Jordania bëhet gati të njohë Kosovën?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është takuar të premten me Mbretin e Jordanisë, Abdullah, i cili i ka premtuar atij se ky vend është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. Mbreti Abdullah ka thënë se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm dhe miqësor - siç theksohet në një komunikatë të AKR-së - Pacolli ka informuar gjerësisht Mbretin Abudallah për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai, që Mbretëria e Jordanisë t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur tashmë Republikën e pavarur të Kosovës.

Gjatë bisedës, Mbreti Abdullah ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në drejtim të gjetjes së një zgjidhje që çon drejt një njohje të re për Kosovën. Ai ka nënvizuar faktin se vendi i tij është në koordinim me shtetin e Egjiptit, për njohjen e Kosovës. Por ai ka shtuar se njohja nga Jordania mund të ndodh dhe veçanërisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me Egjiptin.

Madje, sipas komunikatës, Abdullah ka vlerësuar se, “Mbretëria e Jordanisë është dashur që edhe më herët të ndërmarr veprime konkrete në drejtim të njohjes së Pavarësisë Kosovës”.

Ky takim në ثashington, vjen si rezultat i takimeve që Pacolli kishte zhvilluar në Konferencën e Ligës Arabe, ku përveç takimit me sekretarin e përgjithshëm, Amar Musa, ai kishte zhvilluar takime të rëndësishme edhe me delegacionin e Tunizisë, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Praimit. /Telegrafi/
 
Titulli: Jordania bëhet gati të njohë Kosovën?

Lajm i mire :)
Sa shtete u bene gjithsej bashke me Jordanine deri tani ?
 
Titulli: Jordania bëhet gati të njohë Kosovën?

Shpresojme......
 
Titulli: Jordania bëhet gati të njohë Kosovën?

ku do te behet shteti i 59
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top