Ja pasanikët e sportit, por i pari është Kristiano Ronaldo

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ja pasanikët e sportit, por i pari është Kristiano Ronaldo
bosi.jpg


Futbollisti më i fortë i planetit dhe një nga më të mirët në absolut, Kristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në botë.

Revista “Forbes” ka publikuar për të dytin vit radhazi lojtarin e Real Madridit si sportistin më të paguar në botë duke lënë pas rivalin e tij, Lionel Mesi.

Kristiano Ronaldo ka arritur të fitojë 93 milionë euro në një vit ku 58 i përfiton te Real Madridi nga paga dhe bonuset ndërsa 35 të tjera i ka të ardhura nga reklamat.

Ylli portugez ka lënë pas basketbollistin e NBA, LeBron James i cili arriti të fitonte në një vit 86,2 milionë euro dhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi i cili arriti të fitojë 80 milionë euro.

Në listën e sportistëve më të paguar në botë janë 22 nga bejsbolli, 15 futbollistë, 9 tenistë, 5 nga sporti i motorëve dhe 5 nga golfi. Një Usain Bolt, (34.2 mln) nga atletika dhe një nga briketi ViratKohli (22 mln).
(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top