Tuana
Nada é por acaso!
Pamja e fytyrës së foshnjës 'definohet' gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë, Info Globi sjell xhirimet e transmetuara në BBC, që nxjerrin në shesh të gjitha etapat e formësimit të tipareve të fytyrës...
Në gjithësej 30 sekonda, televizioni britanik BBC i ka ofruar shikuesve gjithë procesin e krijimit të fytyrës së foshnjës.
Në emisionin 'Inside the Human Body' (brenda trupit të njeriut), autori ka ngritur pyetjen pse pamjet e fytyrave dallojnë nga foshnja në foshnjë. Në kuadër të përpjekjeve për përgjigjen e kërkuar televizioni ka ofruar animacionin i cili shpalon të gjitha etapat e formësimit të fytyrës së foshnjës gjatë periudhës sa ajo nuk ka lindur ende.
Nga pamjet shpalohet se tiparet e fytyrës që do t'i ketë një foshnjë 'definohen' në tre muajt e parë të shtatzënisë.
Incizimi i ofruar u mundësua mes tjerash edhe falë teknikave tre dimensionale./infoglobi/
Face Development in the Womb - Inside the Human Body: Creation - BBC One