Ja si u arrestua Berisha në vitin 2000, në atë kohë shef i opozitës

Love

βeℓℓe â๓e
81753.jpg

TIRANE - Në një dokumentar të transmetuar në “Vizion Plus”, tregohet sesi është bërë arrestimi i ish-presidentit dhe kreut të opozitës së asaj kohe, Sali Berisha, arrestim ky i kërkuar nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta. Dokumentari fillon me pamje të filmuara nga kamerat e policisë afër ambienteve të godinës së selisë së PD, ku duket qartë dhe rezistenca që është bërë në fillim nga Berisha.

“ثshtë dita e festës së اlirimit. Kryeministri Meta është agresuar në Tropojë. Ai kërkon hakmarrje. Në qendër të Tiranës ka terorr te militantët e PD-së. Ndërsa në mesnatë selia e saj rrethohet nga trupa policie. Kur ora s`ka vajtur ende 1 e 20 e mëngjesit Sali Berisha nuk ka dalë nga zyra. Një bandë policoro-shtetëror kanë urdhëruar për arrestimin e tij.

Mercedezi i tij ndalohet dhe ish-presidentit i kërkohet të shoqërohet në polici. Ai refuzon. Njerëzit që komunikojnë drejtëpërdrejtë me Metën urdhërohen ta marrin forcërisht. Ka pamje kur shoqëruesi i tij kryesor, oficer i gardës, nxirret forcërish nga makina. Përreth sambistë të maskuar me kallashnikov në dorë”, vijon rrëfimi. Më tej citohet se “Berisha qëndron i vetmuar në makinë.

Pastaj rradha i vjen shoferit të tij. E nxjerrin dhe atë forcërish dhe vendin e tij do ta zërë sambisti i arrmatosur. E gjithë ngjarja siç dallohet nga ora e kamerës së policisë zhvillohet në rreth dyzet minuta, në orët e para të mëngjesit mu në mes të Tiranës.

Nga zërat që kanë mbetur në kamera dëgjohet se aty, diku më larg, janë dhe Shaban Memia e Ridvan Bode, por ata s`mund të bëjnë asgjë për shefin e tyre, që do të çohet në mënyrë skandaloze drejt drejtorisë së policisë”, citohet më tej.

HUMBJA

Ajo çka e shoqëroi më pas Berishën, ishte dhe humbaj e tij në zgjedhjet e 2001. “Pasi ka humbur betejën e forcës, Berisha humbet në verën e vitit 2001 edhe atë të votës me kundërshtarët e tij. Nga llogaritë e bëra më pas, pothuajse 18 mandate që mund t`i shkonin opozitës janë grabitur nga socialistët.

Vënia në funksionim e një sistemi trafikimi votash, që më pas mori emrin e fshatit të panjohur Dushk,i siguroi të majtës 3/5 e Parlamentit, që pas qeverisë u lejonte atyre të zgjidhnin lehtësisht edhe presidentin.

Berisha e denoncoi të gjithë këtë farsë dhe e bojkotoi për 5 muaj Kuvendin e ri”, citohet në dokumentar, i cili përmbledh një histori që zgjat rreth 1 orë dhe që përfundon me ditët e sotme si një kryeministër që ka qeverisur për 8 vite Shqipërinë.
Shqiptarja.com


berisha-pranga2.jpg

berisha-pranga1.jpg
 
Titulli: Ja si u arrestua Berisha në vitin 2000, në atë kohë shef i opozitës

Kam pershtypjen qe viti 2000 ketu eshte nje pjelle komplet e sajuar nga dramaticiteti i panevojshem i mediave tone.

Le qe Berisha ne vitin 2000 nuk kishte te bente fare me Presidentin e vendit por Meta ne ate kohe s'ishte gje tjeter pos nje cunak.

Me duket se viti, pozitat e Berishes dhe Metese dhe ngjarjet munde te jene jo ne perputhje me njera - tjetren:viol:
 
Back
Top