Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Love

βeℓℓe â๓e
Një pastruse, e cila punonte në hotelin ku para disa ditësh qëndronte këngëtarja e njohur Jennifer Lopez, trokiti në derën e dhomës ku ajo po qëndronte, duke i kërkuar një autograf.

A24F69EF05BF76B4A5AB689A85F3E195.jpg


Një pastruse e cila punonte në hotelin ku para disa ditësh qëndronte këngëtarja e njohur holivudiane Jennifer Lopez, trokiti në derën e dhomës ku ajo po qëndronte, duke i kërkuar një autograf.
Edhe pse ajo donte vetëm një autograf nga idhulli i saj, e gjeti veten të papunë.
Ajo u pushua nga puna për arsye se prishi pjesën private të J.Lo dhe kjo falë ankesës së këngëtares për shqetësim nga ana e gruas.

Bete Dodaj, 43 vjeç u pushua nga puna për shkak se aktorja-këngëtare u shqetësua nga trokitja e saj, e cila kapërceu ndrojtjen dhe guxoi të trokasë vetëm për të marrë një autograf.
Në atë moment, në derë u shfaqën dy asistentë të këngëtares të cilët refuzuan kërkesën, por historia nuk u mbyll me aq...

Ditën tjetër siç tregon Bete, ndërmarrja e pastrimit e cila punonte për hotelin e kishte telefonuar për ti thënë se Lopez ishte ankuar te drejtori dhe për këtë arsye iu komunikua pezullimi nga puna.

Drejtori i hotelit Z.Cyrus Heydarian, deklaroi se gruaja ka thyer normat e kulturës dhe ka cënuar sferën private të klientëve ndaj dhe u aprovua pushimi nga detyra e saj dhe pse gabimi i vetëm i saj ishte se i kërkoi këngëtares së famshme një autograf.
Kërkesë kjo, e cila nuk kishte pse të habiste J.Lo pasi përballet me kërkesa autografesh prej shumë vitesh..
Burimi: portalb


bete.jpeg
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

E shkreta.
Por ama edhe kjo 43 vjece ci duhet autografi i Jlo???
Duke ditur edhe normat qe ishin aty gjynah se ne ate moshe ku gjen me pune.
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Jame i bindur se kjo gruaja shqiptare i ka ra pishmanit se ka kerkuar ate gje ! Dhe ka nderruar mendim per njerzit e ''fameshem '' .
Oj e nderuar qka e dallon kete kengtare nga ti ?! Cka ka ajo me shume se ti edhe pse je pastuese .
Ti vetem ta kesh moralin , Jennifer Lopes as te gishtrinjet e kembeve s'mundet me tu afru ! Po keshtu eshte jeta me ata njerez te cilet se respektojn veten e vete aspak .

Si eshte ajo fjale e urte popullore mend per tjera here .
 
Pe: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Nuk e besoj si lajm. Artistet nga fansat per suksesin e tyre kshu qe asnje artist nuk do sillej ne kte lloj menyre me fansat dhe ti prishte imazhin vetes.
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Mvje keq per gruan shqiptare,sigurisht! Por J.Lopez dhe shum kolege te saj njerez te degjeneruar pa pik morali,ndiqen nga miliona njerez dhe shiko c'bejn,ne vend qe te jen shembull i mir per adoleshentet qe e ndjekin.
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Në një farë mënyre këngëtarja është në të drejtën e saj të intimitetit, dihet që VIP-at nuk kanë shumë intimitet kështu që dhe kjo shqiptarja mendoj se duhet të priste kohën dhe momentin e duhur ti kërkonte një autograf dhe jo të përfitonte nga puna e saj.. por nuk bashkohem me faktin sa të arrinte deri në kërkimin e pushimit nga puna të saj.. pak e ekzagjeruar ..
Gjithsesi, mend për herë tjetër e nderuar Zonja Dodaj..
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

po mu qe me duken njerez normale ,,,e as me shkon mendja tju marr autograf pfffffffff.

Me shume po me vjen inat qe e ka ul veten me kaq gje,kjo. :(
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Sa kot kjo sikur i vajti me bomba ne dhome, mahhh !
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

o jeniferit ja ka ba mendjen lole ..... e atij kercimtarit
 
Pe: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Eh pike e zeze...E shkreta per dicka te vogel te ngelesh pa pune...
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Me vjen shum keq per ket zojen e shkreta sikur ka desh ti ve bomb ka reagu J.l po ajo duhet te kish reaguar vet se fal njerzve se e duan eshte aty ku esht.
 
Titulli: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

J.L...ta paska prishe rahatin me i fjale goje zonja pfff..gjynah qe ka mbete pa pune per i gjo te vogel.
 
Pe: Jennifer Lopez pushon nga puna një shqiptare

Jennifer Lopez: Nuk do pushoja kurrë nga puna, shqiptaren, për një autograf

Bete Doda, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, punon si pastruese në një prej hoteleve më lluksozë.

Por ajo ka marrë një surprizë të veçantë pas kthimit në shtëpi nga puna. Stafi i hotelit e ka lajmëruar atë se ishte e pushuar nga puna pasi gjatë qëndrimit të këngëtares Jennifer Lopez, në atë hotel, ajo ka trokitur në dhomën e saj për t'i marrë një autograf, dhe pas ankesës së Jennifer, gjoja ishte shqetësuar, u morr ky vendim për shqiptaren.

Por këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka reaguar së fundmi lidhur me akuzat në shtyp se ajo ka pushuar nga puna një punonjëse hoteli me origjinë shqiptare, pasi kjo e fundit i ka kërkuar autograf.
43-vjeçarja është shprehur e indinjuar lidhur me akuzat duke ndjerë njëkohësisht keqardhje për shqiptaren. “Mendoja se më njihnit më mirë. Nuk do ta pushoja kurrë dikë nga puna për një autograf. Hera e parë që dëgjova për këtë në Twitter, ishte e dhimbshme”, shpjegon Lopez në rrjetin e saj social Twitter.
Hoteli ku ndhodhej këngëtarja dhe njëkohësisht ku punonte Bete Doda ndodhet në Dusseldorf. Shqiptarja shpjegon se pasi ka trokitur në derën e saj është larguar nga dy asistentë të saj, dhe një ditë më pas ajo është njoftuar se është pushuar nga puna.

Shiko fotografinë 17986

/Lajme.gen.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top