fix fare sa nisi viti i dyte i gjimnasit , desh harrova pornon , ne moshen 10 vjec lexoja faqet erotike tek revista Hosteni ndersa kshu ne tv kam pare per te te pare tek nje kanal gjerman , te ,shtunave zakonisht , VOX tv ?

I kam bere llogarite o Mon , edhe sjam aspak paragjykues , por mbaj mend qe nenes nuk i dilte koha me bo punet e me gatu jo me nejt para tv , grate e sotme gjejne kohe per gjithcka , ndersa per femijet jo dhe aq , merren me shume me veten e vet , mos e merr personale as ti askush ketu .
Shumicen e rasteve mbi prindin bie pergjegjesia , sepse femija ne familje edukohet , do thuash ti kane ardhur kohet e tilla , teknologjia ka avancuar , jam dakort sepse e bejne jeten me te thjeshte ne nje fare menyre , por duhet kontroll dhe kujdes me teper per femijet .
E di ti qe ktu ne UK te gjitha kompanite telefonike nuk lejojne te hapet asnje website porno ?
Per femijet e bejne , i parandalojne disa gjera .

Ja keshtu ?
 
Dhe ne UK deri ne moshen 18 nuk e dine ca eshte porno?
he mos u tall tani
I ndalojne telefonite mobile , por ka vpn e menyra plot dhe ti e di...nuk eshte mire te genjejme veten me lugen bosh
Prinderve tane si dilte koha? Po ath si ishte tutela?
Jo Delirium jo , prinderit tane punon 8 ore pune ne pune dhe ne shpi sigurisht , nje nder to ishim e ne
Sot punohet mbi 12 ore
Une nisem ne 7 te mengjesit dhe kthehem ne 7 pasdite ,
Sot ka dicka me shume se dje , se ne jemi ne dijeni te kurioziteteve dhe mund ti flasim e ti trajtojme femijet si shok e jo si diktator.
Nese sot nje femi te pyet cfare do te thote porno , ti si prind si mbyll dot gojen dhe si jep mundesine ta hulumtoj
por ia shpjegon ne menyre qe ti shuash e kureshtjen e mos ta lesh me enigma.
Dihet qe cdo femije drejt shume gjerave i shtyn kurioziteti, sesa dija apo deshira per te mesuar.
Duke ndaluar apo parandaluar nuk sjell asgje tjeter pervecse shtim te kuriozitetit :)

Nderkohe edhe ketu ke mundesi ti vesh filtra internetit , per femijet
 
Ai femi qe lihet anash patjeter qe koha e edukon ate. Nuk mund te themi se vetem mjetet e informimit jane shkaktare per shthuarjen e moralit tek njerezit, eshte edhe faktori shoqeri, ambient, rrethi ku jeton etj.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top