Artisti Gabriel Rufete po merret shumë vjet me skulpturën dhe është i specializuar në krijimin e figurave njerëzore. Duke përdorur kryesisht materiale të çuditshme, paraqet me mënyrën më të mirë portrete femërore apo mashkullore, duke marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare.
Në këtë kuadër, ai paraqiti krijimet e tij më të reja, për të cilat ka përdorur si material qindra cent (të euros). “Teknika është e vështirë, pasi duhet t’i japësh thellësi skulpturës. Vetëm atëherë do të ofrojnë rezultatin e dëshiruar”, thotë artisti.
Por procedura që duhet ndjekur deri në finalizimin e projektit, është goxha e gjatë. Fillimisht duhet të mblidhen monedhat, të pastrohen, të ngjiten… Pastaj procesi deri në përfundimin e skulpturave mund të zgjatë me muaj të tërë. “Përdor në krijimet e mia kryesisht metal dhe rrjetë, ndërsa për herë të parë mendova të përdor cent. Veç kësaj, besoj se monedhat cent të euros tashmë janë… pa vlerë! Unë i bëj të dobishme dhe u jap… kuptim e perspektivë”, shpjegon Gabriel për zgjedhjen e tij kaq të veçantë. /albobserver.com/