​Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

cache-210-166-strict-267398.jpg

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, dënon ashpër luftën në Siri, ndërsa ngre pikëpyetjet e tij se këtë luftë nuk e bëjnë sirianët por grupe të tjera që kanë interesa të caktuara.

Në një intervistë për televizionin grek ERT, Janullatos i përcakton militantët e ISIS si “persona të errët” ndërsa thekson se “besimi fetar është një çështje shumë delikate, pasi mund të shërbejë për të shtrembëruar te vërtetat dhe për te nxitur luftëra.

“Si mund të vrasësh njerëz të pafajshëm e të thërrasësh “Zoti është i madh?”. Nuk ka luftë të drejtë, vetëm paqja është e drejtë, lufta është luftë”, tha kryepeshkopi.

Janullatos është ndalur edhe te kriza greke, duke kërkuar një autokritikë nga qytetarët grekë dhe jo të luajnë rolin e viktimës.

Ai thekson se “ata pinin kafe në kohën kur shqiptarët u mblidhnin ullinj”, duke e cilësuar këtë si një gabim që duhet korrigjuar.

Duke folur për krizën greke, Kryepeshkopi e përcaktoi ati si një cunami.

“Nuk e kishim llogaritur këtë dallgë të madhe”, përfundon Janullatos.
d.i./Shqiptarja.com
 
Titulli: ​Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Mire ka folur ky por prapeseprape se honeps dot surratin e ketij une.
 
Titulli: ​Janullatos kritikon grekët: Pinin kafe kur shqiptarët mblidhnin ullinj

Ta kishin llogaritur se kur punonin me nje sistem gjoja 8 oresh po punoni as 6 neper administrata,kur merrnin apidoma dhe nga 14 rroga,dihej ku do i conte mushka.
Flluskat ekonomike zakonisht deshtojne direkt,por keta i mbajti Europa aq sa u kishte nevojen, sa u qetesua pak Ballkani, tani,te mbjellin dhe te mbledhin ullinje e portokalle.
Se ne fakt as industri te mesme e te rende s"kane.(imagjino dhe fabrikat e vajit te ullirit apo kokakoles dhe pepsit u kane ikur nga taksat)
Te merren me blegtori ,bujqesi,fisin dhe lashtesine mbas u dele ndonje gje ne vijme .Duhen ndergjegjsim dhe mendet ne koke,qe per te pase nje mireqenie sic keta e kishin ,duhen tjere parametra ekonomik kombetar.
 
Redaktimi i fundit:

Te flitej keshtu edhe per Shqiperine nga Shqiptaret, do mbillnim diamante... po si i behet kur as domate nuk ka???
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top