Jacques-Louis David piktori që shkroi në tablo antikitetin grek dhe Revolucionin Francez

Lauri

Anunnak
Jacques-Louis David piktori që shkroi në tablo antikitetin grek dhe Revolucionin Francez

FB_IMG_1578048597250.jpg

Fëmijët e Dianës dhe Apollos (1772), Jupiteri dhe Antiopia (1768), Trupi i Hektorit (1778), Patrokli (1780), Betimi i Horatii (1786), Vdekja e Sokratit (1787), Parisi dhe Helena (1788), Lektorët i sjellin Brutusit trupat e bijve të vrarë (1789), Vdekja e Maratit (1793), Marie Antoinette gjatë rrugës për në Guillotinë, Ndërhyrja e grave Sabine (1799), Napoleoni në Pass-Saint-Bernard (1801), Kurorëzimi i Napoleonit (1806), Marsi çarmatoset nga Venera (1824), Dashuria dhe Psikika (1817), Lamtumira e Telemakut dhe Eujkaris (1818), Zemërimi i Akilit (1825), Leonidha në Termopile (1826), këto nuk janë kapituj të një libri historie, as referenca enciklopedie, janë vetë historia e botës e shkruar nga peneli i një piktori. Pa asnjë mëdyshje atë që nisi Peter Paul Rubens e vazhdoi Jacques-Louis David. Homeri, antikiteti grek, mitologjia nuk do të kishte kuptim pa Ruben, por me Louis David, mitologjia dhe eposi formësohen duke marrë trajtë. Kapërcyelli i ngjarjeve në Francën e stuhishme gjen gjithashtu te Louis David vetë rrëfyesin.


Jacques-Louis David u lind më 30 Gusht 1748 dhe vdiq më 29 Dhjetor 1825. Ai ishte një piktor francez i stilit Neoklasik, që konsiderohej si piktori kryesor i epokës. Në vitet 1780 stilet e tij të të trajtuarit estetik të pikturës me tematikë historike shënoi një ndryshim në shije, larg nga lirshmëria dhe shkujdesja e Rococo përnga shtrëngimit dhe ashpërsisë klasike dhe ndjenjës së përjetimit, duke u harmonizuar me klimën morale të viteve të fundit të "Regjimit të vjetër".
David në vitet e vona u bë një mbështetës aktiv i Revolucionit Francez dhe mik i Maximilien Robespierre (1758-1794), dhe ishte në të vërtetë një diktator i arteve në Republikën Franceze të asokohëshme. I burgosur pas rënies së pushtetit të Robespierre, ai u rreshtua me një tjetër regjim politik pas lirimit të tij, atë të Napoleon Bonaparte, duke u nderuar edhe me konsulli i parë i Francës. Në këtë kohë ai zhvilloi stilin e tij të Perandorisë, i dukshëm për përdorimin e ngjyrave të ngrohta veneciane. Pas rënies së Napoleonit nga pushteti dhe ringjallja e Bourbonve, Davidi u internua në Bruksel, pastaj në Mbretërinë e Bashkuar të Hollandës, ku mbeti deri në vdekjen e tij. David kishte një numër i madh nxënësish, duke e bërë atë si ndikuesin më të fortë në artin francez të fillimit të shekullit të 19-të, veçanërisht në pikturën akademike të Sallonit.
Mes piktorit dhe revolucionarit, cili ishte dhe mbeti Jacques-Louis David?! Ai padyshim ka shënuar një piketë të rëndësishme në pikturën franceze dhe atë botërore duke lënë një vepër sa të larmishme aq dhe të pasur. Ngjyrat e gjalla, dinamika shprehëse, përshkueshmëria emocionale, thellësia meditative, efekti i atypëratyshëm i pamësisë dhe përjetimit, rrjedhshmëria e komunikimit të kohjeve, rreptësia e ligjësisë artistike e bëjnë veprën e Jacques-Louis David një galeri dielluese, ne të cilën ne hymë për tu njohur me një piktor dhe dalim që andej të magjepsur nga historia, miti, legjenda, e vërteta të treguara sipas tij.
A. Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top