Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Darius

DENY IGNORANCE
aa_632064.jpg


Vendimi i një universiteti në SHBA për të nderuar kreun e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, ka provokuar zemërim tek komuniteti shqiptar që jeton në SHBA. Gazeta “Illyria” shkruan se në të njëjtën ditë me dhënien e titullit “Doktor i Nderit” në New York, është planifikuar të mbahet edhe një protestë paqësore. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë do të jetë i ftuari i nderit në Fordham University në New York, të martën, në 28 janar 2014. Pas leksionit dhe ceremonisë së dhënies së titullit “Doktor i Nderit” nga Fordham University, do të vijohet me një pritje koktejl për nder të të ftuarit. Sipas gazetës “Illyria”, studentët nga Ballkani të Universitetit Fordham dhe alumni me origjinë shqiptare, me anë të një letre dënojnë vendimin për të nderuar kryepeshkopin Janullatos. Ata kanë dërguar një letër publike për presidentin e këtij universiteti, me titullin: “Anastas Janullatos u emërua kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, kundër dëshirës së popullsisë ortodokse shqiptare”. Studentët që kanë firmosur letrën kundër, shkruajnë se përfaqësojnë 4 fetë kryesore në Shqipëri dhe se i qëndrojnë besnikë traditës së paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithatë, në letër thuhet se kryepeshkopi Anastas nuk mishëron vlerat më të çmuara të Shqipërisë: harmoni ndërfetare dhe marrëdhënie miqësore me fqinjët. “Ne shpresojmë që, si udhëheqës i Fordham University, ju do të veproni në emër të vlerave të këtij institucioni jezuit, për të promovuar drejtësinë dhe ndjenjat e të gjithë shqiptarëve të të gjitha besimeve dhe të njihni këtë lutje, e cila buron nga dinjiteti i lindur i shqiptarëve për të drejtën e tyre, për të ushtruar besimin e tyre dhe lirinë e tyre, të ekzistojnë si të tilla në mendjen, trupin dhe shpirtin e çdo besimtari shqiptar”, – thonë në fund të letrës së tyre nxënësit e Universitetit Fordham. Por reagimet për këtë nderim të kryepeshkopit nuk janë mbyllur me kaq. Komuniteti shqiptar në Boston dhe shoqata “Kombi” në Worcester kundërshtojnë gjithashtu ashpër dhënien e një titulli të tillë. Më poshtë, në letrën e shoqatës “Komi” janë argumentuar edhe disa nga arsyet për të cilat kjo shoqatë thotë se po i bashkohet zërit të protestës së shoqatave shqiptaro-amerikane në اikago dhe New York, për demonstratën e së martës, për të dënuar vendimin për të nderuar kryepeshkopin Janullatos, nga tempulli i dijes, Universiteti Fordham në Bronx – New York. “Me mbajtjen peng të postit të kreut të Kishës Ortodokse nga Janullatos për 23 vjet, është acaruar klima e marrëdhënieve të mira midis dy popujve, shqiptar dhe grek, sepse Janullatos ka një influencë të padiskutueshme në qeverisjen e Shqipërisë, i ndihmuar si nga Athina zyrtare, ashtu edhe nga segmente të politikës së korruptuar në Athinë dhe Tiranë”,-thuhet në reagimin e këtij komuniteti. Nismën për të organizuar një protestë e ka marrë së pari organizata “Rrënjët Shqiptare”, por një numër organizatash të tjera pritet që t’i bashkëngjiten tubimit të protestës të së martës, ku flitet se edhe shqiptarë nga اikago, Detroiti, Uashingtoni, Florida dhe të tjera do të jenë në demonstratë atë ditë, përpara oborrit të kampusit të Universitetit Fordham.

Gazet Mapo
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Ky eshte budalliku me i madh qe mund te ekzistoje, nje grek ne krye te kishes shqiptare boh
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

E vetmja gje mbetet eshte te pritet vdekja e Janullatosit, qe dhente zoti ndodh neser, dhe ketu lind pyetja kush do ta zevendesoj ate?!

Sipas Kanunit te Kishes zevendesimi behet nga nje nga peshkopet e Sinodit te Shenjte dhe fillon me me te vjetrin. Ne kete pike me i vjetri eshte Peshkopi i Gjirokastres dhe Beriatit, ai qe e quajti Kosoven Jeruzalemi Serb.

Presioni dhe lufta duhet bere qe ai dhe te tjeret e moshes se tij te mos e pranojne kete rol (kjo lejohet nga Kanuni) dhe drejtimin ta mare nje Shqiptar. I vetmi ne radhe eshte Johan Pelushi i ri ne moshe, i shkolluar dhe shqiptar (kete te fundit aq shqiptar sa mund te jete nje pjestar i Sinodit te shenjte i ngritur nga greket, por e keqja me e vogel)

Keto jane pasojat e nje firme qe hodhi R Alia ne 1990 kur pranoj Janullatosin si eksark.
Nje firme e thjeshte me pasoja te medha kombetare.

S'paska akoma dhe sot nje klerik shqiptar qe di ti mesoje popullit shqiptar mesimet e Jezuit, u dashka te jete nje grek dhe sot pas kaq vitesh?

Dicka absurde ngado qe ta kapesh, sado e sido qe ta vertitesh ngelet prap ashtu. Fakti qe Janulla ka 20 vjet qe uzurpon kishen shqiptare, kishen e Nolit, nuk e ben kete dukuri normale, aq me pak te moralshme.

Kurse fakti qe prifterinjte dhe besimtaret shqiptare nuk ngrihen ne kembe ta perzene Janullen dhe te vene nje shqiptar ne krye te tyre eshte shume domethenes per ne si shqiptare, fatkeqsisht.


hajduti
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Ajo qe me ka bere pershtypje mua eshte arkitektura e kishes qe po ndertohen ne Shqiperi ne periudhen e Janullatos, te gjitha kishat duke perfshire dhe katedralen e Korces jane stil grek jo stil shqiptar, pra po manipulohen faktet historia me paramendim keqdashes.


Po te shofesh kishat e vjetra te ndertuara ne Berat Korce Voskopoje etj nga Onufri me shoke kane stil autokton shqiptar.

Se kuptoj qendrimin e shtetit shqiptar si mund te lejojne te humbin simbolet kombetare si mund te zhduken keto perla duke i zevendesuar me keto rudimente ballkanase arabe boh
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Nje gje nuk mar vesh ketu une,te gjithe japin ide krijojne hipoteza pa fakte.Janullatos nuk eshte i mire sepse eshte Grek,edhe jemi te mire se jemi Shqipetar.Para disa javesh kam lexuar nje shkrim ketu,ku thosh se ky eshte me origjine Shqipetare.Megjithate nuk po i futem shume kesaj teme ne eshte Grek apo Shqipetar.Shume ketu duhet te jene te vetedijshem se ky eshte krye te kishes Shqipetare sepse,ne nuk kemi njerez aq te afte sa te drejtojne ate.Duam apo nuk duam ne,ky eshte realiteti jone i hidhur qe na perfaqeson ne shume institucione qofshin keto shteterore,private apo fetare.Mqs permendet kishen e Fan Nolit,para dy vjetesh dergojne nje prift Shqipetar ketu ne Boston edhe te gjithe Shqipetaret qe e kane takuar ketu nuk kane pershtypje te mira per ate,sepse te gjitheve u ka len pershtypjen e nje zhvatesi.Ndersa per sa i perket ndertimit te kishave,nje kishe ne Shqiperi nuk perballon dot shpenzimet e veta me dhurimet qe bejne njerezit,e akoma me shume te ndertojme kisha te reja.
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Papajane ngado
 
Pe: Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Nje gje nuk mar vesh ketu une,te gjithe japin ide krijojne hipoteza pa fakte.Janullatos nuk eshte i mire sepse eshte Grek,edhe jemi te mire se jemi Shqipetar.Para disa javesh kam lexuar nje shkrim ketu,ku thosh se ky eshte me origjine Shqipetare.Megjithate nuk po i futem shume kesaj teme ne eshte Grek apo Shqipetar.Shume ketu duhet te jene te vetedijshem se ky eshte krye te kishes Shqipetare sepse,ne nuk kemi njerez aq te afte sa te drejtojne ate.Duam apo nuk duam ne,ky eshte realiteti jone i hidhur qe na perfaqeson ne shume institucione qofshin keto shteterore,private apo fetare.Mqs permendet kishen e Fan Nolit,para dy vjetesh dergojne nje prift Shqipetar ketu ne Boston edhe te gjithe Shqipetaret qe e kane takuar ketu nuk kane pershtypje te mira per ate,sepse te gjitheve u ka len pershtypjen e nje zhvatesi.Ndersa per sa i perket ndertimit te kishave,nje kishe ne Shqiperi nuk perballon dot shpenzimet e veta me dhurimet qe bejne njerezit,e akoma me shume te ndertojme kisha te reja.


Duam apo nuk duam ne dhe ti bashke janullatos eshte komanduar si kryepeshkop i kishes ortodkse shqiptare dhe nuk e kemi zgjedhur ne shqipetaret te cileve ai na perfaqeson, nese me lejon qe ketu nis problemi, llogjikisht apo jo?
Nuk kemi ne Gjergj Fishta, Fan Noli, At Zef Pllumi, Dom Nikoll Kacorri?
Po te pergjigjem me terma fetare:Te thuash qe ne nuk kemi njerez te afte per te qene kryepeshkope te kishes ortodokse SHQIPTARE eshte HEREZI !!!
 
Titulli: Pe: Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protest

Po te pergjigjem me terma fetare:Te thuash qe ne nuk kemi njerez te afte per te qene kryepeshkope te kishes ortodokse SHQIPTARE eshte HEREZI !!!
Hajde pra,une,ti edhe gjithe Shqipetaret ta vendosim nje njeri te denje,e mos te merremi me fjale kot.Ndersa per sa i perket herezis,me duket se keto figura qe ke permendur me siper nuk jetojne me ?
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Ne vitin 1991 me shembjen e regjimit komunist per shkak te gabimeve te renda e te pafalshme qe kreu Enver Hoxha ne luften e mbrapshte qe ai ndermori kunder institucioneve fetare, bashkesite fetare te Shqiperise mbeten pothuajse te gjitha pa koke, pa rrjet institucionesh, pa funksionare te pershtatshem te kultit dhe me shume pak faltore qe kishin shpetuar nga furia e rrenimeve te tyre.
Te gjitha bashkesite fetare te Shqiperise – myslimane, bektashiane, katolike, ortodokse – per te rimarre veten kishin nevoje per ndihmen e miqve dhe dashamiresve te tyre qe ndodheshin jashte Shqiperise.

Nje nga vendimet me te rendesishme ne statut eshte skalitur ne nenin 16 ku thuhet se te gjithe peshkopet, ne menyre specifike kryepeshkopi i KOASh-it, duhet te jene me kombesi dhe shtetesi shqiptare.

Meqenese ne Shqiperi nuk kishte mbetur asnje peshkop kanonik i gjalle si duhej krijuar sinodi i shenjte kishtar?

Ne keto rrethana kaq te zymta per zgjidhjen e problemit te Kishes Ortodokse, sugjerimi me i drejte erdhi nga shqiptaret e Amerikes. Ne nje mocion te miratuar nga Keshilli i peshkopates kishtare te Bostonit u hodh ideja qe rruga me e pershtatshme ishte te ngarkohej nga Patriarkati i Kostandinopojes nje ekzark me nje botekuptim te gjere kishtar e demokratik – nje ekzark nga nje vend qe te mos kishte interesa politike ndaj Shqiperise, pra as grek, as serb. Shkurt nje ekzark me detyre te perkohshme, i cili pasi ta rimekembte kishen e shkallmuar nga regjimi komunist, pasi te mekembte sinodin e shenjte dhe ne momentin qe sinodi te zgjidhte kryepeshkopin e KOASh-it, ai te largohej nga Shqiperia.

Patriarkati i Kostandinopojes nuk e mori ne konsiderate. Prapaskenat qe u luajten ne ato momente shume te zymta nuk i dime. Nje gje u be shume shpejt e qarte. Qeveria e Athines, e cila vepronte si zembrek ne gjirin e Kishes Ortodokse greke, nderhyri me te shpejte: e bindi Patriarkun Bartolome qe te ngarkonte me detyren e ekzarkut Prof. Dr. Anastas Janullatosin, ne ate kohe peshkop i Andruses. etj.

...tani...

Me sa i njoh une kanunet e kishes dhe shtetin e sotem shqiptar, dhe qofsha i gabuar ne te dyja, nuk ka asnje mundesi deri sa Janullatosi te vdese.

Nga brenda rruga e vetme eshte ajo e Nolit, krijimi i nje kishe tjeter, pak e veshtire duke patur parasysh se kjo do te sillte shume probleme te tjera, midis shqiptareve orthodokse.

Aq me shume qe sot ndjenja patriotike e shqiptarit nuk eshte ajo 1920. Sot ka shume shqiptare (orthodokse dhe jo orthodokse) qe mendojne se "keto rreziqet e grekut etj etj jane endra te disave qe ju ka mbetur ora ne vitet 1920. Kohet kane ndryshuar dhe nuk behet me fjale per luftera ballkanike apo ato civile".

Keta harrojne lufterat e Jugosllavise qe ndodhen ne 10-20 vjecarin e fundit, por ja qe keta duke pire whisky e kafe ekspreso te Blloku nuk duan te prishin rehatine qe kane sot. Pra nuk ka perkrahje per nje gje te tille.

Me kanunet e kishes Janullatosi eshte K/peshkop deri sa te vdese.
Shteti qe ka ne dore po te doje mund te provoje aktivitetin antishqiptar te Janullatosit, e ta perzere si person te pa deshiruar, por ja qe nuk eshte shteti i Zogut qe perkrahu KOASHin e Nolit, megjithese se Noli ishte kundershatr i Zogut.


E vetmja gje mbetet eshte te pritet vdekja e Janullatosit.



hajduti
 
Titulli: Janullatos nderohet në New York, shqiptarët e presin me protesta

Krishti do te degjoje lutjet e shqiptareve keshtu qe do e marre prane vetes Janullatos shume shpejt :P
 
Back
Top