Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

51792.jpg

Kujdes kur ripërdorni vajin për skuqje, apo për të ngrohur në të një ushqim të gatuar më parë, pasi mund të jetë helmues për shëndetin. Nga përdorimi më shumë se njëherë i këtij vaji formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet neurvore dhe disa lloje të kancerit.

Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin

Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit.

Edhe më parë dihej që aldehidet çliroheshin në ajër pas skuqjes, por studimi më i ri tregon se ato mbeten në vajin që skuqet, kështu që bëhen të rrezikshme për shëndetin, pasi përthithen sëbashku me ushqimin. Prandaj specialistët këshillojnë që vaji të përdoret vetëm një herë për skuqje, që trupi të përthithë sa më pak aldehide.
(ma.ar/BalkanWeb)

 
Titulli: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

po vajin e mulinex qa duhet te bejm ta nderrojm 3 litra vaj cdo her qe duam te skucim patate ????
 
Pe: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

Tani i bie mos t'ham me neper McDonalds....e aq me teper neper fish & chipsa ku perdoret dhjami per te skuqur dhe mbahet aty per dite te tera.
 
Pe: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

Sa shume MOS,qe na duhet te vrasim mendjen...
 
Titulli: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

po vajin e mulinex qa duhet te bejm ta nderrojm 3 litra vaj cdo her qe duam te skucim patate ????
Mos perdor Mulinex, perdor tigan te thjesht, qe sdo 3 L VAJ.
Ose dhe me kollaj, futi patatet ne fure, me erza te ndryshme (sipas preferences) dhe dalin me te shishme se sa ato te skuqurat:)
 
Titulli: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

Prandaj si haj ato petullat tek gjyshi un ser me ate vaj punojn gjith muajn ato .
 
Titulli: Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

Kjo dihet vaji qe perdoret disa here eshte i demshem ,por per gatimet ne shtepi skemi merak ,keq eshte neper fastfood ku gjimnazistet e kane te perditshme ,hamburgerat...sufllaqet,sanduiçet ...ktu po qe duhet patur merak ..apo se kursejne dhe vajin ..me dite te tera e çojne
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back