Japan Airlines, humbje rekord në 2009

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Japan Airlines, kompania më e fuqishme ajrore në Azi, ka raportuar humbje në tremujorin e parë të vitit, pas një rënieje të ndjeshme në shitjen e biletave.

Kompania ka pësuar një humbje prej 99 miliardë jen, ose 1 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe të vitit, nga 3.4 miliardë jen që ishte për të njëjtën periudhë të një viti me parë.

Shifrat janë publikuar pasi qeveria japoneze po përgatitet për të hartuar një plan emergjence për kompaninë ajrore.

JAL mund të marrë mbi 100 miliardë jen ndihmë nga shteti, në mënyrë që gjendja financiare e saj të përmirësohet.

Më herët gjatë vitit JAL bëri të ditur se do të merrte hua mbi 200 miliardë jen nga skema e interesave të ulëta të hartuar nga qeveria e Tokios.
*Telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top