Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

London

carpe diem
Ekzistojnë arsye të shumta përse duhet të gëzoheni që nuk keni të bëni me 14 shkurtin këtë vit. Fundja, të qenët beqarë nuk është edhe aq keq.

1. Nuk do t’ju duhet të përjetoni tensionin e ditës së Shën Valentinit. Nëse atë ditë do t’ju zënë sytë çifte të cilët janë tepër të tensionuar sesi do t’ju shkojë festa e të dashuruarve, ju nga njëra anë do të jeni të qetë. Nuk do të duhet të vendosni çfarë ngjyre do të jenë lulet, sa do t’i shkojë bluza apo nëse po nxitoheni në marrëdhënien e re që keni krijuar.

2. ثshtë justifikim i mirë për të dalë me miqtë tuaj beqarë. Në shenjë rebelimi ndaj beqarisë, mund të bëni një festë për të gjithë miqtë tuaj që janë single. Gjithashtu mund të dilni për një drekë gjysmëformale me ndonjë person që ka të njëjtin status si ju.

3. Bëjeni ditën e përkushtimit ndaj vetes. Nëse për Shën Valentin të gjithë i përkushtohen personit tjetër në çift, ju gjeni mundësinë dhe përkushtojuni vetes. Blini gjërat që ju pëlqejnë, bëni një banjë të gjatë në vaskë, ndërmerrni një aventurë, kënaqeni veten dhe mos u ndieni aspak në faj.

4. Gëzohuni, po kurseni para! Teksa nëpër botë blihen 110 milionë trëndafila të kuq dhe një miliard çokollata, dhurata këto që sjellin fitime marramendëse për firmat në ditën e Shën Valentinit, ju nuk do të duhet të shpenzoni asnjë qindarkë. Në vend të kësaj, mund t’i blini të gjitha çokollatat që doni të nesërmen, kur çmimet të jenë normalizuar.

5. Mund të shihni filma pafund. Janë 24 orë në dispozicionin tuaj dhe të filmave që pëlqeni. Nëse keni një aktor ose aktore që ju e adhuroni kaq shumë, ja ku e gjetët një shoqërues të mirë për ditën tuaj “të hidhëruar”.

6. Mund të merreni me çiftet e tjera. Gjatë ditës së Shën Valentinit, dilni shëtitje sa të doni dhe analizoni çiftet e tjera. Askush nuk do t’ju vërë re teksa i shikoni shtrembër, ata do të jenë shumë të zënë duke iu përkushtuar njëri-tjetrit. Kështu së bashku me miqtë e tjerë beqarë filloni thashethemet për gjithçka që nga veshja deri te mënyrat e puthjeve.

7. Nuk do t’ju gjykojë njeri nëse s’doni ta festoni. Nëse do të ishit çift dhe do t’i thoni partnerit apo partneres suaj që s’ju pëlqen Shën Valentini, kjo mund të ishte një tragjedi për të. Përkundrazi, nëse jeni beqarë nuk do t’ju duhet të sajoni asnjë justifikim, asnjë udhëtim imagjinar për ndonjë vend të largët, apo asnjë të afërm të sëmurë që ka nevojë për kujdesin tuaj.

8. Nuk do t’ju braktisë askush në këtë ditë. Nuk do t’ju duhet ta kaloni ditën me frikën nëse partneri apo partnerja ka diçka të dhimbshme për t’ju thënë përtej buzëqeshjes false që po ju jep. Ju jeni të lirë porsi një zog dhe lumturinë e keni brenda vetes.

Përse disa njerëz e urrejnë Shën Valentinin?

Reklamat. Sapo afrohet dita e të dashuruarve, kudo ju hasin sytë vetëm reklama lulesh, dhuratash, çokollatash dhe bizhuterish të shtrenjta.

E kuqja. Gjithçka kthehet në të kuqe ditën e Shën Valentinit, zemra të kuqe, lule të kuqe, tapetë të kuq, fustane të kuq dhe çdo gjë tjetër që do t’ju zënë sytë.

Dhuratat. Disa dhurata mund të jenë të mrekullueshme, por ka edhe të tjera që ndonëse mund të mos pëlqehen, i bëjnë ata që i marrin të shtiren sikur i adhurojnë.

Të shtirurit. Personat që gjithë vitin kanë qenë kundër Shën Valentinit, papritur bëhen të dashur dhe duan të festojnë. Më pas këta persona fillojnë të mburren tek të gjithë për dhuratat që kanë marrë.

Drama. Të gjithë i zë paniku, të dashuruarit shqetësohen si do t’ju shkojë mbrëmja, ata që janë beqarë i kap trishtimi i të qenët vetëm. Papritur kushdo bëhet i ndjeshëm.

Televizioni. Sikurse çdo vit tjetër, përsëri televizionet i kanë mbushur programet e tyre me filma romantikë dhe histori përrallash për dashurinë derisa vdekja të na ndajë. Nga ana tjetër, divorci dhe mosmarrëveshjet duken si gjëja më e çuditshme që mund të ekzistojë.

Pyetjet. Në kuadër të “lajthitjes” së përgjithshme, njerëzit fillojnë të hyjnë në biseda duke pyetur së pari nëse jeni beqar apo të dashuruar. Nëse jeni të dashuruar do t’ju mbysin me pyetje për partnerin ose partneren. Nëse jeni beqarë, do t’ju shohin me keqardhje dhe do të gjykojnë se nuk jeni në gjendje të mbani një të dashur.

Beqarët. Edhe beqarët futen te gjërat që janë për të mos u dashur nga dita e Shën Valentinit. Rrjetet sociale pushtohen nga beqarë krenarë të cilët ngrenë lart lavdet e të qenët vetëm, por që thellë-thellë ëndërrojnë të kenë dikë.
g.shqip
 
Last edited by a moderator:
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

une dua nje tufe me mimoza per shen valentin.....kush do mi jap valle?
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

une dua nje tufe me mimoza per shen valentin.....kush do mi jap valle?

Uaaa me kujtove mimozat :( Mbaj mend kur hyjshim fshehurazi tek fabrika miellit ne qytet nxenes per te keputur mimosa. Sot ke mundesi te blesh çfaredo lloj lule, por asnje nuk ta mbush shpirtin me aq kenaqesi sesa mimozat....bashke me aromen e mrekullueshme te sjellin kujtimet e femijerise qe nuk çmohen dot me para.
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

une dua nje tufe me mimoza per shen valentin.....kush do mi jap valle?

lool thauj oren dhe vendin te ti sjell :p

Nuk duhet te gezohemi dhe aq shum jo cdo gje ka bukurin e vet dhe te qenurit beqar nuk besoj se duhet te gezohesh aq shum pasi njeriu vjen ne nje moment te caktuar qe ka vertet nevoj per dike ta ket pran ne cdo me moement ...
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

lool thauj oren dhe vendin te ti sjell :p
PS: Kam pershtypjen se pamvaresisht si date qe permban nje dite te caktuar, me shume jane kthyer ne dite komercale e "stresi"...
Nuk duhet te gezohemi dhe aq shum jo cdo gje ka bukurin e vet dhe te qenurit beqar nuk besoj se duhet te gezohesh aq shum pasi njeriu vjen ne nje moment te caktuar qe ka vertet nevoj per dike ta ket pran ne cdo me moement ...
Ty me duket te ka ardhe ky moment se po te meret dhe goja nga emocioni, Lol
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

une dua nje tufe me mimoza per shen valentin.....kush do mi jap valle?

Eshte ne mars festa e mamit moj ahahahahahah
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Nuk e di perse dashurohen te gjith ne kete muaj,,por sigurisht qe ka te bej me kufit e moralit,,qe te gjith te dashuruarit mendojn qe i kan par!

un gezohem qe dashurohem vetem ne kete dat.
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Dmth me fjale te tjera gezoni per 15 shkurtin :p
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Eshte ne mars festa e mamit moj ahahahahahah

pse atehere ia con mamit ti??

ne fakt nje fenomen qe kam vene re pa kaluar ne paragjykime provinciale

ne 14 shkurt ajo qe bie ne sy eshte

Cifte te kapur dore per dore , kalojne ashtu embel rrugeve te bulevardit zogu i I . Vajzat ne nje dore shtrengojne fort doren e partnerit i cili ate dite ka bere edhe floket me xhel dhe ne tjetren tufen e mimozave. Vajza duket kaq e lumtur nga kjo dhurate por edhe nga shetitja qe ka bere krahe per krah me te dashurin e saj . Andej nga liqeni ndoshta edhe jane puthur , e asaj i daravitet ne fytyre nje buzeqeshje e embel,,...ndoshta eshte efekti i puthjes se pare!

Kete peisazh e shoh cdo dt 14 shkurt ulur prane dritares se lokalit tim te preferuar dhe me filxhanin e kafes ne dore ....meditoj e une si ata

sa i bukur qelloi ky shen valentin per kta

por fat me i madh per mua qe sjam AJO
 
Njeriu duhet kenaqur me pak ti thuaj shyqyr qe eshte ajo dite,qe jep shpres se do ket edhe dite tjera gjat vitit :D Nuk gezohet njeriu nga fatkeqsit e njerzve :p
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Quku varet si i jep diksionin cdo fragmenti qe ti lexon...mos harro se midis te shkruarit dhe te degjuarit ka shume diferenca dhe padiskutim ndodh edhe te cedosh ne paragjykime mbi personin ,

por une jam open minded ...kshu qe vazhdo
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Festat e te dashuruarve te vertete jan ato ditet me stres,me gezime te vogla,ato perditshmerit e vogla,ajo dora mbi sup kur vjen hap deren hyn ne shtepi apo te takon i/e lodhur pas punes ne nje kafe apo lulishte ku ke len te takohesh,ai sinqeriteti i perditshmeris kur te shef,ose kur ndjehet i/e lodhur e shpreh me nje shikim heshtje qe afrou pak,ose kur harron ndonje date apo ndonje pervjetor, e qesh duke then cfare i dua datat ,data ime je ti ketu..,:)) etj etj..
Pa 14 Shkurti,me len pak indiferente ne kontekstin e dashuris fisnike e asaj qe vertet es qe duhet te perfaqsoj dashuria mes nje cifti.
Nejse ndoshta gaboj.
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Ty me duket te ka ardhe ky moment se po te meret dhe goja nga emocioni, Lol

Rri tani mos na ngacmo nga kjo ane lol
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Mua asnjehere sme ka pelqyer si fest .... mbi te gjitha fest komerciale
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

He pra me ne fund se deri tani spo gjeja ndonje gje per tu ngushelluar lol
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

Mua asnjehere sme ka pelqyer si fest .... mbi te gjitha fest komerciale

Ne fakt, dite e te dashuruarve duhet t'jete cdo dite, lule po pate mundesi, dhuroj cdo dite, shprehja dashurine po t'u dha mundesia cdo dite dhe ne forme te ndryshme. Perse te caktohet 1 dite e vecante ? Apo 300 e ca dite tjera dajak dhe shuplaka, e kur vie kjo date, te harrohet e kaluara lool.

Mire e the, feste komerciale mbi tgjitha !
 
Titulli: Ja perse duhet te gezoheni qe jeni vetem me 14 shkurt

o bo bo Cere na gjeti me mir vdekje thuaj, lol Mimoza jo e jo qe nuk dhuroj asnjeres...por nje tufe me ferra!!

funny-picture-grumpy-catvalentines-day.png
 
Attachments

  • funny-picture-grumpy-catvalentines-day.png
    funny-picture-grumpy-catvalentines-day.png
    317.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top