Jeta e Profeti Ibrahim (a.s., dmth paqja qofte mbi te).Kurbani

redi-

Anëtar i Respektuar
Ne prag te festes e Kurban Bajramit ju tregoj kete Histori

Jeta e Profeti Ibrahim (a.s., dmth paqja qofte mbi te).Kurbani

Nje nate prej netesh profeti Ibrahim a.s. pa ne enderr sikur ishte duke e bere kurban te birin, Ismailin. Ne fillim nuk I dha rendesi asaj,por kur enderren filloj ta shikonte disa nete me rradh,kuptoj se kjo qe eshte nje shpallje hyjnore qe I komunikohej nepermjet enderres.
Allahu deshironte qe ai te bente kurban te birin.
Profeti Ibrahim djalin e tij konsideronte dhurate nga Allahu. Tashme prej tij kerkohej q eta bente kurban djalin e tij te dashur I cili qe rritur dhe kishte hyre ne moshen e pjekurise. Nuk kishte asnje dyshim se kjo qe nje sprove shume e rende per profetin Ibrahim, qe kishte mberritur graden shpirterore te mikut te Allahut xh.sh.
Te nesermen ne mengjes Ibrahimi mori me vete Ismailin dhe ate e bire u nisen rruges nga Meka per ne Mina. Kur mberriten ne Mine Ibrahimi a.s. nisi ti rrefente Ismailit pak nga pak enderren qe kishte pare.
Pasi I beri te ditur se qe te dy ishin vene ne nje sprove shume te madhe nga ana e Allahut, Ibrahimi I tha Ismailit:
Biri im kam pare enderr sikur isha duke te bre kurban. Cmendon ti rreth kesaj?
As shenja me evogel e frikes dhe e shqetesimit nuk kishte shfaqur ne zemren e Ismailit qe kishte degjuar ne qetesi ato qe I kishte rrefyer Ibrahimi. A nuk eshte Allahu Ai q eta merr jeten,ashtu sikur se ta dhuron ate?
Zoteruesi I jeteve te njerezve. Allahu kerkonte prej tij te merrte jeten qe Ai ia kishte dhuruar atij.I zhytur ne keto mendime Ismaili I tha shkoqur te atit se ai do ti bindej urdherit te Allahut duke iu mbeshtetur caktimit hyjnor dhe duke iu bindur atij, pastaj shtoi keto fjale:
Babai im I dashur! Vepro ate qe te eshte urdheruar!Ne dashte Allahu , do te shohesh se une do te duroj.

Kjo pergjigjie e Ismailit se e gezoi aq edhe e preku thelle ne zemer profetin Ibrahim. Syt ju perloten. Teksa shihte me dashuri birin e tij qe zoteronte nje besim aq te madh ne caktimin e Allahut.
Ibrahimi e shtriu te birin ne toke dhe u pergadit qe te conte ne vend urdherin e Allahut. Ndersa shprehte “Bismilahir Rahamanir Rahim” per ti meshuar thikes dhe perseriste fjalet: “Zoti im, ja tek jam duke zbatuar urdherin tend”, degjoi nje ze qe vinte nga Allahu dhe I thoshte:
“O Ibrahim! Ti e tregove besimin tend duke cuar ne vend ate qe tu urdheruar per tab ere nepermjet enderres. Kjo qe nje sprove e paster. Ne po dhurojme nje kafshe per tab ere kurban ne vend te djalit tend.” (Shiko ne Kur’an tek surja Saffa 102-107).
Nderkohe engjelli Xhebrail me urdher te Allahut e kishte sjelle Ibrahimin nje dash nga Xhenneti. Teksa nga syt I rridhnin lot gezimi, Ibrahimi e ngriti te birin nga toka e mori ne krah dhe e perqafon fort.

Per kete ai e falenderoi Allahun qe e kishte dhuruar serish te birin dhe pastaj beri kurban dashin. Ne kete ngjarje Allahu xh.sh ua tregoi edhe njehere engjejve dhe njerezimit mbare varesine e Ibrahimit dhe anetaret e familjes se tij ndaj vendimit hyjnore dhe durimin e tyre. Kjo qe nje sprove miqesie dhe aftesie.
Profeti Ibrahim dhe Ismaili iu binden pa shprehur asnje ngurim urdherit te Allahut dhe dolen te fituar nga kjo sprove e rende.

By: Redi
 
Shkatërruesi i idhujve: Historia e Profetit Ibrahim a.s.

Kur erdhi pranvera, uji vërshoi në lumin Tigër dhe Eufrat. Njerëzit u gëzuan dhe organizuan festime në qytetin e Urit dhe në qytete të tjera të Babilonisë.

Kur erdhi pranvera, niveli i ujit u rrit në lumenj dhe fshatarët ishin të lumtur, pasi të vjelat e tyre do të shtoheshin.

Populli i qytetit të Urit shkuan në vendin e quajtur Zakura, ku ndodhej një tempull piramidal. Ata morën me vete dhurata për t’ia ofruar zotave të tyre, veçanërisht zotit që e njihnin me emrin Murdok.

Populli i Babilonisë organizuan festime edhe jashtë qyteteve të tyre. Ata zgjodhën vende të bukura për të vallëzuar, për të ngrënë e për të pirë. Kur mbaruan fesitme ata u kthyen në qytetin e tyre dhe shkuan në tempull.

Tempulli ishte në majë të Zakurës, në qytetin e Urit. Në të ishin rreshtuar shumë zota të bërë prej guri.

Populli i Babilonisë adhuronte diellin, hënën, yjet, afërditën dhe mbretin e atij vendi.

Në të atë kohë, pra, para më shumë se katër mijë vjetësh, mbret i atij vendi ishte Nemrud bin Kan’ani. Ai burgosi dhe vrau popullin e tij. Ai mori çfarë deshi nga të vjelat dhe prodhimi i tyre. Megjithatë, disa njerëz e adhuronin Nemrudin, pasi kishin frikë nga pushteti i tij.

Në pranverë njerëzit shkuan në tempull me dhurata të ndryshme, si bagëti e drithëra. Ata ia ofruan këto dhurata zotave të tyre që ata të ishin të kënaqur me ta dhe t’i bekonin.

Disa njerëz ishin astrologë dhe fallxhorë, kështu që edhe vetë mbreti i pyeste për këshilla dhe njerëzit e thjeshtë u ofronin atyre dhurata, pasi ata ua kishin frikën këtyre fallxhorëve dhe astrologëve.




LINDJA E IBRAHIMIT

Një ditë astrologët e tempullit shkuan tek Nemrudi dhe i thanë: “Yjet na kanë thënë se do të lindë një djalë, i cili do t’i japë fund mbretërisë tënde”.

Nemrudi pyeti i shqetësuar: “Kur do të lindë?”

Fallxhorët iu përgjigjën: “Ai do të lindë këtë vit”.

Në atë vit Nemrudi urdhëroi që të vriteshin të gjithë foshnjet meshkuj që do të lindnin. Profeti ynë Ibrahim, i dashuri i Allahut, lindi atë vit.

Nëna e tij kishte frikë për sigurinë e foshnjes, prandaj e mori atë dhe shkoi në një shpellë. Ajo e la atë në shpellë dhe iku në shtëpi.

Askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi. Atë vit Nemrudi vrau shumë foshnje meshkuj. Nënat qanin për foshnjet e tyre. Disa foshnje ishin vetëm disa mujashe, të tjerë vetëm disa ditëshe, e disa të tjerë vetëm disa orëshe.

Nemrudi kishte frikë nga foshnja e parashikuar. Vitet kaluan dhe Nemrudi u qetësua, pasi ai i kishte vrarë të gjithë foshnjet meshkuj.

Profeti ynë Ibrahim lindi në qytetin Kautherija afër Urit dhe Babilonisë. Ai u rrit në shpellë.

Allahu, Zoti ynë, u kujdes për të. Ai i mësoi atij si të thithte gishtërinjtë e tij në mënyrë që të mbijetonte.

Nemrudi donte ta vriste Ibrahimin, por Allahu dëshironte që ai të jetonte.
Allahu dëshironte që Ibrahimi ta udhëzonte popullin pagan në adhurimin e Zotit.

Ibrahimi u rrit në shpellë. Një ditë nëna e tij shkoi në shpellë. Ajo e përqafoi, e puthi dhe e mori të birin në shtëpi. Ushtarët e Nemrudit menduan se Ibrahimi ishte dy ose tre vjeç. Ata nuk e kuptuan se ai ishte disa javësh, kështu që nuk e morën.
 
IDHUJT

Në atë kohë njerëzit adhuronin idhujt. Ata adhuronin Murdokun, të cilin e quanin zotin e zotave; Ajin, zotin e drejtësisë dhe të ligjeve; Siin, zotin e qiellit, Ishtarin e të tjerë. Shumë njerëz adhuronin afërditën, hënën e diellin. Asokohe askush nuk adhuronte Allahun e Madhëruar. Profeti ynë Ibrahim u lind dhe u rrit në atë kohë.




EZERI

Ezeri ishte një astrolog. Ai bënte idhuj që përfaqësonin zotëra të ndryshëm. Edhe vetë Nemrudi këshillohej me të.

Profeti ynë Ibrahim, jetoi në shtëpinë e Ezerit, pasi Ezeri ishte gjyshi i tij nga nëna. Për këtë arsye Ibrahim e quajti Ezerin “babai im”.

Kur Ibrahimi u bë djalosh i ri, Allahu i Madhëruar i fali atij shumë zgjuarsi. Duke qenë se kishte zemër të pastër dhe të kulluar, ai nuk u besonte idhujve dhe as u përulej atyre. Ai habitej nga njerëzit që adhuronin ata idhuj, të cilët i bënin me duart e tyre. Ai e dinte se Allahu ishte më imadh se ata idhuj.

Kur u errësua, Ibrahimi shkoi në qytet për të kërkuar të vërtetën. Vetëm në tempull kishte dritë. Njerëzit adhuronin afërditën, e cila dukej humburazi në qiell. Ata mendonin se afërdita ishte zoti i tyre që u siguronte atyre jetesën dhe u sillte mbarësi.

Ibrahimi qëndroi në këmbë duke vështruar qiellin. Ai po kërkonte të vërtetën. Ai po kërkonte Krijuesin e vërtetë të botës. Në këtë kohë shkëlqeu hëna. Ajo u shfaq në qiell duke lëshuar një dritë të argjendtë.

Profeti ynë Ibrahim ishte një djalosh i zgjuar. Ai dëshironte që njerëzit t’i korrigjonin gabimet e tyre. Ai dëshironte t’u thoshte atyre se Allahu ishte më i madh se idhujt e tyre. Kështu ai u tha atyre: “Hëna është Zoti im”.

Njerëzit që adhuronin afërditën e pyetën: “Pse ke zgjedhur hënën si zot?” Ibrahimi u përgjigj: “Afërdita perëndoi, kështu që ajo nuk është Zot i vërtetë. Zoti i vërtetë nuk duhet të perëndojë”. Koha kaloi dhe hëna kaloi nëpër qiell derisa u zhduk. Më pas dielli shkëlqeu, kështu që Ibrahimi tha: “Ai është Zoti im. Ai është më i madh”.

Disa njerëz besuan në fjalët e Ibrahimit dhe i thanë njëri tjetrit: “Mbase ai ka të drejtë, pasi dielli na jep dritë e ngrohtësi”.

Kur dielli perëndoi dhe u bë errësirë, Ibrahimi vështroi nga qielli dhe tha: “Unë nuk mund ta adhuroj diellin, sepse ai perëndon dhe Zoti i vërtetë nuk duhet të perëndojë! Tani do të adhuroj Allahun, i Cili krijoi afërditën, hënën, diellin, tokën dhe ne njerëzit.”
 
DJALOSHI BESIMTAR

Ibrahimi tha: “Unë nuk i kam frikë idhujt dhe s’i druhem Nemrudit.” Këto fjalë të tija u përhapën nëpër qytet dhe të gjithë e morën vesh se ai tallej me zotat e tyre.

Kur Ibrahimi ishte gjashtëmbëdhjet vjeç, tërë njerëzit e Babilonisë e dinin që ai s’i adhuronte zotat e tyre dhe tallej me ta.

Një ditë Ezeri, gjyshi i Ibrahimit, pa që Ibrahimi po bënte një idhull më të bukur se ata që bënte ai. Në fillim ai u gëzua, pasi mendoi se Ibrahimi do të kujdesej për idhujt e tempullit, po në fund ai u mërzit kur pa që Ibrahimi e theu idhullin dhe e bëri copa copa.

Ezeri u mërzit me Ibrahimin dhe i tha: “Ibrahim, pse e theve zotin? A nuk ke frikë nga zemërimi i zotave?”

Ibrahimi iu përgjigj në mënyrë të sjellshme: “Baba, pse të adhuroj atë që nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk të shërben aspak. Baba, mos e adhuro shejtanin, se ai është i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit”.

Ezeri iu përgjigj me ashpërsi: “A nuk i pëlqen zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk resht së bëri këtë, unë do të të fyej dhe do të të detyroj të largohesh nga unë për njëfarë kohe”.

Ibrahimi ishte djalë i sjellshëm. Ai e donte gjyshin e tij dhe për këtë e quante “baba”. Ibrahimi e përshëndeti Ezerin përpara se të largohej nga shtëpia, duke i thënë: “Paqja qoftë me ty, unë do t’i lutem Zotit që të të falë. Me të vërtetë Ai është i dashur me mua”.

Ibrahimi iu lut Zotit të tij që ta udhëzojë Ezerin në rrugën e besimit.

Ai u nda nga njerëzit që të adhuronte Allahun Një e të Vetëm. Njerëzit shkonin gjithnjë te tempulli i tyre. Ata i përuleshin idhujve e u jepnin dhurata, por Ibrahimi nuk iu përul idhujve dhe as që u ofroi dhurata.



PRANVERA

Të gjithë njerëzit adhuronin idhujt, yjet, diellin e hënën. Po ashtu, ata adhuronin edhe mbretin Nemrud. Kështu, Profeti ynë Ibrahim mendoi një mënyrë për t’i udhëzuar njerëzit në rrugën e Zotit të vetëm.

Erdhi pranvera, lulet çelën dhe lumenjtë gurgullonin plot ujë.

Atëherë njerëzit dolën jashë qytetit, që të zhvillonin festimet e tyre të përvitshme. Ata hëngrën, vallëzuan e lodruan. Më pas u kthyen në qytet që t’u jepnin dhurata fallxhorëve. Kur njerëzit u bënë gati për të dalë nga qyteti, Ibrahimi nuk doli me ta. Disa e pyetën: “Ibrahim, pse nuk po vjen me ne?”

“Jam sëmurë, - tha Ibrahimi”.

Profeti ynë Ibrahim ishte i hidhëruar, pasi populli i tij nuk e njihte rrugën e drejtë.

Ibrahimi ishte ndryshe nga populli i tij. Rrobat e tij ishin të pastra dhe ai i priste thonjtë dhe ishte i pastër.

Të gjithë njerëzit, përfshi dhe Nemrudin me fallxhorët, kishin shkuar jashtë qytetit për të festuar ardhjen e pranverës.

Ibrahimi qëndroi në qytet. Ai mori një sopatë dhe shkoi në tempullin e madh. Në tempull gjendeshin shumë zota prej argjile, ku disa prej tyre ishin të mëdhenj e disa të vegjël. Në tempull gjendej një statujë shumë e madhe të cilën njerëzit e quanin Murdok dhe e konsideronin si zoti i zotave.

Kur Ibrahimi hyri në tempull, pa se tempulli ishte tërësisht bosh. Në të nuk kishte agjë tjetër, veç idhujve dhe një erë të keqe gjaku dhe mishi.

Ibrahimi vështroi idhujt dhe më pas pyeti veten: “Përse populli im adhuron idhuj, të cilët nuk i sjellin asnjë dobi?”

Idhujt ishin të palëvizshëm dhe qëndronin në vendin e tyre. Ata as nuk lëviznin, as flisnin dhe nuk bënin asgjë.

Profeti ynë Ibrahim i pyeti idhujt me zemërim: “Pse nuk hani?”

Nuk pati pëgjigje, veç fjalëve të tij, që jehuan në tempullin bosh.

Ibrahimi dëshironte t’i shkatërronte idhujt për t’u treguar njerëzve se ata nuk ishin gjë tjetër, veçse statuja prej guri.

Ai mori sopatën dhe filloi t’i shkatërronte fytyrat e atyre idhujve dhe i bëri ata copa copa.

Kur arriti tek idhulli më i madh, nuk e shkatërroi. Ai vetëm ia vari sopatën e tij në shpatull dhe u largua nga tempulli.

Ai vështroi nga qielli dhe pa pëllumba të bardhë që po fluturonin në paqe.

Kur mbaruan festimet e pranverës, populli i Babilonisë u kthye në qytet.

Nata e errët kishte mbuluar qytetin dhe ishte koha kur njerëzit u ofronin perëndive dhuratat e tyre.

Njerëzit u drejtuan tek Tempulli i Madh. Kjo ceremoni ishte e gjatë dhe ata mbanin në duar dhurata e pishtarë. Këtë ceremoni e drejtonin fallxhorët.

Njerëzit dhe fallxhorët u shtangën kur panë se zotat e tyre ishin shkatërruar.

Zotat ishin thyer e ishin bërë copë e grimë. Të gjithë zotat ishin shkatërruar, përveç njërit.

Më i madhi i zotave qëndronte pa lëvizur në vendin e tij, ashtu siç kishte ndenjur për shumë vite. Por tani ai po mbante një sopatë mbi shpatull.

Askush nuk shkoi drejt idhullit më të madh që ta pyeste se çfarë ndodhi.

Idhulli më i madh qëndroi në heshtje si zakonisht, pasi ishte thjesht prej guri.

Jashtë filloi zhurma dhe fallxhorët pyesnin njëri tjetrin: “Kush i shkatërroi zotat tanë të shenjtë?”

Njëri prej tyre tha: “Unë gjithmonë kam dëgjuar se një djalosh i quajtur Ibrahim tallej me zotat tanë. Ai thotë se këta zota janë të padobishëm. Unë mendoj se ai i ka thyer”. Fallxhorët ishin tepër të zemëruar me Ibrahimin.
 
IDHUJT

Në atë kohë njerëzit adhuronin idhujt. Ata adhuronin Murdokun, të cilin e quanin zotin e zotave; Ajin, zotin e drejtësisë dhe të ligjeve; Siin, zotin e qiellit, Ishtarin e të tjerë. Shumë njerëz adhuronin afërditën, hënën e diellin. Asokohe askush nuk adhuronte Allahun e Madhëruar. Profeti ynë Ibrahim u lind dhe u rrit në atë kohë.




EZERI

Ezeri ishte një astrolog. Ai bënte idhuj që përfaqësonin zotëra të ndryshëm. Edhe vetë Nemrudi këshillohej me të.

Profeti ynë Ibrahim, jetoi në shtëpinë e Ezerit, pasi Ezeri ishte gjyshi i tij nga nëna. Për këtë arsye Ibrahim e quajti Ezerin “babai im”.

Kur Ibrahimi u bë djalosh i ri, Allahu i Madhëruar i fali atij shumë zgjuarsi. Duke qenë se kishte zemër të pastër dhe të kulluar, ai nuk u besonte idhujve dhe as u përulej atyre. Ai habitej nga njerëzit që adhuronin ata idhuj, të cilët i bënin me duart e tyre. Ai e dinte se Allahu ishte më imadh se ata idhuj.

Kur u errësua, Ibrahimi shkoi në qytet për të kërkuar të vërtetën. Vetëm në tempull kishte dritë. Njerëzit adhuronin afërditën, e cila dukej humburazi në qiell. Ata mendonin se afërdita ishte zoti i tyre që u siguronte atyre jetesën dhe u sillte mbarësi.

Ibrahimi qëndroi në këmbë duke vështruar qiellin. Ai po kërkonte të vërtetën. Ai po kërkonte Krijuesin e vërtetë të botës. Në këtë kohë shkëlqeu hëna. Ajo u shfaq në qiell duke lëshuar një dritë të argjendtë.

Profeti ynë Ibrahim ishte një djalosh i zgjuar. Ai dëshironte që njerëzit t’i korrigjonin gabimet e tyre. Ai dëshironte t’u thoshte atyre se Allahu ishte më i madh se idhujt e tyre. Kështu ai u tha atyre: “Hëna është Zoti im”.

Njerëzit që adhuronin afërditën e pyetën: “Pse ke zgjedhur hënën si zot?” Ibrahimi u përgjigj: “Afërdita perëndoi, kështu që ajo nuk është Zot i vërtetë. Zoti i vërtetë nuk duhet të perëndojë”. Koha kaloi dhe hëna kaloi nëpër qiell derisa u zhduk. Më pas dielli shkëlqeu, kështu që Ibrahimi tha: “Ai është Zoti im. Ai është më i madh”.

Disa njerëz besuan në fjalët e Ibrahimit dhe i thanë njëri tjetrit: “Mbase ai ka të drejtë, pasi dielli na jep dritë e ngrohtësi”.

Kur dielli perëndoi dhe u bë errësirë, Ibrahimi vështroi nga qielli dhe tha: “Unë nuk mund ta adhuroj diellin, sepse ai perëndon dhe Zoti i vërtetë nuk duhet të perëndojë! Tani do të adhuroj Allahun, i Cili krijoi afërditën, hënën, diellin, tokën dhe ne njerëzit.”

 
GJYQI

Nemrudi erdhi në tempull pasi kishte ndodhur diçka e rrezikshme. Ai kishte frikë për fronin e tij, kështu që urdhëroi të arrestohej Ibrahimi. Ai dha urdhër që atij t’i bëhej gjyqi në tempull.

Gjyqtari u ul pranë Nemrudit në tempullin plot njerëz.

Ushtarët e sollën djaloshin Ibrahim. Ata ndaluan para Nemrudit e gjyqtarit. Gjyqi filloi me pyetjet e gjyqtarit.

“Ne e dimë se ti tallesh me perënditë tona. Po ashtu, ne e dimë se ti nuk e feston ardhjen e pranverës, ashtu siç bën populli i Babilonisë. Tani na trego, kush i ka thyer zotat tanë? A i ke thyer ti, o Ibrahim?”

Ibrahimi u përgjigj qetësisht: “Jo, ata i ka thyer më i madhi i tyre. Pyeteni atë, nëse ai mund të përgjigjet”.

Të gjithë njerëzit kthyen sytë nga idhulli më i madh, i cili mbante një sopatë në njërën nga shpatullat e tij. Ata e dinin se ai nuk mund të fliste.

Gjyqtari i tha Ibrahimit: “Ti e di që zotat nuk mund të flasin dhe nuk mund të përgjigjen”.

Ibrahimi pyeti: “Atëherë përse adhuroni ata që keni ndërtuar vetë me duart tuaja?”

“Pse adhuroni idhujt që nuk ju sjellin as dobi, as dëm, as nuk mund të flasin dhe as nuk mund t’i marrin dhuratat tuaja?”

Të gjithë njerëzit ulën kokën. Edhe gjyqtari uli kokën. Ata pyetën njëri tjetrin: “Ibrahimi ka të drejtë. Zotat nuk duhet të jenë prej guri. Përse t’i adhurojmë idhujt që nuk kanë as shpirt as jetë?”

Fallxhorët u inatosën me Ibrahimin. Ata nuk donin që populli të ndiqte rrugën e drejtë, pasi kështu do t’i vinte fundi pushtetit të tyre.

Prandaj bërtitën: “Mos e falni Ibrahimin, ai ka shkatërruar idhujt e shenjtë”.

“Mos e falni atë, se ka thyer zotat që na japin bekim e mbarësi”.

Nemrudi i mbështeti fallxhorët. Ai u kujtoi atyre profecinë e mëparshme: “Do të lindë një njeri, i cili do të shkatërrojë mbretërinë tuaj”.

Ai tha me zemërim: “Ibrahimi ka bërë një krim. Gjyqtar, dënojeni atë!”

Të gjithë njerëzit që ishin të pranishëm e mbështetën Nemrudin.

Pastaj Nemrudi tha: “Ne duhet t’i mbrojmë zotat tanë të shenjtë. Ne duhet ta dënojmë Ibrahimin duke e hedhur atë në zjarr”.

Të gjithë njerëzit, madje dhe gjyshi i Ibrahimit, Ezeri, dolën kundër Ibrahimit.

Shumë pak njerëz u dëshpëruan për Ibrahimin. Në mesin e atyre njerëzve ishte Sara, kushërira e Ibrahimit dhe Luti.

Sara ishte një vajzë e re dhe e zgjuar. Ajo besonte në fjalët e Ibrahimit. Po ashtu, edhe Luti ishte njeri i mençur. Ai besonte Allahun Një dhe të Vetëm, si dhe mesazhin e Ibrahimit.

Profeti ynë Ibrahim u burgos; njerëzit mblodhën shumë dru dhe ndezën një zjarr të madh ku do ta hidhnin atë.

Në atë kohë, Nemrudi dëshironte të debatonte me Ibrahimin rreth Allahut të Vetëm.

Ibrahimin e çuan në pallatin e Nemrudit. Ai ndaloi përpara tij. Ai as nuk u përkul dhe as nuk e vuri kokën në tokë për të.

Ibrahimi nuk i frikësohej askujt tjetër, përveç Zotit. Ai nuk adhuronte askënd tjetër, veç Zotit të Madhëruar.

Nemrudi e pyeti Ibrahimin me mendjemadhësi: “O Ibrahim. Kush është Zoti që ti adhuron?”

Profeti ynë Ibrahim iu përgjigj: “Unë adhuroj Allahun, i Cili jep jetën dhe vdekjen, si dhe i kthen të vdekurit në jetë.”

Përsëri me mendjemadhësi, Nemrudi tha: “Edhe unë i ngjall e i vdes njerëzit”.

Ai përplasi shuplakat e tij dhe i urdhëroi rojet: “Më sillni dy të burgosur - një që është dënuar me burgim dhe një që është dënuar me vdekje”.

Rojet i sollën atij dy të burgosurit e prangosur me zinxhirë.

Nemrudi e urdhëroi xhelatin: “Pritja kokën këtij të burgosuri dhe lirojeni këtë tjetrin që është dënuar me vdekje!”

Nemrudi iu kthye Ibrahimit dhe e pyeti: “A e pe se çfarë bëra? I dhashë vdekjen një të burgosuri që ishte dënuar vetëm me burgim dhe i dhashë jetën atij që ishte dënuar me vdekje”.

Ibrahimi e shmangu debatin me Nemrudin për këtë temë, pasi ajo që kishte bërë Nemrudi ishte e padrejtë. Për këtë arsye Ibrahimi e pyeti Nemrudin: “Unë adhuroj Zotin tim, pasi Ai bën që dielli të lindë në lindje. A mund ta bësh ti diellin të lindë në perëndim?”

Nemrudi u shtang nga pyetja e Ibrahimit, pasi askush më parë nuk ia kishte bërë një pyetje të tillë.

Nemrudi heshti. Ai nuk kishte mundësi të përgjigjej.
 
KATثR ZOGJTث

Edhe një herë Nemrudi debatoi me Ibrahimin për çështjen e jetës dhe të vdekjes. Nemrudi i tha Ibrahimit. Unë mund t’u jap njerëzve jetën dhe vdekjen, por Zoti yt nuk mund ta bëjë këtë. Ti vetëm e pretendon një gjë të tillë.

Rojet e nxorën përsëri Ibrahimin nga burgu dhe e nxorën përpara Nemrudit, i cili e pyeti: “A nuk thua ti se Zoti yt u jep jetën dhe vdekjen njerëzve? Hajde na e trego tani!”

Ibrahimi vështroi nga qielli dhe tha: “Fuqia e Zotit tim është mbi gjithçka”.

Pastaj Ibrahimi ngriti duart lart nga qielli dhe tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!”

Zoti i tha: “A nuk beson?” - “Besoj” - iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërndaj në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”

Profeti ynë Ibrahim qëndroi në majë të një mali dhe thirri: “O ju zogj të copëtuar, ejani tek unë, me lejen e Allahut!”

Pas kësaj ndodhi diçka e mrekullueshme. Trupat e zogjve u formuan sërish dhe ata përplasën krahët e tyre dhe fluturuan lart në qiell. Ata erdhën me shpejtësi e u ulën mbi këmbët e Ibrahimit, ndërsa ai bëri sexhde për Allahun e Madhëruar, Krijuesin e Madh. Megjithatë, Nemrudi nuk e vlerësoi këtë shenjë dhe i urdhëroi rojet ta çonin Ibrahimin në burg.




ZJARRI I MADH

Populli i Babilonisë zotëronte shumë vaj, zift e squfur. Ndaj, ata vendosën të ndiznin zjarrin më të madh që mund të ishte ndezur ndonjëherë në vendin e tyre, për ta dënuar Ibrahimin, i cili kishte shkatërruar zotat e tyre.

Ata mblodhën dru jashtë qytetit për më shumë se një muaj dhe derdhën mbi turrën e druve shumë zift e vaj.

Erdhi dita e dënimit të Ibrahimit, kështu që populli i Babilonisë doli për të parë dënimin.

Ushatrët e Nemrudit e sollën profetin tonë Ibrahim dhe më pas fallxhorët erdhën dhe ndezën zjarrin. Drurët u dogjën shumë shpejt, pasi ishin lyer me zift dhe me vaj.

Flakët e zjarrit ishin dhjetëra metra të larta.

Populli i Babilonisë u largua, në mënyrë që të mbrohej nga zjarri, ndërsa Profeti Ibrahim vështronte qetësisht zjarrin, pasi ai besonte tek Zoti dhe nuk kishte frikë nga askush dhe nga asgjë, përveç Allahut të Madhëruar.

Ibrahimi i kishte duart e lidhura. Fallxhorët menduan se ai do të frikësohej nga zjarri e do të kërkonte të falur që shkatërroi zotat. Megjithatë, Ibrahimi po priste qetësisht fatin e tij. Më pas doli një problem, pasi askush nuk ishte i aftë që t’i afrohej atij zjarri të madh dhe të frikshëm.

Fallxhorët pyetën njëri tjetrin: “Si mund ta hedhim Ibrahimin në zjarr?” Ata u mblodhën dhe i gjetën një zgjidhje këtij problemi. Njëri prej tyre sugjeroi një ide djallëzore: “Ne duhet ta vendosim Ibrahimin në një katapultë”.

Fallxhorët vizatuan katapultën në tokë. Vizatimi i tyre ishte djallëzor, pasi katapulta do të ishte e aftë që ta hidhte Ibrahimin në zjarr nga larg.

Punëtorët filluan të ndërtonin katapultën. Kur katakulta ishte gati, ushtarët e sollën Ibrahimin dhe e vendosën në të, por ai sërish vazhdonte të ishte i qetë.

Njerëzit vështronin djaloshin Ibrahim. Ata ishin shtangur nga durimi dhe qëndrueshmëria e tij.

Në këtë çast kritik, një engjëll erdhi te Ibrahimi dhe e pyeti: “A ke nevojë për ndonjë gjë?”

Ibrahimi nuk mendonte për dikë tjetër veç Allahut. Ai i kërkoi ndihmë vetëm Allahut.

Ai i kërkoi Allahut të Madhëruar që t’i plotësonte nevojën e tij dhe i tha engjëllit: “Unë nuk kam nevojë për askënd, veçse për Allahun. Unë nuk do t’i kërkoj askujt që të m’i plotësojë nevojat, përveç Allahut.

Ibrahimi ishte besnik ndaj Allahut dhe i besonte fort Atij. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar e vuri në provë besimin dhe besnikërinë e Ibrahimit.

Ushtarët tërhoqën litarët e katapultës. Befas, Ibrahimi po fluturonte në ajër drejt zjarrit të madh.

Allahu i Madhëruar, i Cili e kishte krijuar zjarrin dhe i kishte dhënë atij aftësinë për të djegur, e kishte fuqinë që ta ndalonte atë e ta bënte që të mos digjte.

Allahu i Madhëruar e urdhëroi zjarrin: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”

Flakët vazhdonin të digjeshin, por, mrekullisht, ato nuk e dogjën Ibrahimin.

Zjarri nuk e dëmtoi Ibrahimin. Ai dogji vetëm litarët, me të cilët ushtarët e kishin lidhur.

Vendi ku ra Ibrahimi u kthye në një kopsht të bukur me lule, por që ishte i rrethuar nga zjarri.

Flakët e zjarrit vazhduan të digjeshin në hapësirë, por ato ishin të ftohta dhe shpëtim për Ibrahimin.

Allahu i Madhëruar e vuri në provë Ibrahimin. Ai e njihte besnikërinë e Ibrahimit. Allahu e nderoi Ibrahimin, e shpëtoi atë nga zjarri dhe e mbrojti kundër armiqve të tij.

Nemrudi priti derisa zjarri u shua. Ai dëshironte të mësonte ç’u bë me Ibrahimin e më pas të festonte fitoren kundër tij.

Flakët vazhduan të digjeshin për ditë e netë me radhë. Më pas, ato erdhën duke u shuar gradualisht.

Nemrudi shkoi tek vendi ku ishte ndezur zjarri për të parë se çfarë kishte ndodhur me Ibrahimin. Ai dëshironte të dinte nëse Ibrahimi ishte kthyer në shkrumb e hi apo jo.

Nemrudi dhe populli i Babilonisë u habitën së tepërmi kur panë se Ibrahimi ishte gjallë. Ata e kuptuan se Zoti i Ibrahimit ishte i Fuqishëm e i Madh, kështu që e lanë atë të qetë.
 
EMIGRIMI

Pas disa vitesh, Profeti ynë Ibrahim u martua me kushërirën e tij, Sarën.

Sara ishte një vajzë e re dhe e pasur. Ajo zotëronte bagëti dhe toka, të cilat ia dha burrit të saj, Ibrahimit.

Ibrahimi punonte në fermën e tij dhe kulloste bagëtitë. Allahu e bekoi atë dhe toka e tij lulëzoi dhe bagëtitë e tij u shtuan.

Ibrahimi ishte bujar dhe zemërgjerë. Ai i priste mirë miqtë dhe i donte të varfërit. Në këtë mënyrë, ai jetonte në mes të popullit të tij. Ai i ftonte njerëzit të adhuronin Allahun dhe t’i largoheshin adhurimit të idhujve.

Fallxhorët e urrenin profetin tonë Ibrahim. Nemrudi frikësohej për mbretërinë e tij. Prandaj, ai vendosi ta dëbonte profetin Ibrahim nga Babilonia duke ia konfiskuar pronat dhe duke i thënë se ato i përkisnin Babilonisë.

Profeti Ibrahim i tha Nemrudit: “Nëse ti dëshiron të marrësh pronat e mia, atëherë më kthe mua vitet e jetës, që kam kaluar në këtë vend”.

Kjo kërkesë iu paraqit gjykatësit të Babilonisë. Ai vendosi që Ibrahimi duhet t’ia jepte të gjitha pronat e veta mbretit të Babilonisë. Në shkëmbim, mbreti duhet t’i kthente Ibrahimit vitet e jetës, që ai kishte kaluar në tokën e tyre.

Nemrudi e lejoi Ibrahimin ta merrte pasurinë e tij me vete dhe të emigronte. Kur po largohej nga Babilonia, Profeti Ibrahim tha: “Jam nisur për tek Zoti im, i Cili do të më udhëzojë”.

Ibrahimi shkoi në një vend tjetër. Atje ai i thirri njerëzit për të adhuruar Allahun dhe i ndaloi nga adhurimi i idhujve.





HAXHERJA

Profeti ynë Ibrahim, gruaja e tij Sara dhe Luti mbërritën në mbretërinë e egjiptianëve.

Për të hyrë në qytet, Profeti ynë Ibrahim, duhet t’i paguante mbretit të atij vendi dhjetë për qind të pasurisë së tij. Pasi pagoi të dhjetën, ata e lejuan që të hynte në Egjipt. Nëpunësi që mblidhte taksat e pa bukurinë e Sarës dhe dëshironte që ta çonte atë tek mbreti.

Profeti Ibrahim u nevrikos me atë njeri e i tha: “Unë të jap të gjithë pasurinë që kam me vete, por ti nuk do ta marrësh Sarën. Unë do të luftoj kundër teje për të mbrojtur gruan time”.

Nëpunësi shkoi tek mbreti i Egjiptit dhe i tregoi se ç’kishte ndodhur. Mbreti i Egjiptit e thirri Sarën dhe Ibrahimin.

Kur mbreti i Egjiptit pa Sarën, ai dëshironte që ta prekte.

Profeti Ibrahim ishte i vetëm dhe ishte shumë i zemëruar. Ai ktheu kokën mënjanë, që të mos shikonte teksa dikush po i prekte gruan.

Profeti Ibrahim iu lut Allahut që ta mbronte Sarën nga mbreti i lig. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij. Ai e mbështeti profetin e Tij dhe ia paralizoi dorën mbretit.

Mbreti nuk arriti dot ta prekte Sarën. Ai e dinte se Zoti i Ibrahimit e kishte ndaluar atë e prandaj ai nuk arriti ta prekte Sarën. Ai e pyeti Ibrahimin: “A mos Zoti yt më ndaloi mua për ta bërë këtë?”

Ibrahimi u përgjigj: “Po, me të vërtetë Zoti im është i mëshirshëm”.

Mbreti i Egjiptit i tha: “Zoti yt është i mëshirshëm dhe ti je i mëshirshëm, kështu që lute Zotin tënd që të ma shërojë dorën dhe unë kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë”.

Profeti Ibrahim iu lut Allahut që t’ia shëronte dorën mbretit dhe Allahu i Madhëruar ia shëroi dorën atij.

Që nga ai momnet, mbreti i Egjiptit e shihte me respekt Ibrahimin dhe gruan e tij, Sarën. Ai i dhuroi Sarës një zonjushë që t’i shërbente. Emri i asaj skllaveje, që do t’i shërbente Sarës ishte Haxhere.
 
PALESTINA

Ibrahimi shkoi në Palestinë. Kur mbërriti në bregun e Detit të Vdekur, e la kushëririn e tij, Lutin, në tokën e Sadumit, për t’i ftuar njerëzit të adhuronin Allahun e të bënin vepra të mira. Ndërsa Ibrahimi shkoi në qytetin e Khalilit, në Palestinë.

Profeti ynë Ibrahim jetoi në atë qytet për shumë vjet.





ISMAILI

Allahu i Lartësuar nuk i kishte dhënë Ibrahimit fëmijë. Duke qenë se Sara, gruaja e Ibrahimit, nuk lindte fëmijë, ajo vendosi që ta martonte burrin e vet me skllaven Haxhere, që ai të kishte fëmijë.

Profeti ynë Ibrahim ishte 70-vjeç. Megjithatë, ai u martua me Haxheren dhe ajo i dha atij një djalë me emrin Ismail.

Allahu i Lartësuar e urdhëroi Ibrahimin që ta çonte Haxheren në tokën e Hixhazit (në Arabi).

Profeti Ibrahim iu bind urdhrit të Zotit. Ai e mori gruan e tij, Haxheren, dhe djalin e tij, Ismailin e u drejtua për në jug.

Ai kaloi shkretëtira të gjera. Ai gjithnjë shihte nga qielli, por një engjëll i thoshte se nuk kishte arritur ende në tokën e Hixhazit.

Pas shumë ditësh dhe netësh, Profeti Ibrahim mbërriti në një tokë të shkretë.

Toka ishte një luginë e thatë. Në të nuk kishte as pemë dhe as ujë. Ishte plot me rërë dhe gurë. Kjo luginë rrethohej nga male të thatë.

Engjëlli zbriti tek Ibrahimi e i tha: “Ke mbërritur në Tokën e Shenjtë. Duhet ta lësh Haxheren dhe Ismailin këtu. Kthehu në Palestinë!”

Profeti Ibrahim nuk njihte asgjë tjetër, përveç bindjes ndaj Zotit. Ishte shumë prekëse të shihje Haxheren dhe Ismailin vetëm në gjithë atë vend të egër.

Ibrahimi e përshëndeti gruan e tij. Më pas ai puthi Ismailin e vogël dhe u largua. Haxherja e pyeti bashkëshortin: “Pse po na le në këtë vend të shkretë?”

Profeti ynë Ibrahim iu përgjigj: “Me të vërtetë që Allahu më ka urdhëruar ta bëj këtë”.

Haxherja besonte tek Zoti dhe tek mesazhi i burrit të saj, kështu që tha e bindur: “Nëse ta ka urdhëruar Allahu, Ai nuk do të na harrojë”.

Profeti Ibrahim u largua. Ai u kthye në Palestinë, ndërsa Haxherja dhe Ismaili i vogël mbetën vetëm në luginën e shkretë.1





IS’HAKU

Profeti Ibrahim u plak e, po ashtu, edhe bashkëshortja e tij.

Profeti Ibrahim nuk kishte ushqim për veten e tij. Ai i donte miqtë dhe u shërbente vetë atyre e u ofronte ushqime të shijshme.

Një ditë tek Ibrahimi erdhën tre mysafirë, të cilët ai i përshëndeti me mirësjellje.

Profeti Ibrahim nxitoi për tek bagëtia dhe u kthye me një dash të majmë. Ai e theri dashin dhe përgatiti një ushqim të mirë për mysafirët. Ndodhi diçka e mrekullueshme. Profeti ynë Ibrahim pa se miqtë e tij nuk po hanin ushqim.

Kur mysafirët e kuptuan se Profeti Ibrahim po shqetësohej, ata i thanë: “Mos u shqetëso, Ibrahim. Ne jemi të dërguarit e Allahut për në tokën e Sadumit. Ne jemi engjëjt e Tij. Ai na ka dërguar që të shfarosim popullin e Sadumit.

Profeti ynë Ibrahim u qetësua. Megjithatë, ai mendoi për fatin e popullit të Sadumit. Ai u tha engjëjve: “Luti është në tokën e Sadumit”.

Engjëjt i shpjeguan: “Ne e njohim popullin e Sadumit. Allahu na ka urdhëruar ta dënojmë atë fshat dhe popullin e tij, veç Lutit2 e vajzave të tij”.

Profeti Ibrahim dëshironte ta udhëzonte popullin e tij në udhë të drejtë, kështu që u kërkoi engjëjve që ta shtynin dënimin, por ata ngulën këmbë që të zbatonin urdhrin e Zotit, pasi ata ishin të dërguarit e Tij.

Populli i Sadumit ishte jobesimtar dhe silleshin shumë keq. Ata sulmonin udhëtarët dhe dëmtonin Profetin e tyre, Lutin (a.s.).

Për këtë, engjëjt i thanë Ibrahimit: “Ibrahim, largohu nga kjo! Urdhri i Zotit tënd ka mbërritur”.

Profeti ynë Ibrahim pyeti veten: “Përse kanë ardhur engjëjt këtu?”

Engjëjt i dhanë Profetit tonë Ibrahim një lajm të mire. Ata i thanë: “Gruaja jote e moshuar, Sara, do të lindë një djalë.”

Sara e dëgjoi lajmin e mirë që dhanë engjëjt. Ajo u habit dhe pyeti: “A do të kem një djalë, kur jam kaq e vjetër dhe burri im është plak?! Me të vërtetë që kjo është një gjë e mrekullueshme!”

Engjëlli tha: “A dyshon në urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimet e tij qofshin mbi ju o njerëzit e shtëpisë! Me të vërtetë Ai është i Lavdëruari”.

Sara dhe Profeti ynë Ibrahim u gëzuan nga lajmi. Megjithatë, Ibrahimi ishte i hidhëruar për popullin e Lutit. Ai dëshironte ta largonte mallkimin e Zotit nga ata, por engjëjt i thanë se zemërimi i Allahut do t’i përfshinte ata, pasi ishin njerëz të këqinj dhe kokëfortë. Për më tepër, kishin lënduar Lutin.

Engjët u larguan nga shtëpia e Ibrahimit dhe shkuan të kryenin detyrën e tyre në tokën e Sadumit.

 
NDثRTIMI I SHTثPISث

Profeti ynë Ibrahim shkoi në tokën e Hixhazit që të takonte birin e tij, Ismailin. Ismaili ishte një djalosh dhe jetonte me fisin arab të Xhuhrumit në tokën e Hixhazit. Atje Profeti Ibrahim dhe Ismaili ndërtuan Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, si shenjë e njëshmërisë së Zotit në tokë.

Me të vërtetë Qabja është faltorja e parë e ngritur për njerëzit, sipas urdhrave të Zotit. Në të ka shenja të qarta, siç është vendi i Ibrahimit (Mekami Ibrahim); dhe kush hyn në të është i sigurt.

Kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes, u lutën: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh këtë vepër! Me të vërtetë, Ti je Dëgjuesi e i Gjithdijshmi!”

Allahu i Lartësuar zgjodhi një tokë të shkretë për ta ndërtuar Shtëpinë e Tij.

Kur Shtëpia e Allahut mbaroi së ndërtuari, Allahu i Madhëruar dërgoi nga Xheneti Gurin e zi, i cili u vendos në Qabe dhe ka qenë simboli i njëshmërisë së Zotit që në atë kohë.





PROVA E FUNDIT

Profeti ynë Ibrahim dhe djali i tij Ismaili bënë haxhin. Kur Profeti ynë Ibrahim po vraponte midis kodrave Safa dhe Marva, ai kujtoi vuajtjet e gruas së tij, Haxheres, e cila vrapoi ndërmjet këtyre dy kodrave për të kërkuar ujë për djalin e saj Ismailin. Ai, po ashtu, kujtoi se si kishte buruar mrekullisht ujë nga toka për djalin e tij. Kur ai i kujtoi këto vuajtje, u dëshpërua. Përveç kësaj, ai kujtoi ëndrrën që kishte parë para disa ditësh, në të cilën po bënte kurban djalin e tij dhe po e ofronte si fli tek Allahu.


Duke qenë se ëndrrat e profetëve kanë qenë të vërteta, Ibrahimi vendosi që ta bënte kurban djalin e tij Ismailin, që kjo të ishte provë e qartë për besimin e tij të palëkundur tek Allahu.

Mirëpo, a ishte Ismaili gati të sakrifikonte veten e tij për Allahun? Ky dyshim e dëshpëroi Profetin tonë Ibrahim. Kur Ismaili pa se babai i tij ishte i dëshpëruar, i tha: “Baba, përse je i mërzitur?”

Ibrahimi iu përgjigj djalit të tij të mirë, të bindur dhe besimtar, duke i thënë: “Jam i mërzitur, sepse kam parë në ëndërr sikur do të ta pres kokën.” Ismaili e pyeti : “a do të më therësh?” Ibrahim iu përgjigj: “Po”.

Ibrahimi nuk kishte kohë për të menduar, pasi Allahu i Madhëruar e kishte urdhëruar atë për të bërë kurban djalin e tij Ismailin.

Allahu i Madhëruar dëshironte ta vinte në provë Ibrahimin përsëri. Ai dëshironte të njihte gradën e besnikërisë dhe bindjes së Ibrahimit ndaj Tij.

Djaloshi besimtar i tha: “Baba, bëje! Përderisa Zoti dëshiron këtë, unë do ta duroj dhimbjen e therjes”.

Profeti ynë Ibrahim e donte shumë djalin e tij Ismailin. Por, megjithatë, dashuria e tij për Allahun ishte më e madhe. Ai e kishte dashur shumë edhe gjyshin e tij Ezerin. Ai i drejtohej atij me fjalët “babai im”. Megjithatë, ai hoqi dorë nga Ezeri, pasi ky i fundit nuk i bindej Allahut.

Ai e donte djalin e tij besimtar Ismailin. Megjithatë, ai donte më shumë Allahun.

Profeti ynë Ibrahim e puthi djalin e tij Ismailin. Ai përgatiti thikën. Ismaili iu nënshtrua urdhrit të Zotit. Ai ishte aq guximtar, sa ishte gati të sakrifikonte veten për Allahun. Ismailin e shqetësonte vetëm një gjë. Ai mendonte se dhimbja e therjes do të bënte që ai të kundërshtonte. Ai mendoi se një gjë e tillë do të mund ta lëndonte babain e tij, i cili ishte një burrë plak me zemër të mirë e të butë.

Ismaili i tha babait të tij: “Baba, m’i lidh fort duart dhe këmbët dhe më ther me shpejtësi. Profeti Ibrahim qau për djalin e tij. Ai e puthi për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ismaili ishte gati të vdiste që në atë çast. Profeti Ibrahim mbante në dorë thikën. Ismaili ngriti kokën drejt qiellit, duke nxjerrë në pah qafën e tij të bardhë, e cila shkëlqeu në rrezet e diellit. Në atë moment kritik, ndodhi një mrekulli.

Ibrahimi dëgjoi një zë qiellor: “Ibrahim, ëndrra jote ishte e vërtetë. Allahu të urdhëron të bësh kurban një dash në vend të Ismailit”.

Profeti Ibrahim pa dashin që zbriste nga mali.

Ai e bëri kurban dashin. Më pas, ai dhe djali i tij përfunduan haxhin.

Në ditët e sotme ne shkurtojmë flokët dhe thonjtë dhe bëjmë synet djemtë tanë. Të gjitha këto i bëjmë duke ndjekur shembullin e atit tonë, Ibrahimit.

Ishte Profeti ynë Ibrahim që na mësoi t’i bënim të gjitha këto. Po ashtu, ai na mësoi të besonim në Njëshmërinë e Allahut.

Tani çifutët, të krishterët dhe muslimanët besojnë në Allahun. Kjo është një nga nderet e Profetit Ibrahim. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Profetin Ibrahim si profet, lajmëtar dhe Imam. Profeti ynë, Musa (a.s.), ishte nga pasardhësit e Is’hakut, birit të Ibrahimit (a.s.). Profeti ynë Isa ose Jezu Krishti, djali i Merjemes, ishte pasardhësi i Is’hakut. Profeti ynë Muhamed (a.s.) rridhte nga gjaku i Ismailit, birit të Ibrahimit. Imamët e Ehl-i Bejtit i përkasin degës së Ismailit.

Për këtë arsye, ne themi: “O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar”.
 
I DASHURI I ALLAHUT

Allahu i Madhëruar e pa se Ibrahimi ishte besnik, i bindur dhe i nënshtruar ndaj urdhrave të Tij. Ai e dinte se Ibrahimi nuk kishte frikë askënd tjetër, përveç Allahut. Për këtë, Ai e zgjodhi Ibrahimin si të dashurin e Tij. Që nga ajo kohë, Ibrahimi njihet si Khalilu-Llah (miku i Allahut). Profeti Ibrahim ka jetuar gjatë. Mbase ka jetuar 120 vjet.

Kur u plak, Ibrahimi nuk kishte mundësi të shkonte përsëri në Hixhaz, që të vizitonte Shtëpinë e Allahut dhe djalin e tij, Ismailin.

Për këtë arsye, Ismaili shkoi në Palestinë që të takonte babain e tij Ibrahimin, të dashurin e Mëshiruesit.

Gjatë asaj periudhe Ibrahimi u sëmur. Duke patur kaluar një pjesë të gjatë të jetës duke u përpjekur për hir të Zotit dhe duke i thirrur njerëzit në besimin në një Zot, Ibrahimi mbylli sytë dhe u preh në qetësi. Kështu, ai vdiq dhe shkoi tek Allahu, Krijuesi i tij.

Profeti ynë Ibrahim i urdhëroi dy djemtë e tij, Ismailin dhe Is’hakun që t’i ftonin njerëzit në besimin në një Zot. Pas kësaj, ai u bashkua me Krijuesin.

E lusim Zotin e Madhëruar që t’i ndihmojë muslimanët, që të çlirojnë tokën e Palestinës dhe xhaminë e Jeruzalemit. Pas kësaj, ne do të jemi në gjendje të vizitojmë faltoren e shenjtë të babait tonë, Ibrahimit, në Khalil.

O Allah! Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Me të vërtetë, Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar !


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“A nuk ke dëgjuar ti (Muhamed) për atë që bëri fjalë me Ibrahimin për Zotin e tij, sepse Allahu i kishte dhënë pushtet? Kur Ibrahimi i tha: ‘Zoti im është Ai që jep jetë dhe shkakton vdekje’ - ai u përgjigj: ‘Edhe unë mund të jap jetë e të shkaktoj vdekje.’ Ibrahimi pastaj i tha: ‘Allahu e sjell Diellin nga lindja. Sille ti nga perëndimi!’ Atëherë, ai (mohuesi) mbeti gojëhapur. Allahu nuk i udhëzon ata që janë keqbërës”. (Kur’an, el-Bekare: 258).

“Kur Ibrahimi tha: ‘O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!’ - Zoti i tha: ‘A nuk beson?’ – ‘Besoj’ - iu përgjigj Ibrahimi, ‘por dëshiroj të më qetësohet zemra.’ Allahu i tha: ‘Merr katër zogj e copëtoji. Shpërndaj në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë!’” (el-Bekare: 260).


www.dielli.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top