Ja pse femrat duan të bëjnë më tepër seks se meshkujt

Thuhet se meshkujt mendojnë për seksin çdo sekondë të jetës së tyre, por sipas një studimi të fundit nga RELATE mësohet se dëshira e meshkujve për sex ulet gjithnjë e më tepër.
Nina Bryant, Psikoterapiste Seksuale, pranon se problemi është duke u rritur dita ditës dhe po kërcënon lidhjet. “Kur fillova punë në këtë fushë, ishte shumë e rrallë të takoje meshkuj që të rrëfenin për ulje të interesit ndaj seksit.

Tani këto raste përbëjnë 1/3 e të gjithë rasteve të mi”. Specialistët mendojnë se ka disa arsye që çojnë në këtë pasojë. Disa syresh besojnë se meshkujt kanë filluar të përmirësohen në rrëfimin e ndjenjave krahasuar më brezat e mëparshëm, ndërsa disa të tjerë mendojnë se meshkujt ndihen më nën presion nga përgjegjësitë moderne.

“Ne kërkojmë shumë nga meshkujt në ditët e sotme. Jo vetëm që duhet të mbajnë familjen financiarisht, të merren me rregullimet shtëpiake, të bëjnë baballarët por edhe të bëjnë bashkëshortët që dhurojnë orgazma përrallore. Meshkujt pritet të duan seks që nga puberteti e deri në vdekje, por në realitet dëshira seksuale e tyre mund të bjerë për gjithë ato arsye që nuk funksionojnë për femrat. Mund të jenë të stresuar, të palumtur, të lodhur apo nën presion në punë”,‐ ka thënë psikologia e lidhjeve dhe seksit Petra Boynton.

Specialistja tjetër Nina Bryant ka thënë se të fokusuarit tek seksi është gjëja më e keqe që femrat mund të bëjnë. “Mos blini të brendshme seksi apo lodra seksi. Femrat shpesh përpiqen t’a rregullojnë marrëdhënien e dhomës së gjumit, kur shpesh ajo është shkaku i problemit në çift. Nëse kjo gjendje e mungesës së dëshirës për seks ju shqetëson mënyra më e mirë është të flisni me partnerin. Pyeteni nëse do të flasë për ç’k ae shqetëson, apo thoni që ju mungon, se ndiheni të frikësuara dhe kini parasysh që dhe ai është i frikësuar”.
Thuhet se një në dy meshkuj do të vuajnë impotencën në një moment të jetës së tyre dhe kjo mund të jetë një pasojë e diabetit apo sëmundjeve të zemrës që mund të përkeqësohet akoma më tepër nga duhani apo alkooli. Nëse meshkujt nuk kanë këto probleme shëndetësore, atëherë opsioni tjetër është të flisni me të. Terapistët profesionalë të seksit janë trajnuar për të parashtruar zgjidhje të ndryshme çiftit dhe t’i ndihmojnë ato të rizbulojnë dëshirën në mënyrë që t’i rikthehen zakonit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

images-12.jpg
 
Pe: Ja pse femrat duan të bëjnë më tepër seks se meshkujt

Ne krevat dua BURRE! dhe jo nje kalamo qe ka frik nga hija e tij

Mos blini të brendshme seksi apo lodra seksi. Femrat shpesh përpiqen t’a rregullojnë marrëdhënien e dhomës së gjumit, kur shpesh ajo është shkaku i problemit në çift.
Femra eshte problem kur eshte e shpifur dhe i ka qimet aq te gjata sa mund ti bej gersheta... normal qe mungon deshira.
Me sa di un cdo mashkull me nje femer te tille perpara cmendet
536320_350337621668198_227201863981775_931560_1147297497_n.jpg
, jo ai por miku LOL

Mund te ndodh qe ne periudh stresi mos te jet ne form por ju a siguroj qe sexi te zhduk cdo lloj stresi, cdo dhimbje koke, cdo lodhje.

ps: natyrisht nuk zgjidh cdo gje... nje lidhje duhet te ket dhe komunikim
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top