Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja rrëfimi i fundit i Titos për Kosovën

tito4.jpg
Historiani Vjenceslav Cencic ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testmanent i Titos. Cencic, librin e tij, e ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate.

Historiani Vjenceslav Cencic librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Tito’s, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij.

Libri, sipas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopinic, që për shumëkënd është spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave.

Libri, sa i përket besueshmërisë e ndanë fatin e Tito’s, i cili dikur lavdërohej ndërsa më vonë kontestohej,
Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.

“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974!Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër. /albeu.
 
Titulli: Ja rrëfimi i fundit i Titos për Kosovën

Krahas merites se shqiptareve, te cilet protestonin ne vazhdimesi duke e shfaq paknaqesine per mungesen e barazise dhe lirise nen ate krijese, duhet ti jemi falenderues edhe disa slloveneve e kroateve (jo edhe titos) te cilet ne pakon e ndryshimeve kushtetuese kishin arritur ta avansonin per nje hap me shume edhe statusin e Kosoves dhe shqiptareve.

Ndersa parashikimi i Titos doli i sakte. Shkaterrimi i Jugosllavise 'ne Kosove u nis, ne Kosove u bitis'. Do te ndodhe edhe sikur te mos ndodhnin ndryshimet kushtetuese ne '74. Shqiptaret kane qene 'mish i eger' ne ate federate me dominim sllav dhe heret a vone do te kriste.
 
Titulli: Ja rrëfimi i fundit i Titos për Kosovën

Nuk eshte bitis ende as ne Kosovë...

Do iu dalim maje hundes armiqeve, si na kan bërë neve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back