Dhe sa më shumë të jetë vënë në punë kjo makineri, sa më masivisht të jetë përdorur ajo, aq më shumë ka fituar rilindja pushtet e privilegje, dhe aq më shumë ka humbur Shqipëria.Por vendi është e sigurtë se humb kur nuk garantohet vota, shprehja e vullnetit të njerëzve.
Sepse prishet themeli ku një atdhe, një republikë, një sistem qendron.
Me themel të dëmtuar, asnjë vend nuk mund të shkojë larg.
Në mesazhin e tij nga sheshi Skenderbej Edi Rama nuk pranoi në asnjë moment që procesi të kishte probleme, edhe pse është përgjegjës për zgjedhjet, edhe pse në deklaratën paraprake, ODIHR konstatoi shumë parregullsi. Ai u soll si Çezar romak, dhe bëri edhe zemërdhëmbshurin herëdokur, për kundërshtarin. Foli si prift, ndërkohë që fort mirë e di se sa shumë djallëzi e mbrapshti kishin zgjedhjet e 25 prillit.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha la të kuptojë se do të kthehet në institucione, do ta pranojë rezultatin, por do të luftojë e do të provojë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Do t’i prijë betejës për të kthyer demokracinë, siç u shpreh. Me gjasë kësaj radhe edhe me më shumë forcë, duke qënë se më e pakta, grupi i tij parlamentar do të ketë 59 deputetë, 15 më shumë se në zgjedhjet e fundit.
Dhe ndoshta nga kjo betejë e shpallur sot, Shqipëria ka shumë ç’të fitojë. Çdo përpjekje për votën e lirë nga çdokush ja vlen.
/Mapo.al