Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani

Aren

Anëtar i Respektuar
Dhe pse duket kaq e pa besueshme, është mëse e vërtetë!
Ka shokuar mbarë opinionin publik Gjykata e Torinos në Italinë fqinje me një vendim ku në bazë të të cilit, jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se ajo e një italiani. Ky lajm është bërë publik nga gazeta italiane “Republika”. Bëhet fjalë për rastin e një shqiptari, që kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Pas shqyrtimit të këtij rasti, gjykata e Torinos vendosi t’i ngarkojë punëtorit shqiptar 20 % të fajit për atë që ndodhi.
Kështu, familjarët e tij do dëmshpërblehen me 64 mijë euro, pasi gjykata, vendosi të bëjë llogaritë e të ekuilibrojë masën e dëmshpërblimit me nivelin e jetesës në Shqipëri. Gazeta shkruan se n.q.s kjo do t’i kishte ndodhur një italiani, dëmshpërblimi do të ishte 300 mijë euro, gati 5 herë më i lartë. Ky vendim pritet të ngjallë një debat të ashpër në shtetin fqinj, pasi pikërisht në këtë vend, numri i punëtorëve të huaj po shënon një rritje gjithnjë e më të madhe. Në bazë të ligjit, në Italinë fqinje nuk duhet të ketë asnjë dallim në raste të tilla, e aq më pak diskriminim.
Edhe pse Gjykata Supreme e vendit kishte nxjerrë një vendim gjatë vitin 2009, sipas të cilit “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve duhet të realizohet pa dallim trajtimi, apo kombësie për të gjithë individët”, Gjykata e Torinos, sipas mediave, i është referuar një vendimi të 10 vjetëve më parë, duke shkaktuar indinjatë.
alb-observer
 
Titulli: Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani

Ka te drejten e ankeses ne shkallen e dyte dhe besoje se do rregullihet.
 
Pe: Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani

Mendoj si Kitrra...Fundi i fundit jete e njejte eshte,ca ka rendesi kombesia?
 
Titulli: Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani

Jete e qelbur.... Si mund te vesh cmim nje jete te humbur, sipas kombesise?! Mire qe nuk e regullojne me demin e bere, qe shkatrojne familje....po te pakten mos i tallin me, se te gjithe jane njerez, e te gjithe kane punuar nje soj.

Para disa ditesh, lexova per nje rast, nje shofer perplasi me makine nje makine tjeter, ku vdiqen 3 veta.... Dhe i vetmi denim qe mori ishte te paguante demet e makines?!?!?!?!!?!?! Kaq kushtojne 3 jete......
 
Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani.

Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani.

Dhe pse duket kaq e pa besueshme, është mëse e vërtetë!
Ka shokuar mbarë opinionin publik Gjykata e Torinos në Italinë fqinje me një vendim ku në bazë të të cilit, jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se ajo e një italiani. Ky lajm është bërë publik nga gazeta italiane “Republika”. Bëhet fjalë për rastin e një shqiptari, që kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Pas shqyrtimit të këtij rasti, gjykata e Torinos vendosi t’i ngarkojë punëtorit shqiptar 20 % të fajit për atë që ndodhi.
Kështu, familjarët e tij do dëmshpërblehen me 64 mijë euro, pasi gjykata, vendosi të bëjë llogaritë e të ekuilibrojë masën e dëmshpërblimit me nivelin e jetesës në Shqipëri. Gazeta shkruan se n.q.s kjo do t’i kishte ndodhur një italiani, dëmshpërblimi do të ishte 300 mijë euro, gati 5 herë më i lartë. Ky vendim pritet të ngjallë një debat të ashpër në shtetin fqinj, pasi pikërisht në këtë vend, numri i punëtorëve të huaj po shënon një rritje gjithnjë e më të madhe. Në bazë të ligjit, në Italinë fqinje nuk duhet të ketë asnjë dallim në raste të tilla, e aq më pak diskriminim.
Edhe pse Gjykata Supreme e vendit kishte nxjerrë një vendim gjatë vitin 2009, sipas të cilit “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve duhet të realizohet pa dallim trajtimi, apo kombësie për të gjithë individët”, Gjykata e Torinos, sipas mediave, i është referuar një vendimi të 10 vjetëve më parë, duke shkaktuar indinjatë.


arenashqip.info
 
Pe: Jeta e një shqiptari vlen 5 herë më pak se e një Italiani.

kur me italianet po me nje tjeter
 
Back
Top