Jahjaga, Thaçi, Shala, pro dialogut politik me Serbinë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46661_2.jpg

PRISHTINE-Pozicioni ndaj dialogut për çështje politike me Serbinë ka pësuar ndryshime dramatike te liderë të rëndësishëm shtetërorë e politikë të Kosovës, duke përfshirë edhe atë nga radhët e opozitës.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, por edhe përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë edhe publikisht në favor të nisjes së diskutimeve me Serbinë për çështje politike, një gjë që deri para pak kohe deklarohej si “vijë e kuqe” që nuk do të shkelej.

Dialogu për çështje politike, i paralajmëruar para pak kohe, nga diplomatë evropianë si “dialog me D të madhe”, ka nisur të konsiderohet si mjet i nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve.

Hapjes së bisedimeve politike me Serbinë, i pari mbështetjen publike ia ka dhënë nënkryetari i AAK-së opozitare, Blerim Shala. Ai është pasuar nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa të hënën mbështetje këtij procesi i ka dhënë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

“Republika e Kosovës ashtu siç ka vendosur marrëdhënie të mira dhe diplomatike me të gjithë fqinjët, është e gatshme të vendosë këso marrëdhëniesh edhe me Republikën e Serbisë. Dialogu politik, siç e cilëson opinioni, nuk është asgjë tjetër përveçse zhvillim i marrëdhënieve normale ndërmjet dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kosova tashmë e ka përvojën e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera dhe këtë përvojë do ta shfrytëzojë edhe në vendosjen e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, si dy shtete sovrane”, ka thënë për “Kohën Ditore” këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.

Dialogu mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit, sipas këtyre burimeve, do të përfundojë pasi Kosova dhe Serbia të arrijnë konkluzionet e përbashkëta në çështjen e telekomunikacionit, energjisë elektrike, prezantimit të Kosovës në nisma ndërkombëtare dhe diplomat universitare.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top