Gavriç Slobodan (46) është emri i personit që u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku në makinën e tij kishte plotë 12 kilogramë material eksploziv.
Burimet e Indeksonline të afërta me rastin kanë thënë se serbi i dyshuar kishte planifikuar që eksplozivin ta vendoste në Hotel Grand në Prishtinë, ku me 24 dhjetor kishte marrë një dhomë me qera pikërisht aty.
“Pasi ishte akomoduar, Gavriç Slobodan kishte shkuar në Serbi ku ishte ngarkuar me eksploziv dhe përmes veriut kishte hyrë në Kosovë”, kanë thënë për Indeksonline zyrtarët policor që po merren me këtë rast.
Serbi i dyshuar me vete kishte edhe një hartë e cila do t’i shërbente për të ikur më lehtë pasi ta kryente sulmin në natën e dytë të krishtlindjeve.
Policia e Kosovës e kishte përcjellë të dyshuarin nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe intervenoi me sukses për ta arrestuar atë.
Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha të Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni./Indeksonline/