17 vjet më parë Serbia ishte ngritur në këmbë për një krim që kishte ndodhur në qytetin e Pejës, ku gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një kafene.
Siç ndodhte zakonisht asokohe, shteti serb ishte munduar që fajin t’ua hidhte shqiptarëve, duke rrahur e burgosur dhjetëra pejanë për krimin që nuk e kishin kryer.
Mirëpo, 17 vjet më pas, shteti serb e pranon se rasti i ashtuquajtur “Panda” ishte organizuar dhe shkaktuar nga vetë ata.
ثshtë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili këto ditë la të kuptohet se pas kësaj masakre qëndron vetë shteti i Serbisë, ndonëse tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme.
Republika.info ka siguruar një dokument zyrtar të datës 15 dhjetor 1998, asokohe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, zyra në Pejë, ku përshkruhet sulmi në lokalin “Panda”.
Në këtë raport të nënshkruar nga nënkoloneli Miladin Milojeviq, Zoran Boshkoviq dhe kapiteni Zoran Aleksiq, shihet qartë manipulimi me fakte dhe me dëshmitarë.
Ky është raporti i siguruar nga Republika.info, në të cilin përshkruhet kafeneja “Panda” pas sulmit dhe ku flasin kinse dy dëshmitarë.
“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Pejë bashkë me prokurorin publik të Qarkut kanë qëndruar në vendin e ngjarjes në prani të anëtarëve të misionit verifikues të OSBE-së, Kaufman Volfang, Gjorgjo Pikirila dhe ..., me ç’rast është konstatuar si në vijim: Para kafenesë ‘Panda’ në tarracë janë gjetur 42 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP, të prodhimit kinez.
Në brendësi të lokalit në dysheme janë gjetur katër trupa të mbuluar me gjak. Nga ana e majtë, shikuar nga dera hyrëse pas anës së pasme, shihen 17 të shtëna nga projektilët dhe 8 goditje në banak nga ana e pasme. Në dysheme afër banakut janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 7.62 mm AP të prodhimit kinez, kurse pas banakut 7 vrima të projektilit nga ana e dyerve të kuzhinës të cilat gjenden menjëherë afër banakut. Po ashtu, aty shihen edhe projektilë të tjerë. Sipas udhëzimit të gjyqtarit hetues, trupat janë dërguar në spitalin e Pejës...”, thuhet në raportin e siguruar.
Pjesa tjetër e dokumentit është e dëmtuar dhe vështirë të lexohet, derisa në fund të raportit të faqes dy shkruan se sipas deklaratave të dëshmitarëve, dy terroristë me “fantomka” (maska) në kokë dhe të armatosur, me të hyrë në kafene kanë hapur zjarr në drejtim të mysafirëve, ku me pas janë larguar në drejtim të panjohur. Në kafene, sipas raportit, në ato momente qëndronin rreth 20 mysafirë.
Gjatë bisedës së mëtejshme, dëshmitari Nikola Rajeviq, thotë se i shtrirë në dysheme i ka parë dy terroristë sesi hapnin zjarr. Rajeviq njërin prej tyre e përshkruan të gjatë 185 cm, të hollë dhe të veshur me të zeza, derisa tjetrin si më të shkurtër, rreth 175 cm dhe të veshur po ashtu me të zeza.
Tutje, dëshmitari Nikola Rajeviq kishte thënë se tek terroristi është vërejtur doreza e pushkës, e cila shkëlqente në krahasim me pushkët e prodhimit serb, kurse kondakti dallohej po ashtu, pasi që ai merr vesh mirë nga armët, transmeton Republika.info.
Nikola Rajeviq dhe Mirsad Shaboviq kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë fjalë që do t’i çonte ata deri tek sulmuesit.
Gjatë bisedës, Nikola Rajeviq, në bazë të gjatësisë ka thënë se ata mund të jenë vëllezërit Nikçi të cilët edhe më parë, para fillimit të luftës, kanë ardhur në lokalin “Panda” dhe kanë banuar në afërsi të kafenesë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këto ditë ka kujtuar vrasjen e këtyre gjashtë të rinjve serbë, e cila kishte ndodhur 17 vjet më parë. Ai ka thënë se ndihet keq kur i kujton disa gjëra nga e kaluara e serbëve, anise sipas tij, ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u krenuar.
Krimi që kishte ndodhur para 17 vjetëve në lokalin “Panda” Pejë, atëbotë u ishte ngarkuar shqiptarëve.