Nga Artan Fuga
Ore një pyetje dashamirëse dhe krejt pa të keq kam unë për partitë politike, kandidatët për deputetë, shefat e fushatave elektorale, kryetarët e partive, dhe kushdo qoftë që merr përgjegjësinë dhe ka pretendimin për të dalë para popullit për ta qeverisur:
Mbështeten ata në studime të mirëfillta, në formulime, përfundime kërkimesh shkencore, aq sa janë, për realitetin e sotëm në Shqipëri dhe në botë, apo dalin duke bllokuar nga njera anë mendimin shkencor sa më shumë, dhe nga ana tjetër duke hedhur ide fluturake pa asnjë referencë, pa asnjë statistikë të menduar shkencerisht, pa asnjë thellësi historike të problemeve dhe pa aparatin shkencor për të vendosur logjikën në qendër të pushtetit?
Sikurse bëhen ligje pa asnjë studim paraprak!
Kanë partitë politike përndryshe institutet e tyre studimore si në botë, apo hajde gjejmë idera rrugës dhe i artikulojmë!
Nuk drejtohet Shqipëria si anije piratësh duke vendosur dorën në sy dhe parë me tejqyrë monokël detin ose oqeanin përpara se ka ajzberge të mëdhenj përpara ku thyhen kokën!
Apo ecin me mendësinë obskurantiste se shkencëtarët të shkojnë te kjo porta anësore e ndërtesës të Kuvendit, te Akademia, - ide tashmë e artikuluar nga dikush - kurse ne politikanët të na lënë rehat të qeverisim siç na e pret kaploqja jonë, duke sharë njeri tjetrin, duke hedhur idera pa bazë, pa studime.
Cfarë bëhet? Kuptojmë apo jo se nuk jemi në vitet 20 të shekullit të kaluar? Kuptoni apo jo që katundari shqiptar i shekullit 18 e kishte më mirë të qartë dhe të kuptueshme situatën e vet ekonomike sesa ne sot? Dy dhi, tre fiq, katër hardhi, dy lopë! I njihte dhembë e dhëmballë, dinte si bëhej pastërmaja, si therrej derri, si milej lopa!
Po duket sikur sot nuk ka shkencë! Jemi bërë më budallenj, më të paditur se më parë, po qorrollisemi nga dita në ditë!
Kështu do të vazhdojmë? Politikë pa dije, obskurantiste?
Po jooooooo, mos e bëni këtë, pushtetin aty e keni, nuk ua merr njeri jo!
Mos ja bëni Shqipërisë këtë sepse është gjynah! Mos nisni fushata të pambështetura në studime dhe kërkime shkencore, se fyeni inteligjencën e një kombi!