Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Japonezët paraqesin robotin e luftës

cent

...Lontano
JAPONI-Një kompani japoneze elektronike ka paraqitur një robot që mund të përdorët në situate lufte ,“Kuratas”. Kjo shënon fillimin e një epokë të re në industrinë ushtarake, bën të ditur "Voice of Russia".

Shiko fotografinë 1730588

Roboti i luftës, i projektuar nga “Suidobashi Heavy Industry”, është 4 m i lartë dhe peshon mbi 4 tonë. Ai mund të kontrollohet si nga kabina e brendshme ashtu dhe nga një zonë e sigurt, duke përdorur një “smartphone” të lidhur me rrjet “3G”.

“Kuratas” është i pajisur me një sërë të armësh të teknologjisë së lartë, duke përfshirë një “mitraloz Gatling” (me shpejtësi qitjeje 6000 të shtëna në minute), i cili aktivizohet kur piloti buzëqesh. Për këtë arsye projektuesit e pilotit kërkojnë pilotë “seriozë”.

Kostoja e këtij robot të ri është vlerësuar në rreth 1.4 milionë dollarë USD. Roboti ka 30 nyje hidraulike, të cilat i lejojnë të lëvizë pa u penguar. Roboti mund të lëvizë me një shpejtësi prej rreth 10 km në orë./BeratiLive


 
Pe: Japonezët paraqesin robotin e luftës

Edhe robotet mungojne....pastaj shtetet e kane me te lehte per te hyre ne lufte me nje shtet tjeter pasi mund ta zhvillojne luften pa derguar trupat ushtarak te tyre neper vendet me rrezik ku ushtaret e tyre mund te humbin jeten. Kshu qe sa me pak humbje jete te ushtareve, aq me e lehte per te hyre ne lufte me nje shtet tjeter.
Kam degjuar qe po ndertohen dhe ca robote te tjere qe jane akoma me rrezikshem se ky, se ky te pakten kontrollohet nga nje njeri kurse kta te tjeret per te cilet kam lexuar e zhvillojn luften vet, pa pasur nevoje per nje tru njeriu qe ti kontrolloj. Jane me rrezikshem se i lihet robotit ne dore qe te bej ndryshimin midis luftetarit dhe civilit, dhe sa ne gjendje eshte nje robot te bej nje dallim te tille s'do mend.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top