Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja telefonat me kamerën më të mirë

Hulumtimet më të reja teknologjike tregojnë se përdoruesit e telefonave e shfrytëzojnë shumë kamerën e tyre. Disa kamera janë madje më të mira se fotoaparatet klasikë. Ja disa nga telefonat me kamerën më të mirë:[/B]



Këto lloje celularësh në faqet teknologjike të Daily Mail, ZDnet, Cnet herë pas here zënë vende kryesore.

Nokia 808 PureView

Kohët e fundit nuk është duke shënuar rezultate të mira me telefonat e saj, sidomos me ata të sistemit operativ “Symbian”, por “Nokia“ gjithmonë ka ditur të shpikë pajisje me kamera të mira. Tani telefonat e saj i ka përmirësuar në një nivel edhe më të lartë, kur bëhet fjalë për kameran. Para disa javësh, zyrtarisht është prezantuar telefoni Nokia 808 PureView, i cili posedon kamera prej 41 megapikselë, ku gjenden më shumë pikselë se në shumicën e fotoaparateve në treg, për shkak të teknologjisë së veçantë. اmimi i kësaj pajisje është rreth 550 euro.
Shiko fotografinë 1425965

Samsung Galaxy S3

Pajisja e paralajmëruar për një kohë të gjatë nga gjiganti jug-korean nuk dëshpëroi asnjë. Përveç karakteristikave të shkëlqyera, ajo sjell edhe kameran cilësore. Ka tetë megapikselë, njësoj sikur edhe pararendësit e këtij telefoni, por te ky telefon janë përmirësuar disa gjëra, nga të cilat më shumë softueri. Ngjyrat që ofron janë “shumë të gjalla”, ndërsa e tërë fotografia është mjaft e qartë. Gjëja më e mirë që e ofron kjo pajisje natyrisht që është shpejtësia e punës dhe fotografimit, e cila është në nivel shumë të lartë dhe e bën këtë telefon të veçantë. Samsung Galaxy S3 kushton rreth 500 euro.

Shiko fotografinë 1425966


HTC One X

Telefoni i shkëlqyeshëm i kompanisë tajvaneze është një konkurrent i denjë i kompanive tjera, kur bëhet fjalë për harduerin dhe softuerin, e posaçërisht kamerën. Sikurse dhe shumica e telefonave të kësaj gjenerate, edhe ky posedon tetë megapikselë, por ‘HTC’ ka përgatitur edhe disa përmirësime softuerike me qëllim të një fotografie sa më të mirë. Posedon mundësinë e fotografimit në “HDR”, sikurse edhe “Burst”, mënyrë e cila realizon katër fotografi në një sekondë, derisa përdoruesi mund ta lëvizë lirisht telefonin. Telefoni i mençur HTC One X kushton 450 euro.
Shiko fotografinë 1425967


iPhone 4S

Edhe pse ka më shumë se një vit që ka dalë në treg, iPhone 4S futet në mesin e telefonave më të mirë në të gjithë përbërësit e tij, dhe kështu edhe tek kamera. Kompania “Apple” me këtë model prezantoi edhe disa përmirësime të duhura, të cilat ishin mjaft të nevojshme, si bie fjala ofrimi i 73 për qind më shumë ndriçim në krahasim me kameran paraprake. ثshtë përshpejtuar edhe mënyra e tij e punës, që do të thotë se edhe fotografitë janë më cilësore, shumë më të ndritshme dhe me ngjyra të pastra. Ky telefon kushton rreth 600 euro./Shekulli

Shiko fotografinë 1425968
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back