Këngëtarja Janet Jackson u kap nga një kamera e sigurisë duke abuzuar fizikisht ndaj mbesës Paris, vajzës së vetme të së vëllait të saj, Micheal Jackson.
Ky është momenti kulmor i një sherri midis fëmijëve dhe motrave të “Mbretit të Popit”, të cilët pretendojnë pjesën e tyre në pasurinë prej 500 milionë dollarësh që la 51-vjeçari pas vdekjes së tij.
14-vjeçarja Paris dhe dy vëllezërit e saj janë lënë nën kujdestarinë e gjyshes së tyre Katherinë, e cila prej pothuajse dy javësh është zhdukur dhe për fatin e saj nuk dihet më asgjë.
Si rrjedhojë, duket se Janet dhe vëllezërit e motrat e tjerë të Jackson kanë ripërtërirë kërkesat e tyre ekonomike dhe në një debat të nxehtë me adoleshenten, ajo e qëlloi me shpullë kur Paris i kërkoi të largohej nga “shtëpia e saj”.
Sipas raportimeve të pakonfirmuara nga shtypi amerikan, Janet, së bashku me dy vëllezërit Jermaine dhe Randy mbërritën në shtëpi për të larguar tre fëmijët prej saj dhe situata u tensionua aq sa në banesë mbërriti policia.
Në një moment, Janet duket sikur përpiqet t’i marrë nga dora 14-vjeçares Paris celularin, ndërsa lëshon fjalë fyese ndaj te mitures.
Problemi midis fëmijëve dhe motrave e vëllezërve të Jackson ka lindur si rrjedhojë e testamentit të debatueshëm, që lë pasurinë me vlerë 500 milionë dollarë të gjithën për fëmijët dhe nuk u jep asgjë motrave e vëllezërve të Micheal Jackson.
/ballkani/