Jo vetëm Templarët: Kush janë 7 shoqëritë sekrete më misterioze

Screenshot-2020-10-24-at-5.25.43-PM.jpg


Më të famshëm janë sigurisht Templarët, por shoqëritë sekrete e kanë shoqëruar që nga fillimi historinë e njerëzimit. Ja cilat janë 7 nga më të rëndësishmet:

Esenët

Vëllazëria e Eseneve daton që në shekullin II Para Erës Sonë. Ajo ishte i vendosur në fshatrat e vogla në periferi të qytetit të lashtë të Judesë. Ata jetonin në komunitete të izoluara, duke pasur rregullat e tyre. Ata u bënë më shumë të njohur me zbulimin e dorëshkrimeve të Kumranit në vitin 1947.

Esenët, për të cilët ka shkruar edhe Plini Plak, kanë hyrë në legjendë, pasi thuhet se kishin aftësi të mahnitshme të shërimit. Edhe pse disa studiues të shoqërive sekrete, kanë spekuluar se edhe Jezu Krishti ishte pjesë e tyre.

Beati Paoli

Gjatë një pyetje në gjykatë, Toto Rina tha që kishte lexuar përgjysmë vetëm librin “I Beati Paoli”, një roman i Luigi Natoli, botuar në vitin 1909, i frymëzuar nga “Beati Paoli”, një sekt vrasësish aktiv, në Palermon e viteve 1700-1800, nga ku ai thotë se e ka origjinën Cosa Nostra.

Nuk mund të thuhet me saktësi nëse ata ishin krahu i armatosur i pushtetit politik, banditë të ligjit, njerëz të devotshëm në kërkim të drejtësisë apo diçka tjetër. Por historia e tyre nuk mund të mos na bëjë të reflektojnë mbi dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe drejtësisë.

Kalorësit e Apokalipsit

Ata pretendonin të ishin mbrojtës të Kishës Katolike nga Anti-Krishti. Por në realitet, me kalorësit e Apokalipsit, duke filluar nga themeluesi i tyre Agostino Gabrino, ishin një përzierje e fanatikësh dhe mistikësh, që nuk e fshihnin qëllimin e tyre për të ndryshuar shoqërinë .

Ky sekt përbëhet nga rreth 80 anëtarë, ku pjesa më e madhe ishin zejtarë dhe tregtarë, që e kishin zakonin të mbanin shpatën në brez edhe gjatë kohës që punonin. Ata ekzistuan deri në vitin 1694, kur u denoncuan tek Inkuizicioni që e shpërndau sektin.

Iluminatët e Bavarisë

U krijua nga Johan Vajshop në vitin 1776 në Bavari. Qëllimi i parë i Iluminati ishte “përpjekja për të krijuar një njeri ndryshe, më të mirë, një njeri modern”. Për ta arritur këtë, sekti kishte një program politik:anëtarët e tij duhej të bëheshin këshilltarë të sunduesve të ndryshëm, për t’i transformuar nga brenda institucionet”. Ky urdhër, ka qenë subjekt i shumë filmave dhe librave.

Vëllazëria e Dashurisë së Përjetshme

Në një artikull të vitit 1972, revista amerikane ”Rolling Stones” i quajti ata “mafia hipi”.

Por filozofia e këtij sekti bazohej në studimin e feve të ndryshme, sidomos atyre orientale. “Besimtarët” ishin përdorues të LSD-së, drogë së fortë haluçinogjene, pasi besonin se i forconte nga ana spirituale. Prej vitesh ata u financuan nga shitja e kanabisit dhe LSD-së.

Ekls

U krijua në vitin 1868, me qëllime anti-proibicioniste, por me kalimin e viteve u shndërrua në një shoqatë sekrete, anëtarët e së cilës më vonë u bënë të famshëm për veprat e bamirësisë. Sot të gjitha ritualet e tyre zhvillohet në mënyrë publike. Në mesin e ndjekësve të këtij urdhri kanë qenë presidentët amerikanë Ajznhauer, Harding, Ruzvelt, Harri Truman, Xhon Kenedi dhe Ford.

CICADA 3301

Është themeluar si një shoqëri sekrete në internet në vitin 2012. Ajo shpërndan një sërë enigmash të komplikuara, me synim rekrutimin “e inteligjentëve inteligjentë”. Duke qenë se enigmat sillen rreth sigurisë së të dhënave, kriptimit dhe steganografisë, një prej hipotezave është se CICADA është në realitet një metodë që shërbimet sekrete apo kompanitë misterioze të teknologjisë përdorin për të rekrutuar ekspertë të sigurisë kibernetike. / Focus – Bota.al
 

Attachments

  • Screenshot-2020-10-24-at-5.25.43-PM.jpg
    Screenshot-2020-10-24-at-5.25.43-PM.jpg
    675.6 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2020-10-24-at-5.25.43-PM.jpg
    Screenshot-2020-10-24-at-5.25.43-PM.jpg
    675.6 KB · Shikime: 0
Jezu Krishti ishte pjese e eseneve!
Dmth ka shume gjurme qe te bejne te mendosh se ishte pjese e tyre, natyrisht nuk e ka as pohuar e as mohuar vete kete gje, por nisur nga disa fakte te jetes se tij sot besohet se ka shume me teper gjasa te kete qene pjese e tyre se sa mos te kete qene.
 
@Marla, ke harru sektin me te fuqishem. rilindasit e vitit 2013 puth i kane bazat ne Shqypnine tone te dashur. Mesa kam hulumtuar akoma sdihet kush i polli, por kane aftesi mahnitese per perdorimin e miellit ene mbjellen e bimeve cuditberese. :D
 
Kape njanin mshoj tjetrit. E sa i shendoshi shkon si qeni ne rrush e skuptohet si, perse etj.
 
@Marla, ke harru sektin me te fuqishem. rilindasit e vitit 2013 puth i kane bazat ne Shqypnine tone te dashur. Mesa kam hulumtuar akoma sdihet kush i polli, por kane aftesi mahnitese per perdorimin e miellit ene mbjellen e bimeve cuditberese. :D

Ky i gjati eahte sorosian nendege e illuminatit.

Rilindje eshte pak a shume sinonim i illuminatum
 
Ky i gjati eahte sorosian nendege e illuminatit.

Rilindje eshte pak a shume sinonim i illuminatum
Jo jo mos devijo, e di mire se cjane sorrosjanet dhe c'jane monstrat. :D
 
Sdi gje une qe jane monstra ... ti e the :D
Une e thashe, por deshnja suportim, por ti me duket e ke lene LSRIne lol
 
Para ca muajsh presidenti i vetes vet(i shquptareve ndoshta por jo i shqiptareve) , Like Floriri filloi nje fushate te eger antisorosiane.
Me fjalor shume agresiv dhe me nje mllef te papare kunder Soros-it(me apo pa te drejte, nuk po diskutoj kete edhe pse per mua personalisht me te drejte, deri sa erdhi i biri i Sorosit dhe e takoi ne Tr e pastaj puthje e perqafime pa fund).
Dhe çfare beri Luli?

Shperndau nje qarkore brenda organeve te PD ku i ndalohej rreptesisht kujtdoqofte ne PD ti bashkohej fushates antisorosiane te Likes.
Po ore po, qarkore e brendshme si ne kohen e ppsh-se!!!
 
Ndër më të famshmit dhe më të rëndësishmit do veja G8.
 
Keta nuk jane sekrete, aq me pak misterioze, keta bejne gjithcka hapur duke te pare ne bebe te syrit?
Pikërisht. Më misterioze dhe sekrete s’ka se kjo mënyrë.
Apo nuk e tha Edgar Allan Poe (në mos gabohem), se gjërat fshehen më mirë para syve e hundëve ? ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top