Titulli: "Jeta ime ne vargje"
LUANثT Nث BEOGRAD
Njëmbëdhjetë trima zbritën në fushë
Në përballjen për histori
Me dinjitet dhe kokëlartë
Për Shqipëri!
Si luanët krah për krah
Mbrojtën nderin, me krenari,
Derdhën djersën, derdhën gjakun
Për Shqipëri!
Ishin vetëm në atë fushë
S’kishte flamur shqiptarë në asnje tribinë,
Por nga qielli erdhi shqiponja
Për Shqipërinë!
Deshën sërbët ta përdhosin
Atë flamur kuq e zi,
Taulanti, Andi, Loriku me shokë i dolën zot
Për Shqipëri!
Derdhën djersën, derdhë gjakun
Me guxim e trimëri,
Luanët tanë n’mes Beogradit
Për Shqiptari!
15.10.2014 /9:03