Jepi look-ut një lustër

braziljania

Anëtar i Nderuar
Rikthehet lëkura me lustër, që shkëlqen aksesorët e preferuar. Me këpucë dhe çanta të tilla, me siguri do shkëlqeni më shumë

Dikur mamatë tona i mbanin të mbështjella e të futura në kuti kartoni. Ishin të vetmet këpucë “të mira”, që kishin fatin të dilnin nga rafti vetëm atëherë kur duhej, domethënë në raste shumë, shumë të veçanta dhe sociale. Kishin status të veçantë. Quheshin “këpucët lustrafine”, kryesisht në ngjyrë zezë, të bëra me porosi, me takë të lartë dhe bënin pjesë në “lodrat” e preferuara të vajzave të vogla. Rrallë u kanë shpëtuar këmbëve të tyre të vogla, që vdisnin t’i vishnin sa herë që mamatë nuk ishin në shtëpi. E nëse jeni kapur ndonjëherë duke luajtur me to lojën “si të bëhesh e madhe”, patjetër që nuk keni shpëtuar pa ndonjë dackë të mirë. Kohë të shkuara.

Tani keni rastin të bëni tuajat një palë të tilla. Mos ju duken demode? Si një aksesor i kohëve të dikurshme, që tani nuk mund të jenë kurrsesi tendencë? Ja që janë në tendencë. Lëkura me lustër ndriçon aksesorët më “must” si këpucët e çantat dhe i bën të shkëlqejnë. Tani mund t’i keni tuajat dhe të jeni moderne.



revista: per femra*
 
gjerat qe shkelqejne i kam pas inot gjithmone
mbase do dal demode
 
dhe mua sme pelqejne hic fare.se ckane dale disa canta tani te medha edhe plot luster.pff ...ka ca gjera qe megjithese jane ne mode,booooh mua me duken mjaft kot!!
 
me pelqejne, se di pse por me pelqejn. cdo model, cdo luster , cdo shkelqim ka ate lezetin e tij, te kombinuar bukur dhe bixhu dhe me lyerje te persosur, jo te rende por shum te lehte dhe te bukur, del dicka e bukur. se di por me pelqen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top