fcbesia
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 17, 2008
-
- Mesazhe
- 1,434
-
- Reagimet e mara
- 152
-
- Vendndodhja
- Prishtinë-Shqipëri Etnike
Keni frikë nga gjilpërat? Një lajm i mirë për fëmijët e vegjël, por edhe për ata që vuajnë nga fobia e gjilpërave. Shpikësi Yoshio Oyama ka shpikur diçka për ju: një shiringë pa gjilpërë që përdor presionin e ajrit për të injektuar ilaçin. Sistemi Yoshio, quhet “Mother’s kiss” dhe lajmi është raportuar në revistën “National Geographic News”. Shiringat pa gjilpëra përdorin presionin e ajrit apo gazeve për të injektuar ilaçin dhe shpikësi japonez thotë se ky nuk është përfitimi i vetëm. Në këtë mënyrë shkurtohen edhe kostot e shiringave dhe efikasiteti është më i lartë.
T.O