Jeta e Freudit në ekspozitë

GLOOM

Catch me if you can...
Londër, 8 shkurt - Në kuadër të Olimpiadës Kulturore në National Portrait Gallery të Londrës, më 9 shkurt do të hapet ekspozita e madhe e Lucian Freud, ku do të ekspozohen veprat më të rëndësishme të Freud, njërit prej piktorëve më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX. Në shënjestër të ekspozitës janë portretet që Freud u ka bërë miqve të tij, dashnoreve, familjarëve e të afërmve. Ato do të ndahen në cikle tematike. Në mesin e gati 100 pikturave do të ekspozohet edhe vepra e fundit e Freudit: një akt i papërfunduar ku paraqitet asistenti dhe miku i tij David Dawson. Galeria e Londrës për këtë blockbuster-ekspozitë kishte bërë marrëveshje me vetë artistin deri në vdekjen e tij, në korrik të vitit të kaluar. Qëllimi nuk ka qenë të realizojmë një retrospektivë biografike por të paraqesim jetën e tij nëpërmjet pikturave. Kjo ekspozitë do të zbardhë skuta nga biografie fascinante e piktorit, kanë deklaruar organizatorët e ekspozitës që do të qëndrojë e hapur deri më 27 maj.
Burimi Koha
 
Titulli: Jeta e Freudit në ekspozitë

Ilustrime mbi punen e Profesor Freud.
reflection.jpg

CS10_0014_Freud_OH_GCR.jpg

lucian%20freud.jpg

lucian-freud-ib-and-her-husband.jpg
LucienFreud_1375902c.jpg
David-Dawson-Lucian-Freud-012.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top