Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

auto_Atifete1420637965.jpg

Alban Muhaxheri • 07 Janar 2015 • 14:36 •

Sulmi terrorist, i bërë disa orë më parë në Paris të Francës, ndaj një reviste humoristike, ka bërë që gjithë spektri kosovar të reagojë. E para ishte presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Këta dy liderë të institucioneve të rëndësishme të vendit nuk kanë shkruar asnjë fjalë të vetme lidhur me rastin e vdekjes së kosovarit në shtetin hungarez.

Sipas analistëve, heshtja e liderëve ka qenë e pritshme dhe se nuk është për t’u çuditur.

Artan Muhaxhiri, analist për çështje politike, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se, institucionet e vendit ende nuk kanë ndonjë strategji të duhur për parandalimin e kosovarëve për t’u larguar jashtë vendit.

“Heshtja e liderëve tanë është e pritshme sepse edhe kanë një lloj përgjegjësie për vdekjen e kosovarit, për shkak se ata me mosangazhimin e tyre në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies kanë ndikuar që të rritet emigrimi.

Mirëpo, aktualisht as tash nuk ka ndonjë strategji të duhur për parandalimin e largimit të kosovarëve nga vendi, ka shumë improvizime dhe nuk është as në nivelin e aspektit ekonomik dhe të sigurisë. Nuk ka angazhim institucional që do të ndikonte në uljen e numrit të kosovarëve që duan të largohen nga Kosova”.

Zeri/onfo
 
Titulli: Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

Qytetarët ngrijnë duke ikur, politikanët nuk shpreshin as ngushellime
Bota Sot | 07.01.2015 15:41 • Valbona Mazreku

Dhjetëra në mos qindra zemra nënash shqiptare mëngjesin e sotëm e kanë gdhirë të përlotura, nata që kaloi, ishte natë e tmerrshme për shumë prej tyre, orët më të gjata se kurrë. Ato po presin lajme nga djemtë e tyre që morën rrugën për në perëndim. Djaloshi që u gjend dje në mesditë i ngrirë nga polica kufitare e Hungarisë mund të jetë djali i secilës prej tyre, zemrat e tyre po rrahin fort, e kushedi se si do e përballojë lajmin nëna e ka fatin e zi që i riu shqiptar të jetë mu djali i saj. A do pëlcas në vend ajo zemër e shkretë?!

Ironia e fatit do që derisa të rinjtë shqiptar po ngrijnë nga acari në malet e Hungarisë, politikanët tanë u hipin skive dhe bëjnë pushime për shtatë palë qejfe. Disa sosh edhe pse ditë dimri me familjet e tyre, vizituan bregdetin shqiptar.

Por gjithsesi numri i atyre që morën rrugën e arratisjes nga Kosova është tejet më i madh.

Qytetarëve tanë u mbaroi durimi, ata më parë po zgjedhin të ngrijnë në kufi, të flenë në kampe, në tenda që vetëm sa i ndal hovin të ftohtit dimëror, sesa të rrinë në Kosovë e të dëgjojnë refrenet e përsëritura nga papagajt politikan.
‘Për 15 muaj do të kemi liberalizim vizash’, ‘Vizat do hiqen për Kosovën brenda 2015’, ‘do të hapim 200 mijë vende pune’, ‘do të hapim 120 mijë vende pune’. E të tilla pambarim, por në të vërtet refrenet tashmë janë mësuar përmendësh edhe nga populli.

I nderuar kryeministër Mustafa ditë më parë u bëre thirrje qytetarëve të mos largohen nga Kosova, duke u premtuar atyre angazhim për hapje të vendeve të punës, mundësinë e ke, fillo duke dhënë shembull se secilit qytetar i takon një vend pune, dhe liro vendet e punës të cilat nuk do të mund ti mbash duke qene i pari i ekzekutivit të shtetit, kërko nga ministrat e tu dhe vartësit e tyre, të bëjnë të njëjtën gjë, kërko nga profesorët tu të lënë nga një vend pune.

Kërko nga deputetët të kënaqen me pagat e tyre e të heqin dorë nga mëditjet së paku gjatë angazhimit të tyre në komisione gjatë orarit të punës. Nivelizo pagat e agjencive të ndryshme dhe ndërmarrjeve publike, ku pagat janë më të larta se të Presidentes. Ju jeni ekonomist, shfrytëzoni dijen tuaj, angazho njerëz profesionist që me një laps e letër të shohin harxhimet e panevojshme dhe ti llogarisin ato, është fare e thjeshtë, do të dalin shifra që do të kenë numra të thjeshtë me disa zero pas.
Drejtoju çdo ditë në medie të ndryshme qytetarëve që të rrinë në Kosovë, mundohu ti bindësh ata, se kësaj radhe duhet besuar politikanët vendës. Në mos mundeshit vetë të arrini të përmirësoni gjendjen e rënduar kërkoni ndihmë nga shtetet e perëndimit, të cilët besojë se do të të ndihmojnë sepse ata vlerësojnë lart një jetë njeriu, dhe për më tepër do tu konvenonte që të mos stërmbusheshin shtetet e tyre me qytetarë nga Kosova, që do ishin një barrë e madhe për ta, kërko mbështetje për të krijuar ose ngjallur një sektor të ekonomisë që do gjeneronte vende pune dhe të ardhura për shumë kë. Urgjentisht kërko angazhim të qeverisjes lokale të identifikojnë rastet që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë.

Zvogëlo numrin e zyrtarëve që se din çfarë pune bëjnë, sidomos në pozita administrative, elimino postet fantazmë në nivel të qeverisë qendrore dhe lokale, ndërmarrje publike dhe borde e agjenci të ndryshme. Në vend të tyre, rrit numrin e inspektorëve që do luftonin ekonominë joformale. Rrit numrin e hetuesve dhe mbështeti ata që të identifikojnë shkelësit e ligjit dhe grupet e organizuara kriminale që janë shndërruar në virus mutant për Kosovën.
Mos fal askë nëse shkel ligjin! Lufto ndikimin politik në sistemin e drejtësisë. Lufto pamëshirë çdo gjë që shkatërron sistemin publik shëndetësor dhe trafikon pacientët në sektorin privat. I pamëshirshëm tregohu me ata që dërgojnë pacientët për trajtim jashtë vendit dhe flasin keq për Kosovën.

I nderuar kryeministër Kosova nuk ka kohë për të humbur, tashmë është humbur tepër... Apo duhet të presim që qytetar të tjerë të ngrijnë në kufijtë e Hungarisë, rrugëve të shteteve të Evropës apo edhe tragjedi të tjera, sikurse ajo e lumit Tisa.
 
Titulli: Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

dmth se ky i riu zgjodhi rrugen e arratisjes ne nje shtet tjeter pikerisht ne keto temp te ftohta e ka fajin qeveria?

bhoo
 
Titulli: Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

Monique, fajin e ka qeveria qe nuk i mundesoi popullates nje jete te dinjiteteshme ne Kosove. Shiten gjithecka, te gjitha fabrikat u privatizuan dhe u shnderruan ne depo apo lokale nate...mija punetor mbeten ne rruge. Nuk u hap asnje fabrike e re, nuk u hapen vende pune (pervec kamarier, kashier, apo shites), sepse jeta ne Kosove eshte vetem tregti pa prodhim.
Faji i qeverise ketu eshte edhe nje tjeter: Ngushelluan Francen per masakren, por nuk ngushelluan familjen e shtetasit te tyre qe vdic duke ikur nga ky ven pa perspektiv (mos te shikohet vetem ky si rast, por ne pergjithesi mijera kosovar leshuar Kosoven keta dy muajt e fundit).
Pas komenteve dhe kritikave neper portale mbreme pash ne lajme se Jahjaga paska qene per ngushellime ne familjen e viktimes (sa per sy e faqe)
 
Titulli: Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari

shiko se prandej jemi vellezer e motra ne , se i kemi genet e njejta

kosova eshte ne trazicion qe zor do dali , si ne ne 25 vjet dhe ende jemi trazicion.

hajt se me mire do behet
 
Titulli: Jahjaga dhe Thaçi "harrojnë” kosovarin e vdekur në Hungari


Gjeni ju strategjinë, për te marrë Trepçën! Mos e leni ne duar të serbëvë!

Tjerat janë sekondare dhe rregullohen ma lehtë...... Keshtu di tju them.


Jetesa
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top