Jo më celular në klasë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkollat e mesme marrin vendim: Kush gjendet me celular në orarin e mësimit, del jashtë dhe i konfiskohet aparati

Marrëveshja, shkollat do të ushtrojnë kontroll për nxënësit që konsumojnë drogë dhe alkool, brenda dhe jashtë saj

Marrëveshje tet a tet, ose thënë ndryshe, sy për sy. Kush e shkel, pala tjetër ka të drejtë të aplikojë formën më ekstreme: konfiskimin e objektit. Nuk është marrëveshje xhentëlmenësh, por gjithçka është e hedhur e bardha mbi të zezë dhe detyrimet ndërmjetëse do të hyjnë në fuqi, duke nisur nga viti i ri shkollor, që nis saktësisht në mesin e muajit shtator.

Nga sezoni i ardhshëm e tutje, rënia e ziles së celularit në orën e mësimit, nuk do të vërehet thjesht si shqetësim, por do të ndëshkohet me sanksione të rrepta për nxënësit që nuk i binden urdhrit paraprak për mospërdorimin e tyre.

Gjithçka është legjitimuar në një marrëveshje të fundit, që shkollat e mesme po nënshkruajnë me nxënësit, të cilët do të pranohen në sezonin e ardhshëm në vitin shkollor, dhe prindërve, që thuhet se kanë qenë plotësisht dakord me këtë vendim.

Marrëveshja e nënshkruar midis grupeve të interesit, është një aneks jashtë rregullores së brendshme të shkollave, që do të thotë se krahas respektimit të detyrave shkollore, nxënësit do të mbajnë përgjegjësi edhe për veprime që nuk lidhen detyrimisht me aspektin edukativ.
"Vendimi,- thuhet në shkolla,- është marrë pas shqetësimeve të shumta që mësuesit kanë paraqitur në mbledhjet e stafit pedagogjik, lidhur mbi përdorimin e celularit nga nxënësit në orën e mësimit". Mësohet se nxënësve, të cilët do t'u gjenden celularë në orën e mësimit, jo vetëm do t'u konfiskohet objekti, por do të nxirren edhe jashtë orës së mësimit.

Shkelësit e marrëveshjes do të kthehen në klasë, vetëm pasi të jenë shoqëruar nga prindi përkatës, i cili duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Në këtë mënyrë, mësuesi merr në dorë të gjithë legjitimitetin që i takon në orën e mësimit, duke i dhënë fund anarkisë në klasë. Pikë e dytë e marrëveshjes midis shkollave, nxënësve dhe prindërve të tyre, do të jetë ndalimi i konsumimit të pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve.

Nxënësit do të jenë të detyruar të respektojnë këtë pikë si brenda, ashtu edhe jashtë shkollës. Ata do t'u nënshtrohen kontrolleve të herëpashershëm nga ana e ekipeve mjekësore, të cilët do bëjnë edhe evidentimin e nxënësve problematikë, që shkelin këtë rregull.

Vendimi vjen pas shifrave të frikshme që Instituti i Shëndetit Publik raportoi, mbi përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla, ku gjimnazistët përfshihen si kategoria më e prekur e popullatës.

Mungesat, justifikim me prindër përdore
Me arsye apo pa arsye, mungesat në vitin e ri shkollor e tutje, do të justifikohen vetëm nëse nxënësi vjen me prindin përdore. ثshtë kjo forma që kanë zgjedhur shkollat e mesme për të ndalur numrin e lartë të mungesave gjatë vitit shkollor, pjesa më e madhe e të cilave rezultojnë të jenë pa arsye.

Në këtë mes nuk bëjnë përjashtim as mungesat e justifikuara. Raportet false dhe shpeshherë të pavend, që mjekët lëshojnë, i ka bindur drejtuesit e shkollave për të gjetur forma të reja të shtrëngimit të rripave për gjimnazistët. Vetëm në semestrin e parë, të vitit shkollor që lamë pas, drejtoritë e shkollave të mesme raportuan numër rekord mungesash.

Një gjë e tillë nuk ndodhi në semestrin e dytë, ku të mbushur me mungesa, gjimnazistët rralluan lënien e orëve të mësimit, fakt që drejtuesit e shkollave e lidhën me frikën e nxënësve për përjashtim nga shkolla, si pasojë e plotësimit të 20 për qind të mungesave të pajustifikueshme.
Shekulli
 
Uroj qe te zbatohet, shkollat e mesme shqipetare vertet kane nevoje per reforma te tilla.
 
me pelqejne ligjet e forta,,

nje ligj qe une e kerkoj me force 'te ndalohet duhani neper lokale dhe qedrat puplike''
 
Celulari duhet te i ndalohet aq nxensve por dhe mesusava...sme duket ok kur i tingellon telefoni mesusit, dhe nderpret oren e mesimit...
 
Nga mungesa e sigurise se rraporteve si dhe nga mospergjegjesia e mjekeve te cilet leshojne rraporte kot ju bie barre e rende nxenesve dhe prinderve te tyre qe te vine te dy ne shkolle dor per dore per te justifikuar nje mungese.

Cigarja alkoli etj. Mendoj se veprimet qe do bejne per te ndaluar konsumen e ketyre do keqtrajtojne nxenesit dhe ky keqtrajtim nuk do ja vleje per rrezultatet qe do japin.

Celularet. Eshte njelloj sikur te ecesh me shpejtesi dhe te te konfiskohet makina, nderkohe qe duhet konfiskuar patenta. Ca eshte ky idjotllik me plot kuptimin e fjales? Nga do shkojne ato celulare qe do sekuestrohen apo do nxirren ne ankand?? Hahah qesharake. Ok nese nuk u shkon ne mendje apo nuk kane para per te blere nje paisje qe te bllokoje valet e celulareve ne ambjentet shkollore atehere te tregoheshin pak me te arsyeshem e te konfiskonin vetem kartat te pakten, pasi sic dihet kushton rreth 15000 leke per te nxjerre nje karte sim te re. Mjafton me kaq jo te sekuestrosh aparatet.
 
mire eshte qe qeveria te sajoje gjoba per disa gjera,, celularet, parkimin e keq te makinave,pirja e duhanit etj.

gjobat do te forcojne sigurine me shume.

te ndjeke shembullin e britanise do ishte mire.
 
Mos bej krahasime te ndeshimeve kur kushtet jane si nata me diten. Ketu parkojne dyshe sepse te sillesh nje ore e nuk gjen dot nje parking. Une nganjehere jam i detyruar te pranoj nje gjobe sepse me duhet te jem ne kohe per ndonje pune apo provim etj. Lutem mos te ma hein makinen me karotrec e te vene nje gjobe te pakten. Bashkia edhe vendet e parkingeve te pallateve te reja qe ndertohen i lejon te shiten per dyqane e leje me te ndertojen ndonje parking qe as nuk behet fjale. Pa leje pastaj po te flasim per banjot publike. Duhet te pish nje kafe qe te besh ujin e holle ose te hash naj dreke e te besh ujin e trashe. LOL.
 
Nga mungesa e sigurise se rraporteve si dhe nga mospergjegjesia e mjekeve te cilet leshojne rraporte kot ju bie barre e rende nxenesve dhe prinderve te tyre qe te vine te dy ne shkolle dor per dore per te justifikuar nje mungese.

Cigarja alkoli etj. Mendoj se veprimet qe do bejne per te ndaluar konsumen e ketyre do keqtrajtojne nxenesit dhe ky keqtrajtim nuk do ja vleje per rrezultatet qe do japin.

Celularet. Eshte njelloj sikur te ecesh me shpejtesi dhe te te konfiskohet makina, nderkohe qe duhet konfiskuar patenta. Ca eshte ky idjotllik me plot kuptimin e fjales? Nga do shkojne ato celulare qe do sekuestrohen apo do nxirren ne ankand?? Hahah qesharake. Ok nese nuk u shkon ne mendje apo nuk kane para per te blere nje paisje qe te bllokoje valet e celulareve ne ambjentet shkollore atehere te tregoheshin pak me te arsyeshem e te konfiskonin vetem kartat te pakten, pasi sic dihet kushton rreth 15000 leke per te nxjerre nje karte sim te re. Mjafton me kaq jo te sekuestrosh aparatet.
Pse duhet te bllokojne valet e celurarit ne nje ambient kur ke te besh me NJEREZ? te jesh njeri do te thot te dish te respektosh institucionin ku gjendesh dhe njerzit qe ke prane...Eshte mungese edukate te nderpresesh nje aktivitet per thjesht motivin se se ve dot tel ne silence............
Ne vendet publike ( shkolle, spital, ministri..etj) duhet te ndalohet telefoni, nqs ke nevoj te flasesh dil perjashta....pse duhet te besdisesh njerez te tjere:grusht3:
 
Celulari duhet te i ndalohet aq nxensve por dhe mesusava...sme duket ok kur i tingellon telefoni mesusit, dhe nderpret oren e mesimit...

Jam shume dakord dhe une me kete...

Profesoret mbajne gjysme ore ligjerate per rregullat, duke perfshire ketu edhe jo perdorimin e celulareve dhe nuk kalojne 5 min. fillon e ''bertet'' telefoni i tij.

Qe te zbatohet ligji duhet, ata qe kane funksione me te larta, qe nga drejtori e profesoret te mbajne rregull me kete gje e pastaj e njejta te kerkohet edhe nga nxenesit. Jo une do e bej po ti mos e bej.
 
Pse duhet te bllokojne valet e celurarit ne nje ambient kur ke te besh me NJEREZ? te jesh njeri do te thot te dish te respektosh institucionin ku gjendesh dhe njerzit qe ke prane...Eshte mungese edukate te nderpresesh nje aktivitet per thjesht motivin se se ve dot tel ne silence............
Ne vendet publike ( shkolle, spital, ministri..etj) duhet te ndalohet telefoni, nqs ke nevoj te flasesh dil perjashta....pse duhet te besdisesh njerez te tjere:grusht3:

O zina po ti vet the qe duhet tju ndalohet dhe nxenesve dhe mesuesve pra nese ju ndalohet te gjitheve ne orar te mesimit nuk ka ndonje problem por te vihet aparatura qe te hiqen valet fare. apo harrova i prish pune passtruses dhe rojes. LOL
 
Mund te ket nje urgjence dhe te duhet te maresh 911 ( ose ca nr urgjence keni ju ne Shqiperi)- nqs njeri eshte duke bere infrakt/krize epilepsie/etj...do ikesh matan shkolles qe te maresh ne tel e ti shpetosh jeten, pastaj ata sdo ndalojne vetem zonen e klases, por tere shkollen........ e sekretarja pse mos flasi ne telefon?
Gjithe problemi qendron tek EDUKATA, mua me duket mese normale qe kur jam ne mesim , ne spital e ne vende ku mund te besdisi zilja, e kam telefonin SILENT...

Por kur ska nje edukate ne baze duhet te fusesh ligj...se ndryshe smarrin vesh
 
Keto sisteme eshte shume e thjeshte te caktivizohen. mundet te vesh butona emergjence neper cdo klase qe ta caktivizosh kete sistem ne raste te tilla sic the ti. Pastaj persa i perket sekretares ka telefon me kabull dhe jo me vale. Pastaj e pranoj qe problemi qendron tek edukata por ama duhen gjetur menyra zgjidhje qe sjellin sa me pak diktature. :)
 
Jo celular ne klase por jo vetem per nxenesit ky penalizim.Celulari nuk duhet lejuar as per mesuesit.Se ndryshe del si pune e asaj anekdotes se urates qe thoshte:beni si them une e mos beni si bej une.Bile une propozoj qe celulari i nxenesve te mos sekuestrohet e te futet ne xhepin e arsimtarit.Celularet te shkelen me kembe ne mes te klases por jo vetem ai i nxenesve.Ne rast se edhe mesuesit i konstatohet celulari me vete ky celular te shkatrrohet nga ana e nxenesve.Ne kete menyre do te mbeten te dyja palet te kenaqura per te tilla raste.
 
Menyra ka plot, por pse mos mundohemi te edukojme njerezit......
Besoj qee eshte nje gje per te ardhemn tone si komb....
 
Pse duhet shkatruar nje gje qe eshte paguar me leke?
Okey u konfiskua telefoni ne ore te mesimit, kur iken nga shkolla mer telefonin....Nuk eshte e ligjshme te maresh nje prone e ta shkatrosh....

Solucioni eshte aq i thjesht....por ne te njten kohe duket aq i tmereshem sepse njerzit nuk kan akoma "te imponuar" respektin ndaj te tj
 
Menyra ka plot, por pse mos mundohemi te edukojme njerezit......
Besoj qee eshte nje gje per te ardhemn tone si komb....

Po keshtu edukohen me mire se mesohen pa celular ne shkolle. :) Pastaj po te ma merrnin mua celularin mesuesit te betohem se po ti binte ndonjehere celulari ndonje mesuesi do shkoja tja merrja edhe un atij. LOL
 
hallall jua befte zoti per keto ligjet qe po nxierrin se dhe zbatohen shume sidomos nga ata qe i nxierrin keto p sh mos pirja e duhanit ne vende publike ndersa vete i vene flaken parlamentit me cigare
pastaj ky ligje ka mundesi te fuksionoje pasi shkolla ka mbaruare jane me pushime robte
 
Okey u konfiskua telefoni ne ore te mesimit, kur iken nga shkolla mer telefonin....Nuk eshte e ligjshme te maresh nje prone e ta shkatrosh....
Po qe se behet ne kete forme,mire do te ishte,por problemi qendron se masat nuk duhet te godasin vetem nxenesit.Gjate ores se mesimit tingulli i celularit te mesuesit ka per te shkaktuar nje ilaritet ne radhet e nxenesve.Ata qe kane propozuar te tilla masa per nxenesit nuk do te kene menduar per reaksionin qe zhvillohet ne masen e nxenesve ne te tilla raste .
 
Saba une e thash qarte qe te gjithe duhet te jen baraz, nga drejtori deri tek nxensi...asnjeri ska te drejte te shkatroje oren e mesimit...
Nqs fillon respektimi i regullave nga ata te medhenjte as nxensit sdo ken si te komentojne para dikujt qe nuk i ka nderpre aktivitetin per faj te ziles
 
Mu kujtua nje zyshe e gjimnazit :thoshte:si mund ta di une qe ke celular ne dore ,pasi poshte banges nuk duket....cfare te mendoj LOL
 
Kur punova per nje kohe te shkurter ne nje shkolle te mesme, i detyroja nxenesit t'i vinin celularet tek nje shporte tek dera dhe t'i merrnit para se te dilnin. Keshtu as une dhe as ata se kishin mendjen tek celuari. Vetem kjo menyre beri efekt pasi kur i thua tjetrit fike, ose lere ne cante, dihet qe vetem nje pjese e vogel do e lene ne cante ose ta fikin fare. Me behet qejfi qe po behet dicka dhe ne shqiperi. Duhen disa rregulla si per nxenesit dhe per mesuesit. Nderprerja e mesimit per faj te celularit nga te dy palet, nuk tregon as seriozitet dhe as respekt.
 
Te lumte teta mesuese , veprim shembullore
:p
 
Prandaj ke punuar per nje kohe te shkurter. :D
 
Shkollen nuk e kam mbaruar per ate moshe, por doja te mesohesha me cdo grup moshe qe te dija gjerat me te rendesishme, sjelljet dhe gjithashtu programin e cdo moshe. Shkolla e mesme sado e veshtire eshte, do taktike dhe nje mesuese qe e ka fjalen te prere.

Eshte dhe grupmosha e shkollave 8te vjecare (ketu ne usa eshte klasa e 6te deri ne 8te). Ketu fillon celuari. Gjeja me e bukur per ta eshte muzika e cel dhe mesazhe pa mbarim. Per kete moshe sipas studimit te fundit ne shkolla 8te vjecare, nje nxenes dergon 18,000 deri ne 20,000 mesazhe ne muaj (cmenduri). E vetmja menyre per ta ndaluar, ne oren e mesimit eshte tia marresh dhe jo te thuash fute ne xhep ose ne cante. Eshte nje gje qe nuk ndalohet. Me kete grupmoshe eshte me e veshtire, por deri sa te mesohen me rregullat e klases eshte me e lehte pastaj.

Duhen rregulla, dhe pike :D
 
20000 ms??? Vertete cmenduri. Kushedi te ka cmend ai koshi me celular duke ren sinjale qe erdhen mesazhe. hahahah Koshi tu kercy sa andej ketej LOL
 
Mua me duket shume pa vlere kjo lloj reforme,une cel me dridhje e mbaj,rri ne fund te klases dhe sme bezdis njeri,lol,ata qe i vene ndonje zile dalluese duan vete sherr me mesuesit.Sillni mesuese tamam juve ne shkolla dhe e shihni qe se ka me njeri mendjen te celulari.Kur them tamam e kam fjalen qe dine te komunikojne,jo qe duan te vendosin ligjin me zor ne klase.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top