Kur njeriu arrin në pikën ku mendon për veprime ekstreme si vetvrasja, nuk është sepse nuk do të jetoj, por sepse nuk sheh më asnjë mënyrë tjetër për të larguar dhimbjen. Në ato momente, dhimbja e brendshme errëson çdo dritë shprese dhe i bën zgjidhjet e përhershme të duken si e vetmja dalje.
Por në të vërtetë, këto nuk janë zgjidhje. Janë dorëzim. Janë një humbje për jetën, për veten, dhe për ata që të duan, edhe kur ti nuk ndihesh i dashur. Edhe kur duket sikur askush nuk të kupton apo te sheh, gjithmonë ka nje mundësi për të ndryshuar rrjedhën, për të kërkuar ndihmë, për tu ngritur ngadalë. Sepse dhembja, edhe më e thella, nuk është e përjetshme. Por jeta, nëse jepet fund, nuk ka më mundësi për shërim, për kthim.
Nuk gjykoj askënd që ndjehet në atë gjendje. Përkundrazi, kam vetëm dhembshuri. Por besoj me gjithë shpirt se çelësi është të mos mbetesh vetëm. Të flasësh. Të kërkosh dritë, edhe kur duket se nuk ka asnjë rreze. Sepse shpesh është pranë, vetëm se syri i shpirtit është shumë i lodhur për ta parë. Dhe ka gjithmonë një arsye për të qëndruar, edhe nëse ende nuk e ke gjetur.