Ja projektligji për arsimin në Shqipëri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Komisioni i arsimit diskutoi Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. Janë tetë nivele arsimi mes të cilëve mund të zgjidhet.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka diskutuar dje projektligjin "Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve".

Në praninë e të gjithë palëve të interesit është paraqitur modeli i ri i sistemit të arsimit që pritet te ketë vendi ynë në vitin 2010.

Qëllimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), është krijimi, zhvillimi, njohja dhe dhënia e kualifikimeve në vendin tonë, bazuar kjo në standardet e njohurive shprehive dhe kompetencave që duhet të arrijnë nxënësit, kursantët dhe studentët.

Sipas kësaj kornize të hartuar mbi bazën e standardeve të KEK (Kornizës Evropiane të Kualifikimit) sistemi arsimor në vendin tonë do të ketë tetë nivele.

Ndryshe nga sistemi aktual i arsimit këto nivele nuk kanë lidhje me strukturën administrative të arsimit dhe të formimit ose me kohën e duhur për të arritur rezultatet, por do të përcaktohen nga rezultatet e nxënies. Kështu në tabelën e paraqitur të KSHK-së, niveli më i ulët është 1 dhe më i larti 8.

Nivelet nga 1 deri në 4 quhen kualifikime të përgjithshme, të cilat do të trajtojnë studime jo profesionale dhe i jepen nxënësve të arsimit bazë ose të rriturve të cilët ndërmarrin studime të të njëjtit nivel që jepen në shkolla.

Sipas kësaj kornize kualifikime të larta do të cilësohen ato që ofrohen ose realizohen në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë. Kualifikimet mund të jenë të përgjithshme ose profesionale. Me ligjin aktual për arsimimin këto kualifikime janë të përcaktuara si Diploma të nivelit të parë, Master i nivelit të parë, Diploma e nivelit të dytë, Diploma të integruara të niveli të dytë, Master i nivelit të dytë dhe Doktoratë.

Ndërsa kategoria e tretë e kualifikimeve të KSHK, përfshin kualifikimet profesionale, e thënë ndryshe kualifikimet të ofruara në institucione pas të mesme, qendra formimi (kualifikime të përgatitjes profesionale) ose ne vendin e punës (kualifikime të kompetencave profesionale).

Kualifikimet e paraqitura në KSHK përmbajnë gjithë kualifikimet e përdorura në Shqipëri. Tetë nivelet e saj përfshijnë gjithë gamën e kualifikimeve duke filluar nga ato që mbulojnë rezultate shumë bazike siç është aftësia për të lexuar dhe numëruar dhe shprehi fillestare profesionale (niveli i parë dhe i dytë) duke vazhduar më tej deri tek ato të dhëna që përfshijnë të nivelet me të larat të akademike dhe profesionale

(nivelet 7dhe 8).

Niveli 4 do të përmbajë kualifikime të cilat ofrojnë hyrjen fillestare në Arsimin e lartë dhe kualifikimet të cilat lejojnë hyrjen në punë si punëtorë të kualifikuar, menaxherë në trajnim ose specialistë në trajnim. Në nivelin 5 konsiderohet si tranzit (para universitar ose pas i mesëm).

Ky nivel përfshin dy vite kurse profesionale të ofruara nga universitete ose kolegje të arsimit pas të mesëm si dhe kurse të shkurtra. Përparimi nga njëri nivel në tjetrin do të përcaktohet nga rezultatet e të nxënit.

Qëllimi i krijimit të një kornize shqiptare të kualifikimit është njohja ndërkombëtare e kualifikimeve, përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe formimit në vend si dhe krijimi i një sistemi të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Projektligji i prezantuar dje nuk ka qenë bindës për gjithë anëtarët e komisionit, disa prej të cilëve kanë propozuar rishikimin e tij. Përfaqësuesi i Këshillit të Akreditimit, Bardhyl Musai vuri re një mospërputhje me ligjin aktual për arsimin, në lidhje me emërtimin diplomë e nivelit të parë. Master i nivelit të parë etj.

"Ne vetëm nëpërmjet emërtimeve po shkaktojmë konfuzione tek nxënësit. Gjithë konfuzioni vjen nga fakti se ne nuk kemi shpjegimet e duhura",- u shpreh Musai, duke kërkuar krijimin e një grupi profesorësh të cilët do të merren me shpërndarjen e informacionit të duhur në të gjithë institucionet e arsimit në vend.
Kategroritë e kualifikimit të KSHK-së

"Kualifikime të përgjithshme"

Këto kualifikime trajtojnë studime jo profesionale dhe i jepen nxënësve të arsimit bazë ose të rriturve të cilët ndërmarrin studime të të njëjtit nivel që jepen në shkolla. Këto kualifikime parashikohen të jenë në nga niveli 1 deri në nivelin 4 të kornizës.

Kualifikimet e larta

Janë ato kualifikime që ofrohen ose realizohen në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë. Kualifikimet mund të jenë të përgjithshme ose profesionale. Me ligjin aktual për arsimimin këto kualifikime janë të përcaktuara si diploma të nivelit të parë, Master i nivelit të parë, diploma e nivelit të dytë, diploma të integruara të niveli të dytë, Master i nivelit të dytë dhe doktoratë.

Kualifikimet profesionale

Do të quhen kualifikimet që do të ofrohen nga institucione pas të mesme, qendra formimi (kualifikime të përgatitjes profesionale) ose në vendin e punës (kualifikime të kompetencave profesionale). Këto kurse do të jenë përgjegjësi e Agjencisë së Kombëtare të AFP-së.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top