Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri

sensuu

sweet
V.I.P
Shiko fotografinë 1729405




Kushdo që ka kërkuar të humbasë peshë e di shumë mirë që varësia ndaj ushqimit e bën të vështirë respektimin e një diete. Një studim i kryer në Itali nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Napolit, publikuar nga Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, na tregon mënyrën e reagimit të organizmit tonë ndaj ushqimeve edhe në rastet kur nuk kemi uri. Për miliona vjet njerëzimi ka luftuar për përftimin e ushqimit edhe ka qënë uria ajo që ka rregulluar konsumimin e ushqimeve ndërsa sot ne shpesh herë hamë edhe atëherë kur jemi plot dhe këtë e bëjmë vetëm nga kënaqësia që të fal proçesi i ngrënies. Rezultatet e studimit që ende nuk ka përfunduar tregojnë se ngrënia edhe atëherë kur jemi të ngopur është një nga shkaqet e rritjes së numrit të obezëve në të gjithë botën.

Studiuesit po punojnë ende për të kuptuar se ku qëndron nevoja për të ngrënë një akullore të madhe mbushurë edhe me krem pastiçerie pas konsumimit më parë të nje pjate me makarona të pasur me kalori. Burra, gra, dhe të rinje që nuk kishin probleme me ushqimin pranuan ti nënshtrohen këtij studimi që perfshin 2 teste në distancen nje muaji nga njëri tjetri. Ata konsmuan fillimisht një mëngjes prej 300 kilokalori, 77% karbohidrate,10% proteina dhe 13% yndyra. Pas rreth një ore atyre iu vu përara një pjatë me ushqimin e preferuar. Ushqimi qëndroi përpara tyre 5 minuta duke u parë dhe nuhaturë dhe u ngrenë menjëherë. Teksa kishin përpara atë pjatë, pjesmarresit duhej që njëkohësisht ti përgjigjeshin pyetjeve: sa uri kishin ata, sa e fortë ishte dëshira për ta ngrënë ushqimin që kishin përpara. Në provën e përsëritur pas një muaji, pjesmarrësve në studim iu kërkua të hanin në vend të pjatës së tyre të preferuar një pjatë pa shije por me të njëjtat kalori. Pas ngrënies së mëngjesit të gjithë u deklaruan shumë të fryrë por asnjë prej tyre nuk i bëri naze një pjate tjetër. Diferenca ishte se pjata me ushqimin e preferuar u konsmua e gjitha ndërsa pjata me ushqimin pa shije por me të njëjtat kalori nuk u konsumua e gjitha. Shtyrja që ne të gjithë kemi për të ngrënë, mund të vi nga stimujt e urisë si pasojë e rënies së sheqerit në gjak por edhe nga fakti se ushqimi shihet me sy. Mekanizmat për këtë të dytën jane ende për tu kuptuar përfundojnë ekspertet.
 
Pe: Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri

Eshte e gjitha ne tru...edhe kur s'je e uritur, kur s'ke ca ben per shembull i con mesazh trurit qe do te duhet per te shtyre kohen te besh 1 xhiro poshte tek frigoriferi lool. Ose kur shof ndonje film, sikur se shtyj dot filmin po nuk pata nje pako me patatina perpara edhe nqfse e kam stomakun plot.
 
Titulli: Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri

Thuhet qe nuk duhet te ngrihesh nga tavolina i ngopur. Po ashtu thuhet qe me mire te hash pak e shpesh, e me orare fikse. Tavolina e fundit te meret ne oren 7 PM. Tani, sa prej njereze me jete aktive ditore, kane mundesi ti respektojne oraret? Shume pak, por s'eshte e pamundur.

Gjithsesi, problemi tek ushqimi eshte qe tregon mire, e stimulon qendren e urise, pra i jep sinjal trurit te kete ndjenje urije e te haj.
Ushqimi duhet bere ne qetesi, pikerisht per te pasur mundesi truri te perqendrohet tek aktiviteti qe po ben ( ushqimi) dhe jo tek gjerat qe e rethojne ( psh tv). Nqs nje njeri ha para tv, e ka vemendjen tek cpo ndodh atje, dhe ha pa vetedije e nqs ska uri. Truri e humb sinjal e ngopjes, e vazhdon ushqimi pa fund.

Me sa di ekziston dhe nje restorant ku haet ne erresire, per mos u influencuar nga pamja pjates....
Por pervec pamjes, kemi te bejme me aromen ( qe vlen po aq sa pamja), sic dhe me shijen....Fast-foodet jane aq te dashura ( jo se tregojne kush e di ca ) sepse kane ne perberje substanca qe i permisojne shijen dhe japin varesi.

Konkluzioni, hani ulur ne tavoline, me vemendjen tek pjata, hani avash, hani me orar, hani gjera te ndryshme ( jo vetem proteina ose karbohidrate, kombinimi eshte me i miri)>
 
Titulli: Ja përse hamë edhe atëherë kur nuk kemi uri

Une s'bej pjese fare ne kte studim, kot qe e lexova :P ...nuk kemi probleme me oreksin fare :p
 
Back
Top