Pe: Jam gjithmone vone per ne takime !
Deshiroj shume te jem gjithnje e perpikte per takime, qofshin ato familjare, shoqerore apo zyrtare. Fatkeqsisht, jo gjithmone ndodh. Ka raste urgjente ku per nje arsye apo tjeter (jo gjithmone ne kontrollin tend) vonohesh apo nuk ke mundesi te shkosh fare.
Kujtoj kur intervistova per pune, ne intervisten e trete (pasi eshte me rounde) u vonova 1 ore e gjysme dhe isha pa asnje mjet kontakti sepse qellova ne metro (nen-toke) ku u semur dikush ne tren dhe u vonuam. Keshtu, vajta ne interviste 1 ore e gjysme vone, u ula ne recepsion per te pritur personin qe do te me intervistonte (qe ishte nje nga drejtoret e kompanise - aty tek 50tat) dhe i them "e di qe jam teper vone, dhe qe ti nuk ke deshire ta vazhdojme kete interviste por arsyeja e voneses ishte jashte kontrollit tim dhe do te kishit me shume dem si kompani ju sesa une nqse kjo interviste nuk vazhdon!"
Beme intervisten, dhe dy ore me vone me ofruan punen...njerez jemi dhe gjerat jo gjithnje shkojne ashtu siç i planifikojme, ne disa raste kemi nevoje per "nje dore fat".