Ajo quhet Alba Bugjzi dhe akuzohet për shantazh nga autoritetet italiane, pasi u përpoq t’i rrëmbente 100 000 euro një italiani.
Historia filloi në muajt e fundit, kur burri u njoh me vajzën e re në Bolzano, ku punonte si prostitutë në zonën industriale. Të dy patën një lidhje të shkurtër, gjatë së cila shqiptarja i kishte treguar atij se kishte vështirësi të shumta financiare dhe në familje.
Në fund të marsit të vitit 2016, megjithatë, çdo gjë ndryshoi. Alba filloi ta kërcënonte “klientin”, se nëse nuk i jepte paratë, ajo do ta raportonte në polici me pretendimin se ai ka kryer seks me një të mitur. Sot, më 8 prill, shqiptarja u kap në flagrancë duke marrë një pjesë të parave që kërkonte nga “klienti” i saj.
SHEKULLI SOFT