Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Зngjεll

___________
Shume diskutime te ndryshme jane bere ne te gjithe rruzullin tokesor per ngrohjen klimatike te planetit si psh per :uzinat qe nxjerrin shume tym te demshem per ambjentin , makinat e shumta qe shtohen cdo dite e me shume neper metropole dhe qe po ua marrin frymen njerezve duke ndotur ambjentin .
Dhe shume hipoteza kane dale per te bere dicka ne lidhje me kete gje .
Nje nga hipotezat eshte makina elektrike ( e cila eshte vene dhe ne praktike nga shume njerez kohet e fundit ) .
A mendoni se eshte nje ide e mire per klimen e planetit tone qe te kalojme ne makina elektike apo me vaj natyror ?
Bisedim te kendshem te gjitheve :)
 
Titulli: Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Nje dallendyshe nuk sjell pranveren i thone dhe makinat elektrike nuk jane ato qe do shpetojne planetin tone por duhet ndryshuar ne rradhe te pare mentaliteti i njeriut qe eshte kthyer ne nje makineri te pangopur hyper konsumatori qe e vetmja gje qe di te prodhoje eshte plehra te demshme per ambjentin ku jeton....kush nga ne mbledh dhe ndan plehat sipas perberjes qe kane xham plastik leter etj etj asnje besoj ose ne shkalle te vogel kemi 3 muaj qe po mundohemi te bejme mbledhjen e ketyre gjerave ne pune por ne zyre kemi arritur nje shkalle 35 % efikasiteti se nuk jemi QYTETARE TE NDERGJEGJSUAR kush nga ne di qe nje cante plastike supermarketi do 200 vjet te shperbehet nga toka asnje tani lot rol dhe menyra se si jemi edukuar kuptohet se ne shkollat tona nuk u be nje ore mesim per ceshtejen e ambjentit........
 
Titulli: Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Një Shqiptar nga Prishtina ka shpikur motorin që përdor si karburant hidrogjenin dhe që mund të arrij një shpejtësi deri në 100 km në orë porse ky i shkret nuk i ka kushtet që të konstruktoj motorin i cili do të vendosej dhe do të testohej në makinë pasi nuk ka përkrahje nga askush, kjo po që do të ishte tepër e dobishme dhe fitimprurëse, pastaj dega e web faqes Google në gjermani ju ka blerë bicikleta punonjësve të vet që të mos e përdorin makinën për 2-3 km por të shkojnë në punë me bicikletë madje këtë e kan edhe si rregull! Gjëja më e mirë është që të shfrytëzohet energjia solare për prodhimin e rrymës apo energjia e erës e cila nuk do të ishte aspak e dëmshme dhe do të ishte shumë fitimprurëse sesa të ndërtohen impjante bërthamore që përveq dëmit të tyre paraqesin edhe një rrezik tepër të madh! Kam parë një dokumentar mbi ngrohjen globale. Shkenctarët bënin një test, e mbushën një gotë me ujë të nxehtë dhe e hodhën një bretkosë mbrenda, bretkosa posa ra në ujë me temperaturë të nxehtë kërceu jashta, kurse më pas e vendosën bretkosën në ujë të ftohtë dhe gradualisht filluan ta nxenin ujin dhe bretkosa nuk lëvizte fare nga vendi dhe sipas shkenctarëve ajo do të qëndronte aty deri sa ta mbyste të nxehtit. Pra ngrohja globale nuk është një grusht që të vjen befas ajo vjen dal nga dal por ka një fuqi shkatërruese nëse ne nuk bëjmë diq për ta parandaluar këtë atëher do të ketë pasoja të mëdha planeti ynë i bukur TOKA.
 
Titulli: Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Meti,makina me motor qe ka si karburant hidrogjenin asht prodhuar me kohe.Problem asht vetem kostoja e saj e lart dhe veshtersia e madhe e ruajtjes se Hidrogjenit ne kushtet e shperndarjes.
 
Titulli: Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Meti,makina me motor qe ka si karburant hidrogjenin asht prodhuar me kohe.Problem asht vetem kostoja e saj e lart dhe veshtersia e madhe e ruajtjes se Hidrogjenit ne kushtet e shperndarjes.

aty është edhe çelësi orakull, sipas tij motori i tij do të ketë shpenzime tepër të ulëta. Gjithashtu edhe një qytetar nga Vitia më duket ka shpikur një lloj fluturake apo një model që mund të jetë e ardhmja e aeroplanëve dhe shumë më e sigurtë se aeroplanët e sotëm.
 
Titulli: Jepni dhe ju mendimin tuaj per planetin tone ......

Toka ku jetojm ne ka pasur shpesh ndryshime drastike klimatike, kjo asnjeher nuk ka qene si pasoj e ndonje gjeje(njeriu ne epoken tone ka bere ndryshime qe kane pershpejtuar ndryshimin klimatik por ne nuk mund te ndalim dicka te percaktuar)
 
Diçka po ndryshon, vetmja gjë që uroj nëse do ket evente të rëndesishme mos të vuajm shum ose te ahohim femijët tanë duke vuajtur dhe jemi të pa fuqishëm për të bër diçka.
 
Te fillojme me fjalen planet?
E trashegimuar nga latinishtja dhe Shqipja(Gegnishtja) "Plan et" ose me sakte Pian est* qe ne shqip "eshte" do te thote qe ESHTE I RRAFSHET!! Pastaj nga ketu e pas shkruajme cfare te duam per "Planetin" tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top