Jon Bon Jovi, vizitë surprizë në Sarandë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56531.jpg

SARANDE - Bregdeti shqiptar duket të ketë pasur një vizitor tejet të veçantë fundjavën e kaluar. Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm, Jon Bon Jovi i cili sipas burimeve të "Gazeta Shqiptare" ka shëtitur me jaht bregdetin e jugut, nga Vlora në Sarandë. Ndonëse autoritetet portuale nuk japin informacione zyrtare për këtë vizitë private, burimet tona bëjnë me dije se pas Shqipërisë jahti luksoz i është drejtuar Korfuzit. Në fakt, lajmi për turistët e veçantë (me Jovin kanë qenë edhe persona të tjerë me rëndësi, por që identiteti i tyre nuk bëhet i ditur) ka dalë fillimisht nga Korfuzi. Pas kësaj, detajet e udhëtimit të Bon Jovit dhe grupit që e shoqëronte u konfirmuan nga burimet tona.

Vizita

Një avion privat me dy persona në bord ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në fund të javës që shkoi. Prej aty, personat në fjalë kanë hyrë në një makinë luksoze që i ka pritur në hyrje të aeroportit të Rinasit dhe janë larguar me destinacion Vlorën. Në qytetin bregdetar ata i ka pritur një jaht superluksoz që do t'i çonte më tej në brigjet e magjishme të jugut. Jahti ka lundruar përgjatë bregut shqiptar duke ndaluar në disa nga plazhet më të bukura të dhe gjiret e shumta të jugut të vendit. Askush nga kapiteneria në Vlorë apo në Sarandë nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndonjë emër të veçantë që ka qenë në këtë jaht luksoz. Pasi kanë mbërritur në Sarandë, jahti ka qëndruar diku në Ksamil dhe në orët e pasdites ka vizituar Butrintin. Sipas burimeve të Portit të Sarandës personat që kanë ardhur me avionin privat dhe kanë qëndruar disa ditë në jaht janë shoqëruar nga Auron Tare, por identiteti i këtyre personave nuk dihet. Gjithsesi pasi jahti ka mbërritur në Korfuz nga media lokale është shkruar se në jahtin superluksoz, pronë e një miliarderi amerikan të industrisë së naftës, ndodhej edhe këngëtari i famshëm Bon Jovi. I pyetur me telefon, Auron Tare nuk dha asnjë detaj mbi praninë apo jo të këtij personazhi shumë të njohur të botës së muzikës. Megjithatë duke pasur parasysh se verën e kaluar Butrintin e vizitoi edhe anëtari i grupit legjendar të rokut "Queen", Roger Taylor i shoqëruar po nga Tare, ish-Drejtori i dikurshëm i Parkut Arkeologjik të Butrintit (një prej parqeve më me rëndësi në vendin tonë), ka shumë mundësi që edhe thashethemnaja e përhapur në mediat lokale të Korfuzit, se në bordin e anijes "Fortunate Sun" është parë edhe Bon Jovi të jetë një lajm i vërtetë.

Këngëtari

Jon Bon Jovi (emri i vërtetë John Francis Bongiovi, Jr, ka lindur më 2 mars 1962). ثshtë një muzikant, këngëtar, kompozitor dhe aktor amerikan i njohur si edhe themeluesi, kitaristi e këngëtari kryesor i grupit të rokut që mban emrin "Bon Jovi" që e mori emrin pas tij. Gjatë karrierës së tij ai ka lançuar dy albume solo dhe njëmbëdhjetë albume në studio me grupin e tij, të cilat deri më sot janë shitur në mbi 130 milionë kopje në mbarë botën. Përveç kësaj, Jon Bon Jovi është një pronarët kryesorë të "Filadelfia Spirit", një ekip që luan në "Ligën e Futbollit Arena". Si artist solo, Bon Jovi ka marrë çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë një "Golden Globe" dhe një nominim në "Academy Award" për hitin e tij solo "Blaze of Glory". Atij i është dhënë një doktoraturë nderi në Shkencat Humane nga Universiteti i "Monmouth" në vitin 2001. Jon Bon Jovi ka bërë fushatë për Al Gore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, John Kerry në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, dhe Barack Obama në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Jon Bon Jovi, vizitë surprizë në Sarandë

OMG. Me duket paksa e cuditeshme qe paska ardhur per vizit tek neve. Mua me pelqen shume Bon Jovi, do me pelqente te kisha qen ne Shqiperi mase e kisha pare kshu me dylyby LOL.
 
Titulli: Jon Bon Jovi, vizitë surprizë në Sarandë

E humbi mundsin per kte vit prit vitin tjeter mbase kalon barak obama per ty :p LOL
 
Titulli: Jon Bon Jovi, vizitë surprizë në Sarandë

keshtu si eshte lajmi duket me shume sikur ka humb rrugen ky Boni jo se ka bere vizite ne Sarande :p

po u plak tani bon jovi te vi ndonje i ri si psh ai mo idhulli i adoleshenteve ne amerik se sja di emrin mire Justin dicka LOL ....vetem se keto adoleshentet tone sja varin shume jo :D

Eminemin duan un :p
 
Pe: Jon Bon Jovi, vizitë surprizë në Sarandë

Se besoj se eshte e sakte,mos ka ndonje ide komercialiste dhe ketu??Del nami qe ka ardh Bon Jovi ne Sarande,sulet gjithe Shqiperia ne Sarande,keshtu mbushen plazhet dhe hotelet e Sarandes...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top