Ja si ti ruani ilacet ne vere

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1425906


Të gjitha masat që duhet të merrni për të shmangur rrezikun e ndryshimit të efektit të barnave për shkak të temperaturave të larta

Gjatë verës është mirë që të mos rrezikoni me ilaçet: përveçse duhet të respektoni datën e skadencës, duhet t’i kontrolloni dhe të ndiqni me kujdes udhëzimet e shkruara në letër ose kuti. I nxehti i kësaj stine jo vetëm që mund të ndajë përbërësit e një kremi dhe të ulë efektshmërinë, por mund të shkaktojë edhe efekte anësore: për shembull një aspirinë e ndryshuar mund t’ju nxisë më shumë dhimbjen e stomakut sesa t’ju pushojë dhimbjen e kokës. Për të mos rrezikuar lexoni këshillat e mëposhtme:

1) Ndiqni kushtet e magazinimit të treguara dhe në rast se nuk janë të shpjeguara mbajeni produktin në një vend të ftohtë e të thatë me një temperaturë minimale prej 25°C. Nëse nuk mund të përdorni frigorifer, sepse ju jeni në udhëtim, merrni një termus ku mbani pijet freskuese. Të gjitha ilaçet, kremrat dhe pilulat nuk duhen ekspozuar asnjëherë në diell. Produktet me bazë insulinën duhen ruajtur në mënyrë rigoroze në frigorifer, ose në çantë termike për periudha të shkurtra.

2) Për të hapur vend në valixhe shpesh ata që shkojnë me pushim i fusin ilaçet në një enë të vetme: kjo metodë është e vlefshme vetëm nëse ato janë lehtësisht të dallueshme nga njëri-tjetri nga ngjyra ose forma, por në rast të kundërt është më mirë të mos rrezikoni dhe t’i mbani në kuti të veçanta. Në të njëjtën kohë ruani edhe informacionet për mënyrën e marrjes dhe dozën.

3) Mos përdorni ilaçe të improvizuara: në qoftë se nuk e dini se çfarë lloj është, ato mund të çlirojnë substanca të dëmshme, duke ndryshuar efektet e ilaçit të treguar në kuti.

4) Kur jeni në udhëtim është më mirë të merrni ilaçe të ngurta sesa ato të lëngshme, pasi janë shumë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të shkaktuara nga i nxehti veror.

5) Shmangi ruajtjen e ilaçeve në bagazhin e makinës, sepse nxehtësia është shumë e madhe dhe ndikon në dhënien e efektit pas marrjes.

6) Në aeroport, mbani në dorë recetën e ilaçeve, sepse mund t’ju nevojitet kontrollorëve për verifikim gjatë kontrolleve rutinë të sigurisë.

7) Një këshillë e thjeshtë: nëse vini re se ilaçi që merrni zakonisht ka ndryshuar formë ose pamje, atëherë këshillohuni me mjekun para se ta pini.

8) Disa ilaçeve u ndalohet ekspozimi në diell: këtu përfshihen kryesisht ato në formën e xhelit ose të ngurta me bazë ketoprofeni, kremrat me bazë prometazine (përdoren kundër alergjive të lëkurës ose kundër pickimeve të insekteve); ekziston rreziku i shfaqjes së njollave ose djegieve.
Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top