Jeni një fqinj i keq?

Cilat janë gjërat që ju bëjnë një fqinj të keq?
IMG_20230124_192544.jpg
Nëse nuk keni një fermë delesh diku nëpër lëndina ose nuk jeni rojtari i farit diku në breg të detit, shanset janë të pakta që të mos keni fqinjë.
Në pjesën më të madhe njerëzit mund të mos e dinë se cilët janë fqinjët e tyre, nuk i njohin fare, veçanërisht në shtëpitë në pallate.
IMG_20230124_194950.jpg
Por ndërveprimi është pak më shumë se një "Përshëndetje" ndërsa kalojnë në rrugë, në hyrje ose në ashensor. Për të tjerët, një fqinj është bërë një mik i vjetër, dikush me të cilin flitet çdo ditë, i cili është gjithmonë i mirëpritur të hyjë ose të fillojë një bisedë mbi gardhin e kopshtit...ose komplet në të kundërtën 🙈
IMG_20230124_193237.jpg
By Lauri 🙂👍
 
Varet nga 😁

Ps.
Ne që ra fjala, kjo kënga më pëqen po me klipin e kanë prish muabetin 🤣 ka shumë ngjashmëri me këtë

Ne besimin tim, sjellja mire me fqinjin eshte detyre dhe s'kemi nga tja mbajme. 😁

Muhamedi a.s. thote: "Kushdo që beson me të vërtetë Allahun dhe ditën e fundit të mos e dëmtojë fqinjin e tij"

Pasha Allahun, ai nuk ka besuar, pasha Allahun ai nuk ka besuar, pasha Allahun ai nuk ka besuar.” Kështu që i thanë: “Kush o i Dërguari i Allahut?” Dhe ai tha: “Ai, nga dëmi i të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.
 
Unë jam dhe kam fqinj të mirë, sepse nuk pengojmë me zhurma pas orës 22:00 ditëve të punës dhe nuk shifemi e njifemi asnjëherë me disa 😂
 
Të pastrojnë shkallët nga debora 🙂
Kemi të punësuar për këto lloj pune.
Ja për shembull ndodh që blej diçka dhe i trokas te dera me arsyetimin se kam ble diçka gabim dhe do ishte mëkat ta hudhja.
Ka gjithmonë mënyra për të qenë i mirë.
 
Jam shume e mireee . Lum kush me ka afer qe e provon . 3 meshkuj kam komshi e meqe me hahet muhabeti me shum me meshkuj se me femra cdo gje shkon perfekt .

Isha serioze me nalt ore se mos mendoni se po bej hajgare .😬
 
Ka gjithmonë mënyra për të qenë i mirë.
Pa dyshim.
Vetëm një fqinj kam në një krah. një çift e bleu atë shtëpi, boshe më parë.
Ju fola unë i pari me përshendetje dhe i pyeta: ju jeni blerësit..ju kemi fqinjët e ri ? me buzëqeshje 🙂?
Erdhen të dy drejtë meje dhe u prezantuam. Mhb një min dhe ju ofrova disponibilitetin tim nqs do kishin nevojë x ndonjë ndihmë.., dhe ngaqë kam trëndafila të mbjellë në kufi me ata, ju thashë që nqs ju bezdisin degët e gjethet e luleve që dalin përtej, më tregoni dhe i shkurtoj ...
Me një fjalë ju lashë hapsiren që nqs ka diçka që nuk shkon më tregoni...ky ishte mesazhi...lulet ishin subjekt. Fundja lule plot parfum 🌹janë
Jo thanë të dy njëzëri.
Përshendetemi sa herë shihemi në oborre.
Jemi ok deri tani ✨👌
 
Pa dyshim.
Vetëm një fqinj kam në një krah. një çift e bleu atë shtëpi, boshe më parë.
Ju fola unë i pari me përshendetje dhe i pyeta: ju jeni blerësit..ju kemi fqinjët e ri ? me buzëqeshje 🙂?
Erdhen të dy drejtë meje dhe u prezantuam. Mhb një min dhe ju ofrova disponibilitetin tim nqs do kishin nevojë x ndonjë ndihmë.., dhe ngaqë kam trëndafila të mbjellë në kufi me ata, ju thashë që nqs ju bezdisin degët e gjethet e luleve që dalin përtej, më tregoni dhe i shkurtoj ...
Me një fjalë ju lashë hapsiren që nqs ka diçka që nuk shkon më tregoni...ky ishte mesazhi...lulet ishte subjekt. Fundja lule plot parfum 🌹janë
Jo thanë të dy njëzëri.
Përshendetemi sa herë shihemi në oborre.
Jemi ok deri tani ✨👌
Mentaliteti danez është pak më i ftohtë/ndrojtur, krahasuar me atë p.sh. zviceran (ato pesë vite që kam jetuar atje). Arsyeja është se janë popull që kanë më pak përvojë me të huaj. Por, në momentin që e kuptojnë kush je, të mbrojnë si veten. Ndaj, nuk është asnjëherë gabim të oftosh mirësi i pari.
 
Zvicëra si gjermanët 🙂
Mbajnë distancë derisa të njohin mirë, nqs të bën mik, është vertetë një mik(vlen edhe si fqinjë).👌
Përvojë përsonale ✨👌
 
Fqinjët.
Tek hyrja ku banoj unë,ka njerëz të qetë...
Madje kush kalon...mendon se nuk ka njerëz.
Pasi nuk ka zhurmë....
Kurse tek pallati përballë.
Janë nja 2 gra....që edhe vetë qoftlargu i ka frikë....
Sa të dal unë....dalin direkt në dritare....
Se nga më shohin.
Se qysh tek.
Si kto tfundit....mos ju rënçin përpjesë....
 
Jam ,tek pallati tjeter kam qendruar 9 vjet,dhe nuk i njihja te gjithe komshijet,ah ishin vetem 15 familje ne pallat.
Po aq ketu ku erdha,po bej 4 vjet ,nuk i njoh.
Them nje mirmengjes ,diten e mire dhe aq.
 
Kam pasur fqinj të mirë, por ikën dhe këto dy vitet e fundit më kanë ardhur ca të të tjerë, jo të mirë. Pse i quaj jo të mirë? Ja për shembull, derën e tyre te jashtme e përplasin fort sa herë që hyjnë e dalin. Ndonjëherë bërtasin dhe flasin me zë të lartë jo vetëm ditën, por deri në 1 të natës.

Këtej nga oborri i pasmë, ku njerëzit vënë tavolina dhe karrike plastike per t'u ulur, ata kanë nxjerrë një divan, nga ata që janë për sallon! Divani nuk nxirret jashtë, se e zë shiu dhe mbushet me insekte, por aq kuptojnë. Ca kohë e mbanin të mbuluar me një plastmas, por plastmasin e mori era. Tani ka muaj që divanin e zë shiu dhe bora, është kalbur dhe është bërë për t'u hedhur poshtë. Mund të sjell dhe foto të divanit nëse doni.

Ka dhe të tjera, po kaq njëherë për njëherë.
Kështu puna e fqinjëve...
 
Duam foto të divanit 😁
 
Ktu ku jam Aktualisht jam vetem Skam kojshij Vec njerez te mite
e normalisht shkoj mire

Ndersa ne qytet vec nji komshi e njof te tjeret se di hic.............
 
Top