Kresha
A pretty face can never trick me
Temperaturat e acarta siberiane do të mbretërojnë këto ditë në Kosovë. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat do të zbresin deri në minus 20 gradë celsius (-20 °C). Ndërkaq, reshjet e borës që kanë filluar të shtunën do të vazhdojnë edhe të dielën.
Të hënën do të ketë ulje të temperaturave deri në minus 20 gradë celsius (-20 °C). Kjo gjendje sipas meteorologëve do të zgjas deri të enjten, ku priten ngritje të temperaturave deri në minus 5 gradë celsius (-5 °C).
"Gjatë ditëve të ardhshme, duke filluar nga dita e hënë vendi ynë do të jenë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri lindore. Nga e hëna temperaturat minimale do të zbresin në minus 18 gradë celsius (-18 °C), minus 20 gradë celsius (- 20 °C) në bjeshkë dhe në vendet kodrinore malore", parashikon Sylë Tahirsyla, drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas tij të enjten do të ketë ngritje të temperaturave, të cilat do sjellin sërish reshje të borës. Tahirsyla thotë se gjatë tërë javës së ardhshme temperaturat do të jenë të ulëta dhe nuk do të kalojnë mbi zero gradë celsius (0 °C)
RTK/Express