Love
βeℓℓe â๓e
Gani Mehmetaj
Kursi pro lindor që po e shpërfytyron shtetin tonë të ri, është kthesë e frikshme me pasoja afatgjate.-ا’kuptoi E. Ihsanologu me deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës se, arsyeja e mosnjohjes se shtetit tonë nga shtetet islamike është hezitimi i tyre për përkatësinë tonë religjioze?!
Arsyeja pse Kosovën nuk e kanë njohur shumica e shteteve islamike është hezitimi i tyre për përkatësinë tonë religjioze, thotë Sekretari i Organizatës së Bashkimit Islamik, Ekmeledin Ihsanologu para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Këtë deklaratë ai e hodhi në dhjetëvjetëshin e dytë të shekullit XXI, në kohën kur s’ka vend evropian që nuk e ka ndarë shtetin nga feja, s’ka qeveri evropiane që merr guximin ta theksoj përkatësinë e vet fetare, përkundrazi fenë e ka dëbuar nga organet shtetërore, e ka tërhequr nga rruga, duke e futur atje ku e ka vendin: nëpër kisha e sinagoga. Shtetet e qytetëruara evropiane, kush më herët e kush më vonë, qe nga Revolucioni Borgjez Francez e kanë theksuar se feja është çështje private e qytetarëve. Privacia është e shenjt. E kanë sanksionuar me ligj që asnjëri grup s’mund t’ia imponoj grupit tjetër përkatësinë religjioze, apo t’i diskriminoj mbi baza fetare.
Miku ynë islamik, Ihsanologu, na e tha troç se, meqë kishin dyshime jemi a s’jemi myslimanë, shumica e shteteve islamike nuk e paskan njohur Kosovën! Ndërkaq ne s’lamë dëshirë pa u plotësuar islamikëve, s’lamë traditë tonën fetare e traditë laike pa e shkelur që t’ua bëjmë qejfin beduinëve të shkretëtirës. Dhe prapë ai e thotë se kanë hezitime...
Myslimanizmi ynë autokton, sikurse thoshte presidenti Rugova, derisa nuk erdhën militantët islamikë, dallonte shumë nga myslimanizmi oriental: ishte më liberal, më tolerantë, më humanë, më bashkëpunues me fetë e tjera. Myslimanizmi autokton edhe sot është më tolerantë, por këtë strukturë e ka shprishur apo ngulfatur militarizimi i fesë. Dikur kombi mbizotëronte mbi fenë, sot islamizmi e lufton egërsisht kombin. Popullata qe inkorporuar mirë në qytetërimin perëndimor, të cilit i takonim. Kursi properëndimor i presidentit Rugova më mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve dhe Evropës Perëndimore, na i hapi dyert e botës demokratike. Perëndimi i krishterë na shpëtoi nga zhdukja. Shpëtimtarët tonë perëndimor kur i grishem, erdhën në ndihmë; u premtuam se si nipër të Nenës Terezë, s’do ta harrojmë kurrë ndihmën e Papa Gjon Palit të Dytë, ata na besuan; u thamë se do ta bëjmë shtetin tonë model për vendet e Gadishullit, ata priten e shpresuan. Pritja e tyre nuk u realizua. Miqtë tonë perëndimor po e thonë haptazi se po i zhgënjejmë keqas. Madje edhe kursin properëndimor kemi filluar të ndryshojmë, sa kanë nis të pyesin aleatët: i takojmë qytetërimit perëndimor apo jo? Domosdo se i takojë këtij qytetërimi, pavarësisht përpjekjeve të ngulmëta të grupeve mercenare e shërbimeve sekrete orientale e serbe që të na shkëpusin nga Evropa. Shërbimet antishqiptare janë shumë të pranishme në Kosovë, kanë rekrutuar njerëzit e vet, kanë grupet që po punojnë me ngulmë për shkombëtarizim. ثshtë një përpjekje që mund të shkaktoj fatkeqësi të reja në trojet shqiptare.
Deklarata e sekretarit të OBI-së, e thënë para parlamentarëve tonë shkel dinjitetin tonë kombëtar, sepse shqiptarët janë edhe të krishterë: katolikë, protestantë e ortodoksë.
Deklarata e sekretarit islamik nuk është e vërtet, sepse arsyeja e mosnjohjes nga shtetet islamike nuk qe, pse nuk ishim sa duhet islamikë, por pse nuk ishim të gjithë të krishterë. Organizata islamike do të na njihte pavarësinë më të parën po të ishim të gjithë të krishterë, ashtu sikurse bëri me shtetet e reja të krishtera- Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Maqedoninë. Madje, po të ishim të gjithë të krishterë do të fillonte faza e dytë: investimet islamike në shtetin tonë, apo do të shkonin ekspertët tanë në shtetet arabe që t’i mësonin vendësit sistemin e ujitjes apo se si të mbëltojnë lule në shkreti, ashtu sikurse bëjnë ekspertët sllovenë, kroatë e serbë nëpër shtetet arabe. Ata janë më të privilegjuar se sa ne nga organizata e shteteve islamike. Turqia investoi në Serbi e Maqedoni dhjetëfish më shumë se sa në Kosovë. Katari e shtetet e Gjirit Persik investojnë shumë në Kroaci e Slloveni. Te ne shtetet islamike nuk investuan asgjë, pos në xhami e shoqata të dyshimta, ndërsa na e imponuan vullnetin në të gjitha aspektet.
Shtetet islamike marrëdhëniet më të mira i kanë më Serbinë (shtet ortodoks), Kroacinë (shtet katolik), Maqedoninë (ku feja ortodokse imponohet me agresivitet) etj. Pra, të gjitha këto shtete të krishtera, Organizata e Bashkimit Islamik i ka njohur pa asnjë hezitim. Po të ishin myslimane do të kishin hezitime, ashtu sikurse kanë dyshime për neve. E pranuan pavarësinë e Kosovës vetëm shtetet myslimane të cilat i patën marrëdhëniet e mira me SHBA-të, Britaninë e Madhe a Gjermaninë.
Deklarata diskriminuese e sekretarit Ihsanologu që ua përplasi deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa asnjëri prej kuvendarëve nuk e kundërshtoi, prek themelet e shtetit. E para, shteti i Kosovës është shtet i shqiptarëve e jo i pulsimeve shkretinore. E dyta, është shtet laik e jo islamik. E treta, gjeografikisht është shtet i arealit evropian e jo aziatik apo afrikanë. Ndërkaq, disa nga këta deputetë që heshtën janë bërë zëdhënës të rrymave më të skajshme islamike. Orienti ka prirje t’i korruptoj në shkallë të gjerë njerëzit me paratë që i shpërndanë gjithandej dhe me privilegjet që po ua bënë jo vetëm deputetëve, por edhe medieve, gazetarëve, zyrtarëve të ndryshëm, mjekëve etj. A reagoi ndokush kundër deklaratës së këtij zyrtari të lartë islamik? Nuk e lexova në asnjë gazetë të Kosovës, apo në televizione. Thua te jenë pajtuar? Nuk ma merr mendja, por islamikët duket e kanë gjetur ilaçin e heshtjes. Pjesa tjetër e njerëzve janë mësuar të heshtim edhe kur i fyejnë e denigrojnë, edhe kur i lavdërojmë më të rrallë, si fëmija jetimë. Nuk ishin jetimë, përkundrazi e patën mbështetjen e gjithë botës demokratike, por po vetmohen me veprimet korruptive.
Orienti kurrë s’mund ta plotësoj boshllëkun e Oksidentit. Këtë fakt duhet ta kemi vath në vesh. Përkatësia jonë fetare dikur ishte mallkim përballë Perëndimit, tash po bëhet mallkim para shteteve islamike.
VOA