"Jeta juaj është në rrezik, largohuni nga banesat", Gjiknuri flet nga Vjosa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Përmbytjet, Xhafaj: Policia është në gatishmëri të plotë

http://gazMinistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte sot prezent në zonën e përmbytur nga reshjet në zonën e Kasharit, në autostradën Tiranë –Durrës, për të monitoruar nga afër situatën. Gjatë fjalës së tij në media, Xhafaj tha se e gjithë policia është në gatishmëri të plotë, duke shtuar se mbrëmjen e djeshme janë vënë në dispozicion karotrecët.

“E gjithë policia është në situatë të jashtëzakonshme. Që nga mbrëmja e djeshme e gjithë policia është në gatishmëri.

Kemi vënë në dispozicion karotrecët dhe në momentin e zhvendosjes të jenë prezentë dhe drejtuesit e mjeteve, por dhe t’i ruajmë të mos dëmtohen më shumë” tha Xhafaj. Ndërkohë, banorë dhe pronarë të bizneseve që janë prekur nga përmbytja, kanë kërkuar ndihmë tek ministri në fjalë. Ata u shprehën se kjo situatë po përsëritet çdo vit dhe askush nuk i ndihmon. Një djalë thotë se ka nxjerrë nënën me krahë nga banesa. “Desh jam mbytur mbrëmë. Nëse nuk hapet përroi ne këtë situatë do të kemi””, thotë ai.s



[B]Pastronte shtëpinë nga përmbytjet, pickohet nga gjarpri[/B]

[IMG]http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2017/12/661711__ryeWcx0AeG.jpeg

Një qytetar është pickuar nga gjarpri në tentativë për të pastruar banesën e tij, prekur nga përmbytjet. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Murqinë të Fushë-Krujës. Kryefamiljari i bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Muriqan është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.

661711__SJ-qxR0eG.jpeg


“Jemi të zhytur në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihmë nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”. Situata në fshatrat Derven dhe Mallkuç në Fushë Krujë raportohet shumë e rënduar.

661711__HJM5lA0gz.jpeg


Disa banorë kanë hipur mbi çatitë e shtëpive, pasi brenda uji ka përmbytur gjithçka. Për evakuimin e tyre po ndërhyjnë Forcat e Armatosura me helikopterë, për shkak se rrugët tokësore janë të pamundura. Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Derven, me qindra familje janë izoluar, ku në zona të caktuara niveli i ujit ka arritur mbi një metër e gjysmë.


661711__H1mce0AxG.jpeg



g.shqip
 
"Jeta juaj është në rrezik, largohuni nga banesat", Gjiknuri flet nga Vjosa

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri i ka ka bërë thirrje banorevë në fshatrat afër lumit të Vjojës në Vlorë që të bashkëpunojnë me autoritet për evaukim pasi jeta e tyre është në rrezik.

Gjiknuri tha në një prononcim për ‘News24’ se problematike ngelet dalja nga shtrati i Vjosë.

“Lumi i Vjosës pritet të dalë nga shtrati.

E rëndësishme është që qytetarët të bashkëpunojnë me autoritet për evaukim pasi jeta e tyre është në rrezik.

Ne tani do bëjmë mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Vlorës.”, tha Gjinkuri.


Lexo më shumë në: 'Jeta juaj eshte ne rrezik, largohuni nga banesat', Gjiknuri flet nga Vjosa - GazetaExpress
 
Përmbytjet, mbi 300 të evakuuar. Del dhe Vjosa nga shtrati

vjo.jpg


E zhytur në ujë Shqipëria kaloi një natë të vështirë, por duket se më e keqja nuk ka mbaruar. Të paktën 315 persona janë evakuuar gjatë natës sipas Ministrisë së Mbrojtjes në një qendër tregtare në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.

Vjosa ka dalë nga shtrati, Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj.
Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në 23 fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.

Në Korçë, probleme ka në aksin Lozhan-Moglice reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së gurëve. Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshticë ka patur rrëshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks.

Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës. Në lagjen Allmete uji i përroit del nga shtrati,pritet te ndërhyrja,probleme ne nga prania e uji ne lagjen minatori ne Bulqizë. Edhe shume fshatra te Bulqizë janë pa energji elektrike.

Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq-Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës është e kalueshme, ndërsa nga Durrësi drejt Tiranës është ende e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri në një njoftim të dytë.

Ministria e Brendshme ju bën thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet
kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë. Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.
 
Moti i keq, disa rregulla dhe porosi në rast emergjence

Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që funksion pranë Kryeministrit të Shqipërisë, ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë që pritet të rëndohet.

Megjithatë në situata të tilla bashkëpunimi i qytetarëve është kusht i domosdoshëm.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

• Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..

• Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.

• Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.

Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

• Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.

• Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.

• Nëse niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.

• Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.

• Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.

• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.

• Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;

• Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,

• Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;

• Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;

• Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.

• Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni.

1 dhjetor 2017
 
Cbehet keshtu!!!!

Permbytet pothujse e gjithe shqiperia me me te parin rrebesh shiu qe bie.
 
Back
Top