Harrojini jahtet e tanishëm luksozë, një ditë do të eksplorojmë detin me jahtet e së ardhshmes të cilët duken si disqe fluturuese.
Një grup arkitektësh italianë kanë projektuar një mjet lundrues të quajtur (Unidentified Object Floating), ndryshe UFO, që përbëhet nga një sferë e ndarë me një disk lundrues.
Sipas arkitektëve me bazë në Napoli, mjeti lundrues do të jetë me dy kate. Kuverta mund të përdoret edhe si një kopsht me barë dhe pemë, ndërsa në pjesën e brendshme do të ketë hapësirë për të krijuar një ambient sa më luksoz.
Arkitektët pretendojnë se e gjithë energjia e nevojshme për jahtit do të sigurohet nga dielli, era apo edhe uji. Por fillimisht duhet dikush që ta financojë këtë projekt miliona euro.
/ Top Channel