Ja kush janë 100 intelektualët e botës moderne

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
100-300x112.png


Ata janë disa prej filozofëve më zhbirues të botës, folës që tërheqin turma dhe mendimtarë që ndryshojnë opinionet e një kontinenti të tërë. Disa shkruajnë vepra djegëse letrare, disa zbulojnë misteret e mendjes njerëzore. Të tjerë janë në vijën e frontit të financës moderne, politikës dhe të drejtave njerëzore. Në listën e intelektualëve më të mëdhenj të botës, do të zbulojmë mendimtarët që po formojnë rrjedhën e epokës sonë. Revista “Foreign Policy and Prospect” ka nxjerrë rezultatet e sondazhit të 100 mendjeve të kohës sonë, ku janë intervistuar me miliona persona në të katër anët e globit përmes internetit. Në adresën e internetit të revistës, lexuesve u është kërkuar të votojnë për intelektualët më të dëgjuar e më të mirë të botës, sipas këndvështrimit vetjak dhe të paraqisnin arsyet edhe kriteret e zgjedhjes që bënë. Ata janë njerëz, pikëpamjet e të cilëve i japin ndriçim çështjeve të interesit të perspektivës botërore, si ngrohja globale, zvogëlimi i varfërisë, çështjet dhe problemet e mëdha të shëndetit, terrorizmit, shkatërrimeve natyrore, krizave humanitare, si për shembull kriza në Darfur dhe shumë problematika të tjera. Me sa duket, këta janë mendimtarët më me influencë në shoqërinë bashkëkohore dhe ata që formojnë opinionin botëror të kohës sonë. ثshtë interesante sepse pjesa më e madhe janë ekonomistë dhe historianë, por mes tyre do të gjeni gazetarë, publicistë dhe eseistë. Nuk mungojnë analistët dhe komentuesit e lajmeve të ditës. Supozohet që ata të mendojnë dhe ne të kuptojmë ose që të shërbejnë si urë lidhëse mes ndërgjegjësimit dhe informacionit që duhet të dimë. Pa dyshim që ne kemi mendimet tona se cilët janë mendimtarët e mëdhenj dhe mund të zgjedhim të mos përshtatemi me idetë e një shumice prej tyre. Të gjithë kemi persona që na frymëzojnë çdo ditë, që formojnë mendësinë tonë dhe influencojnë veprimet tona, prandaj nuk është habi që shumë prej tyre kritikohen shpesh. Por për një gjë jemi të sigurt, personat në këtë listë janë të mirëshkolluar dhe japin mësim në universitetet më të mira botërore.



1. Aitzaz Ahsan, Pakistan

Avokat dhe politikan


Si president i Shoqatës së Gjykatës Supreme të Pakistanit dhe një figurë e lartë në Partinë Popullore të Pakistanit, Ahsan ka luajtur rol kryesor për të kundërshtuar lëvizjet antidemokratike nga presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf. Ai është autori i “The Indus Saga” dhe “Krijimi i Pakistanit”.

2. Kwame Anthony Appiah, Ganë/SHBA

Filozof


Appiah është profesor filozofie i universitetit “Laurence S. Rockefeller”, në “Princeton University” dhe autor i shumë librave dhe romaneve. Një ndër më të njohurat është libri “Etika e identitetit” (The Ethics of Indentity).

3. Anne Applebaum, SHBA

Gazetare, historiane


Një analiste e rregullt për “Washington Post”, Applebaum është gazetare veterane dhe autore e “Gulag: Një histori”, tregim i çmimit “Pulitzer” që flet për sistemin e burgjeve sovjetike. Ajo shkroi “Në kërkim të pro-amerikanizmit” për botimin qershor-gusht të “FP” në vitin 2005.

4. Jacques Attali, Francë

Ekonomist, shkrimtar


Ish-këshilltar i ish-presidentit francez, Francois Mitterrand, Attali, luajti rol kryesor në ndihmën ndaj vendeve të Paktit të Varshavës, që t’ia dilnin me sukses në tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Ai është autor i “Zhurma: Ekonomia politike e muzikës” (Noise: The Political Economy of Music”).

5. George Ayittey, Ganë

Ekonomist


Ayittey nga Gana është skolar dhe aktivist i njohur, por dhe autor i “Afrikës të lirë nga prangat: Projekti për të ardhmen e Afrikës”. Si president i Fondacionit të Afrikës së Lirë me baza në Uashington, ai argumenton se “Afrika është e varfër sepse nuk është e lirë”. Ai është ekonomist në “American University”.

6. Daniel Barenboim, Izrael

Dirigjent, pianist, aktivist i paqes


Një kritik i dalluar i politikave izraelite në territoret palestineze, Daniel Barenboim, është “dirigjenti përjetë” në “Berlin State Opera”, Gjermani, dhe konsiderohet gjerësisht si pasardhësi në “Lorin Maazel”, në filarmonikën e Nju Jorkut, Shtetet e Bashkuara.

7. Anies Baswedan, Indonezi

Dekan universiteti, analist politik

Për momentin është president i universitetit “Paramadina” në Xhakartë dhe një shkencëtar i njohur. Baswedan ka luajtur rol kryesor në lëvizjet studentore që ndihmuan Indonezinë të shkëputet dhe të dëbojë diktatorin indonezian, Suharto.

8. Pope Benedict XVI, Gjermani/Vatikan

Lider fetar, teolog


Joseph Alois Ratzinger, Papa Benedikt është teolog lider dhe mbrojtës i patundur i traditave dhe vlerave katolike. Para zgjedhjes si Papë në 2005, ishte autor shumë prodhues dhe komentator, madje bashkëthemeluesi i një gazete teologjike “Communio”. Ka botuar “Si duhet të jetë Papa i ardhshëm” në botimin janar-shkurt të “FP” në 2004.

9. Ian Buruma, Britani/Holandë

Eseist


Ish-gazetar që kaloi vite duke punuar në Azi, Buruma është i njohur më së shumti për “Vrasje në Amsterdam: Vdekja e Theo van Gogh” dhe “Limitet e tolerancës”, por edhe për të komentuarin për besimin dhe relativizmin moral. Ai është kolumnist dhe lektor i njohur në botë.

10. Fernando Henrique Cardoso, Brazil

Politikan, autor


Sociolog ndërkombëtar dhe ish-president me dy mandate në Brazil, Cardoso është profesor në Institutin “Watson” për Studime Ndërkombëtare në Universitetin “Brown”. ثshtë autor i librave të ndryshëm, si “Pavarësia dhe Zhvillimi në Amerikën Latine” dhe drejtor i “Klubit të Madridit”. Ka shkruar “Këtu sot, larg nesër: Partitë Politike”.

11. Noam Chomsky, SHBA

Linguist, aktivist


Një profesor në Institutin Teknologjik në Massachusetts që nga viti 1955, Chomsky, shumë prodhimtar, është linguist dhe kritik i spikatur i politikës së huaj amerikane. Ai ka shkruar “اfarë është Komuniteti Ndërkombëtar: Krimet e “Intcom”” në vitin 2002 në median e shkruar, por dhe shumë libra studimi për gjuhësinë dhe linguistikën.

12. J.M. Coetzee, Afrikë e Jugut

Novelist


Fituesi i çmimit “Nobel” në letërsi në vitin 2003, Coetzee, ka shkruar romanet më të famshme të tij: “Në pritje të barbarëve”, “Jeta dhe Kohërat e Michael K” dhe “Turp”. Ndërsa ishte profesor i universitetit në Afrikën e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara Amerikane.

13. Paul Collier, Britani

Ekonomist i zhvillimit dhe konfliktit


Kohët e fundit është autor i “Miliardat e fundit: Pse shtetet më të varfra po dështojnë dhe çfarë mund të bëhet për to”. I vlerësuar me çmimin “2008 Gelber Prize”, Collier është profesor ekonomike në “Oxford University” dhe ekspert në sfidat për drejtim dhe zhvillim, për shtetet më të varfra të botës.

14. Richard Dawkins, Britani

Biolog, autor


Puna themelore e vitit 1976, “Genet egoiste”, eksploron rolin që genet luajnë në procesin evolucionar. Sot mund të njihet gjerësisht për kritikat ndaj religjioneve të botës dhe teorive të ndryshme fetare. Ka shkruar në botimin maj-qershor të vitit 2008 për “Foreign Policy”.

15. Alex de Waal, Britani

Shkrimtar, aktivist i Afrikës


Një drejtor programi në Këshillin e Kërkimeve të Shkencave Sociale, De Waal, është ekspert i përmendur shpesh në krizën e Darfurit. Ai është aktivist për çështjet e shëndetit në Afrikë. Ai është një ndër aktivistët që mbron çështjen pro Afrikës dhe kundër problemeve shëndetësore të saj.

16. Therese Delpech, Francë

Shkencëtar politik

Një prej analistëve më të respektuar të Francës në lidhje me çështjet ndërkombëtar, Delpechm, është drejtor për studimet strategjike të Komisionit të Energjisë Atomike të Francës, dhe shkencëtar i lartë në “CERI” (Qendra e Studimeve të Marrëdhënieve Ndërkombëtare) dhe autor i “Shekulli i egër: Kthim në barbarizëm”.

17. Daniel Dennett, SHBA

Filozof

Dennett është profesor filozofie në “Tufts University” i Austin B. Fletcher, ku vepra e jetës është ndërtimi i “filozofisë së mendjes”, për të shpjeguar si funksionon ndërgjegjja njerëzore. Ai është autor i “Përmbajtja dhe Konkluzionet”, “Ndërgjegjja e shpjeguar”, “Ideja e rrezikshme e Darvinit”, mes të tjerave.

18. Jared Diamond, SHBA

Biolog, historian


Skolari i dalluar i marrëdhënieve mes mjedisit dhe suksesi i qytetërimit, Diamond është autori i “Armët, Mikrobi, Hekuri dhe Kolapsi”, me të cilën ka fituar çmimin “Pulitzer”. Ai është profesor gjeografie dhe fiziologjie në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, SHBA.

19. Esther Duflo, Francë

Ekonomiste e zhvillimit

Duflo është profesoreshë e lehtësimit të varfërisë dhe ekonomisë së zhvillimit në “Massachusettss Institute of Technology”, ku ajo studion shëndetin, varfërinë dhe çështjet e kredive në botën në zhvillim. Ka shkruar “21 zgjidhje për të shpëtuar botën: Financoni çfarë funksionon” në vitin 2007.

20. William Easterly, SHBA

Ekonomist, skeptik i ndihmës


Një kritik i ashpër i “ideologjisë së zhvillimit”, Easterly, i konsideron ndihmat e huaja si mesianike, të harxhuara më kot, madje të dëmshme për vendet në zhvillim. Ai është profesor ekonomike në “New York University”, autor i “Barrat e një të bardhi: Përse përpjekjet e Perëndimit për të ndihmuar kanë bërë më shumë keq se mirë”.

21. Shirin Ebadi, Iran

Avokate, aktiviste e të drejtave njerëzore

E shpërblyer me çmimin “Nobel” në vitin 2003 për mbrojtjen në emër të disidentëve iranian dhe të tjerëve, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, Ebadi është avokate e të drejtave të njeriut në Tehran dhe autore e autobiografisë “Zgjimi i Iranit: Kujtime të Revolucionit dhe Shpresës”.

22. Umberto Eco, Itali

Medievalist, novelist

Novelat e shpeshta të Eco-s, si “Emri i trëndafilit dhe lavjerrësi i Foucault”, janë një lloj marramendës i filozofisë, analizës biblike dhe referencave misterioze të letërsisë. Një ekspert në fushën e turbullt të semiotikës, ai është president i “Shkollës së Avancuar të Studimeve Humaniste” në Universitetin e Bolonjës.

23. Fan Gang, Kinë

Ekonomist

Analistët e huaj i ndjekin me imtësi deklaratat e Fan, drejtuesi me influencë i Institutit Kombëtar të Shkencës Ekonomike në Pekin dhe mbrojtës lider i reformës. Në deklaratat e tij kërkojnë ndonjë të dhënë se çfarë mendojnë liderët kinezë për ekonominë globale.

24. Drew Gilpin Faust, SHBA

Presidente universiteti, historiane

Presidentja e parë femër e Universitetit të Harvardit, Faust është një historiane e respektuar e Luftës Civile Amerikane dhe autorja e gjashtë librave, ku përfshihet edhe vepra më e fundit e famshme, “Kjo republikë vuajtjesh: Vdekja dhe Lufta Civile Amerikane”.

25. Niall Ferguson, Britani

Historian

Profesor historie në Universitetin e Harvardit dhe në institutin “Hoover” të Universitetit të Stanfordit, Ferguson është autor shumë prodhimtar i njohur për “Mëkatin e luftës”, që flet për Luftën e Dytë Botërore. Ka shkruar “Perandori me datë skadimi” në vitin 2006 dhe “Një botë pa fuqi” në vitin 2004.

26. Alain Finkielkraut, Francë

Eseist, filozof


Një prej gazetarëve më të shquar të Francës, kundërshtuesi dhe i diskutuari, Finkielkraut, mëson për “historinë e ideve” në “Ecole Polytechnique” në Paris. Ai është në të njëjtën kohë edhe kritik polemik i shoqërisë moderne franceze.

27. Thomas Friedman, SHBA

Gazetar, kolumnist


Komentatori i çështjeve të huaja në “New York Times”, gazetari tri herë fitues i çmimit “Pulitzer” dhe autori i “Bota është e sheshtë” dhe “Nga Bejturi në Jeruzalem”, Friedman është një prej kolumnistëve më të më me influencë. Ai ka shkruar “Ligji i parë i petropolitikës” në vitin 2006.

28. Francis Fukuyama, SHBA

Shkencëtar politik

I njohur sepse deklaroi “Fundin e historisë” pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Fukuyama është profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins University” dhe autori i “Amerika në udhëkryqe: Demokracia, pushteti dhe trashëgimia neokonservatore”.

29. Yegor Gaidar, Rusi

Ekonomist, politikan


Gaidar ishte kryeministri i përkohshëm i Boris Yeltsin nga 15 qershori deri në 14 dhjetor të vitit 1992. Në të njëjtën kohë është idhtar i “terapisë së shokut” për ekonominë e Rusisë. Ai shkruan në revista dhe mediat të tjera botërore për ekonominë në botë, si dhe tek “FP”.

30. Howard Gardner, SHBA

Psikolog, autor

Profesori i aftësisë njohëse dhe arsimit në Harvard, Gardner, është marrësi i “grantit të gjenive MacArthur” dhe autor i më shumë se 20 librave. Më i fundit është “Puna dhe pesë mendjet për të ardhmen”. Ai ka shkruar “21 zgjidhje për të shpëtuar botën: Turpi i të pasurve” në 2007.

31. Neil Gershenfeld, SHBA

Fizikan, shkencëtar kompjuterësh


Gershenfeld drejton Qendrën për Pjesët dhe Atomet në “Massachusetts Institute of Technology”, ku trajton kompjuterikën e kuantit, nanoteknologjinë dhe prodhimin personal. Ai është autori i “Fab: Revolucioni që po vjen për desktopin tuaj:-Që nga kompjuterët personal deri tek prodhimi personal”.

32. Malcolm Gladwell, Kanada/SHBA

Sociolog popullor, gazetar

Autori i “Blink dhe Tippin Point”, Gladwell është shkrimtar fitues i çmimit “National Magazine”. Ai është gazetar dhe analist në “The New Yorker”, gazetë mjaft popullore amerikane. I diplomuar në sociologji, Gladwell është i njohur si folës në të gjithë botën.

33. Al Gore, SHBA

Aktivist i ndryshimit klimaterik, politikan

Që kur shërbeu në dy mandate si zëvendëspresident i Bill Klintonit në vitet 1990, Al Gore është kthyer në përkrahës i njohur në lidhje me ndryshimet klimaterike dhe fitues i çmimit “Nobel” për paqen. Ai ka marrë pjesë në dokumentarin fitues i çmimit “Oscar”, “E vërteta e paleverdishme”.

34. Ramachandra Guha, Indi

Historian

Një historian indian, kolumnist dhe partner i “MacArthur”, Guha, ka dhënë mësim në Shtetet e Bashkuara, Norvegji dhe tani në Bangalore. Ai është autori i “India pas Gandit”, një libër i njohur jo vetëm në vendlindjen e tij, por në të gjithë botën.

35. Alma Guillermoprieto, Mexico

Gazetare, autore

Gazetare meksikane dhe partnere e “MacArthur”, Guillermoprieto, ka shkruar gjerësisht në botime si “The New Yorker”, “The New York Review of Books” dhe “The Washington Post”. Një korrespondente veterane e luftës, ajo ishte drejtoreshe për Amerikën e Jugut për “Newsweek” dhe autore e “Të kërcesh me Kubën”.

36. Fethullah Gülen, Turqi

Lider fetar


Një skolar islamik modernist dhe lider i lëvizjes me emrin e tij, Gulen konsiderohet gjerësisht si një prej mendimtarëve më të rëndësishëm myslimanë ende i gjallë edhe sot. Ai është autori i më shumë se 60 librave të njohur.

37. Jürgen Habermas, Gjermani

Filozof


Interesat e shumëllojshëm të Haberman variojnë nga epistemologjika drejt shtetit të së drejtës, por vepra më me influencë është për “sferën publike” – arena në të cilën zënë vend argumentet për çështjet politike. Ai është autor i “Teorisë së Veprimit Komunikativ” dhe “Dialektet e sekularizimit”, dialog me Joseph Ratzinger.

38. Vaclav Havel, Republika اeke

Burrë shteti, dramaturg

Një disident lider dhe i burgosur i vazhdueshëm politik gjatë epokës sovjetike, Havel u bë president i اekosllovakisë pas Revolucionit të Kadiftë të vitit 1989. Ai pa kombin e tij të kalojë nga tranzicioni drejt një ekonomie tregu demokratike dhe arriti të ndahet me Sllovakinë.

39. Ayaan Hirsi Ali, Somali/Holandë

Aktiviste, politikane


Një ish-anëtare e parlamentit holandez dhe kritike e ashpër e rolit të grave në islam, Ali ka rrezikuar jetën që kur shkroi skenarin për “Nënshtrim”. Ky skenar më pas u realizua në një film të shkurtër provokues që çoi në vrasjen e Theo van Gogh-ut.

40. Christopher Hitchens, Britani/SHBA

Gazetar, autor


Një prej polemikëve më të kërkuar të gjuhës angleze, Christopher Hitchens, është një kolumnist për “Vanity Fair” dhe autori i librave të ndryshëm. Ai ka shkruar “Premtimi i Intelektualit Publik” në botimin maj-qershor të vitit 2008 të “Foreign Policy”.

41. Hu Shuli, Kinë

Gazetar


Redaktor i “Caijing”, revista e biznesit më e njohur në Kinë, Hu është një gazetar veteran, autor dhe panelit i “Washington Post’s PostGlobal”. Ai njihet në të gjithë botën falë mendjes së tij të zgjeruar dhe këndvështrimit pozitiv.

42. Samuel Huntington, SHBA

Shkencëtar politik

Përmes veprave të tilla si “Urdhri politik në shoqëritë që ndryshojnë” influenca e Huntington në fushën e tij është e thellë, por libri më i famshëm patjetër që është “Ribërja e Rregullit të Botës”. Për momentin është profesor në Universitetin e Harvardit dhe bashkëthemelues i “FP” në vitin 1970.

43. Michael Ignatieff, Kanada

Teoricien i të drejtave njerëzore, politikan


Fitues i kaluar i çmimit “Gelber” për librin “Gjaku dhe përkatësia: Udhëtim në Nacionalizmin e Ri”, Ignatieff është mendimtar lider në çështjet e të drejtave të njeriut. Ai është zëvendëskryetar i Partisë Liberale të Kanadasë dhe ish-kreu i Universitetit të Harvardit për Politikat e të Drejtave Njerëzore.

44. Tony Judt, Britani

Historian


Judt është profesor “Erich Maria Remarque” në studime evropiane në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA, autori i veprës së njohur, “Paslufta: Një histori e Evropës që nga viti 1945”. Ai kontribuon vazhdimisht në “New York Review of Books” dhe është autor i shumë librave të tjerë.

45. Robert Kagan, SHBA

Autor, komentator politik


Një kolumnist me influencë në “Washington Post” dhe media të tjera, Kagan është anëtar i lartë i “Carnegie Endowment for International Peace” dhe autor i librit më të fundit “Kthimi i historisë dhe fundi i ëndrrave”. Ai shkroi “Nga fitorja në sukses”, në vitin 2003.

46. Daniel Kahneman, Izrael/SHBA

Psikolog


Fitues i çmimeve “Nobel” për veprën “Teoria e perspektivës”, Kahneman është skolar i njohur në Shkollën e اështjeve Publike dhe Ndërkombëtare “Woodrow Wilson” në Universitetin e Princtonit dhe profesor psikologjie i merituar “Eugene Higgins” në Princton.

47. Garry Kasparov, Rusi

Aktivist demokrat, gjeni në shah

Që nga ditët si kampion bote në shan, Kasparov u shndërrua në kritik i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin. Kryetar i Frontit Civil të Bashkuar, një grup aktivist demokratik, ai shkroi “21 zgjidhe për të shpëtuar botën: Magna Karta globale”, për numrin maj-qershor të vitit 2007.

48. Amr Khaled, Egjipt

Teleungjillor mysliman

Një predikues sipërmarrës dhe drejtor transmetimi, Khaled është llogaritar nga trajnimi, por një lider i lindur ungjillor. Khaledi moderator, që predikon një mesazh tolerance dhe paqeje, është mjaft i njohur mes të rinjve në botën arabe.

49. Rem Koolhaas, Holandë

Arkitekt


Koolhaas është drejtori i çmimeve “Pritzker” në Zyrën për Arkitekturën Metropolitane, por influenca e tij zgjerohet në teorinë urbane, gazetari dhe përtej. Bashkëthemeluesi i revistës “Volume”, ndër veprat më të njohura përmendim “Maison a Bordeaux”. Ai është profesor praktike në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Harvardit dhe autori i “Delirious New York”.

50. Ivan Krastev, Bullgari

Shkencëtar politik

Kryetari i “Qendrës për Strategji Liberale” në Sofje, Bullgari, Krastev është redaktori i edicionit bullgar të “Foreign Policy” dhe autori i “اfarë kërkon Rusia”, në numrin maj-qershor të botimit të revistës “FP” në vitin 2008.

51. Enrique Krauze, Meksikë

Historian


Meksikani Enrique Krauze është botuesi i “Editorial Clio” dhe redaktori i “Letras Libres”, një revistë kulturore meksikane. Ai është njëkohësisht autori i “Meksika: Biografia e pushtetit”. Krauze është i njohur në mbarë botën si analist i historisë së botës.

52. Paul Krugman, SHBA

Ekonomist, kolumnist


Një komentator i ashpër politik për “New York Times” dhe një teoricien i respektuar i tregtisë, Krugman është ekonomist, fitues i çmimit “John Bates Clark” në Universitetin e Princetonit. Libri më i fundit është “Ndërgjegjja e një liberali”. Ai shkroi “Evropa e papunë, Amerika pa asnjë kacidhe”.

53. Lee Kuan Yew, Singapor

Politikan, patriark kombëtar

Lee u bë kryeministër në vitin 1990, por mbetet figurë qendrore në politikën e Singaporit. Posti i momentit është “mentor monistër”, një punë e krijuar vetëm për të. Ai ka shkruar në media të shkruar dhe njihet mjaft në vendet aziatike.

54. Lawrence Lessig, SHBA

Skolar ligjor, aktivist


Lessig është profesor i ligjit në Universitetin e Standfordit dhe autor i “E ardhmja e ideve”. Ai ka shkruar “Interneti i rrethuar” në numrin nëntor-dhjetor të vitit 2001 të “FP”. ثshtë gjithashtu i njohur për përpjekjet për të zvogëluar kufizimet e pronës intelektuale.

55. Steven Levitt, SHBA

Ekonomist, autor


I njohur më së shumti për pjesëmarrjen në librin “Freakonomics” me Stephen J. Dubner, Levitt është profesor “Alvin Baum” në Universitetin e اikagos. Në vitin 2003 fitues i medaljes “John Bates Clark” për ekonomistët nën 40 vjeç.

56. Bernard Lewis, Britani/SHBA

Historian

Skolar i njohur i Perandorisë Osmane, Lindjes së Mesme dhe Islamit, Lewis është profesor i merituar “Cleveland E. Dodge” për studime Lindore në Universitetin “Princeton”. Libri i tij më i fundit është “Nga Babeli në Dragomans: Të interpretosh Lindjen e Mesme”.

57. Bjّrn Lomborg, Danimarkë

Ambientalist, stastiticien

I diskutueshëm për pikëpamjen e tij, siç është zgjeruar tek libri “Ambientalisti skeptik”, se lufta kundër krizave botërore si HIV/AIDS duhet të jetë prioritet, madje edhe përpara ndryshimeve klimaterike në botë, Lomborg shkroi “21 zgjidhje për të shpëtuar botën: Pini vitaminat”.

58. James Lovelock, Britani

Shkencëtar ambientalist


Kontributi i madh i Lovelock për shkencën është hipoteza e famshme “Gaia”, ideja se Toka mund të mendohet si një organizëm gjigant. Zhvillues i shumë instrumenteve shkencore të përdorur nga “NASA”, Lovelock është autor i “Hakmarrja e Gaias: Pse Toka po kundërlufton dhe si ta shpëtojmë njerëzimin”.

59. Mahmood Mamdani, Ugandë

Antropolog kulturor

Mamdani është profesor “Hebert Lehman” i qeverisë, në antropologji, shkenca politike dhe çështje ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias dhe ishte drejtor në Institutin e Studimeve Afrikane deri në vitin 2004. Ai është autori i “Mysliman i mirë, mysliman i keq: Amerika, Lufta e Ftohtë dhe rrënjët e terrorizmit”.

60. Minxin Pei, Kinë

Shkencëtar politik


Anëtar i nderuar dhe drejtor i programit të Kinës në “Carnergie Endowment for International Peace”, ai është autor i “Tranzicioni në kurth i Kinës: Limitet e autokracisë së zhvillimit”. Ka shkruar mjaft artikuj në median e botuar dhe atë elektronike në botë.

61. Ashis Nandy, India

Psikolog politik

Një skolar në Qendrën për Studimin e Shoqërive Zhvilluese në Nju Delhi, Ashs Nandy studion “psikologji politike, dhunë masive, kultura dhe politika e njohurisë, utopi dhe vizione”. Ashis është mjaft i njohur në kulturën indiane, falë studimeve të tij për psikologji dhe politikë.

62. Sunita Narain, Indi

Ambientaliste

Drejtoreshë e Qendrës për Shkencë dhe Mjedis në Indi, Narain është mbrojtëse lider e zhvillimit dhe mbështetëse e fortë e drejtësisë në negociatat mjedisore. Ajo fitoi çmimin në vitin 2005 “Stockholm Water Prize” për punën në qendrën e menaxhimit të ujit.

63. Martha Nussbaum, SHBA

Filozofe


Nussbaum është profesoreshë e njohur e ligjit dhe etikës “Ernst Freund” në Universitetin e اikagos. Ajo konsiderohet klasike, me një interes të veçantë në barazinë e femrës. ثshtë autore e “Liria e ndërgjegjes: Në mbrojtje të traditës fetare amerikane”.

64. Sari Nusseibeh, Palestinë

Diplomat, filozof


Nusseibeh është profesor filozofie dhe president i universitetit “Al-Quds” në Jerusalem. Një moderator i njohur në Palestinë, Nusseibeh punoi me ish-kreun izraelit “Shin Bet”, Ami Ayalon në vitin 2002 dhe në vitin 2003 për iniciativën paqësore “Zëri i popullit”.

65. Amos Oz, Izrael

Novelist, gazetar


Një profesor i letërsisë në universitetin “Ben-Gurion”, Oz-i me mjaft influencë ishte mes të parëve që përkrahu një zgjidhe për konfliktin e Izraelit dhe Palestinës. Ai bashkëthemeloi “Paqja tani” në vitin 1978. Libri më i fundit është “Si të kurosh një fanatik”.

66. Orhan Pamuk, Turqi

Novelist

Pamuk fitoi çmimin “Nobel” në letërsi në vitin 2006, një vit pasi u përball me akuza kriminale në Turqi për komentet e sinqerta për gjenocidin armenian. Libri më i famshëm është “Emri im është i kuq, dëborë dhe Stamboll: Kujtime dhe qyteti”.

67. David Petraeus, SHBA

Strateg ushtarak

Gjenerali në komandë i Forcave Amerikane të Armatosura në Irak, Petraeus, është arkitekt i manualit të rishikuar të fushës të ushtrisë amerikane për shtetrrethimin. Vitet e fundit është bërë i njohur falë kontributit në ushtrinë amerikane dhe trupave paqeruajtëse në zonat në konflikt.

68. Steven Pinker, Kanada/SHBA

Linguist, psikolog

Steven Pinker është profesor i familjes Johnston në Universitetin e Harvardit dhe autor i shtatë librave, ku përfshihet “Gjërat e mendjes: Gjuha si dritare në natyrën njerëzore”. Një eseist i njohur për publikime në “New York Times”, revistën “Time” dhe “Slate”, Pinker fokusohet në gjuhësi.

69. Richard Posner, SHBA

Gjykatës, autor


Richard Posner është një gjykatës i Gjykatës së Apelit në SHBA për Qarkun e Shtatë dhe autor i dhjetëra librave me influencë për çdo fushë të jetës, që nga filozofia ligjore dhe jurisprudenca, deri tek ndryshimet klimaterike katastrofike. Libri më i fundit, “Si mendojnë gjykatësit”.

70. Samantha Power, SHBA

Gazetare


Një ish-këshilltare e politikës së jashtme në fushatën presidenciale të Barack Obama-s, Power është më së shumti e njohur për librin që fitoi çmimin “Pulitzer”, “Një problem nga ferri: Amerika dhe epoka e gjenocidit”. Ajo është profesoreshë e praktikës së lidershipit global në Harvard.

71. Robert Putnam, SHBA

Shkencëtar politik


Putnam, një profesor në Universitetin e Harvardit për Shkenca Politike, është i njohur më së shumti për “Të luash bouling vetëm”. Studimi i tij për rënien e pjesëmarrjes civile në Shtetet e Bashkuara Amerikane është mjaft i njohur në të gjithë Amerikën dhe botën.

72. Yusuf al-Qaradawi, Egjipt/Katar

Klerik


Ndoshta predikuesi më me influencë për sa i përket fesë islamike suni, Qaradawi, prezanton shfaqjen e përjavshme “Sharia dhe jeta” në kanalin satelitor “Al Jazeera”. Ai është edhe më i njohur duke qenë se është i pranishëm në stacionet satelitore.

73. V.S. Ramachandran, Indi

Neuro-shkencëtar


Ramachandran drejton Qendrën për Trurin dhe Njohjen në Universitetin e Kalifornisë, San Diego. Richard Dawkins e thërret atë “Marko Polo i neuroshkencës”, falë punës së tij në neurologjinë e sjelljes. Libri më i njohur është “Fantomet në tru”.

74. Tariq Ramadan, Zvicër

Filozof, skolar i islamit


I lindur në Zvicër, Ramadan është përkrahës i njohur i versionit “Evropian” të islamit. Nipi i themeluesit të “Vëllazërisë myslimane” Hassan al-Banna, ai është intervistuar në numrin nëntor-dhjetor të “FP”, në vitin 2004.

75. Gianni Riotta, Itali

Gazetar, komentator politik


Një kolumnsit për gazetën “Corriere Della Sera” dhe një prej ekspertëve më të njohur në Itali, Riotta është redaktor në disa botime të “FP”. Ai është autor i romanit “Princi dhe retë” dhe shkroi “Kush fiton në Irak? Evropa e vjetër”, në vitin 2007.

76. Nouriel Roubini, Itali/SHBA

Ekonomist


Një ekspert i njohur botërisht për makroekonominë dhe financën ndërkombëtare, Roubini është kryetar i “RGE Monitor” dhe profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut, dega e Biznesit. Ka shkruar “Pandemika financiare që po vjen” në vitin 2008.

77. Olivier Roy, Francë

Shkencëtar politik

Një prej skolarëve më të mirë të lëvizjeve të islamit politik dhe atyre terroriste, Roy është drejtor i kërkimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime shkencore. Libri “Dështimi i islamit politik”, i vitit 1992, mbetet i domosdoshëm për këdo që do të kuptojë islamin bashkëkohor.

78. Salman Rushdie, Britani

Novelist

Novela e tij e dytë, “Fëmijët e mesnatës” fitoi çmimin prestigjioz “Booker” në vitin 1981. Por Rushdie nuk mori famë ndërkombëtare deri kur Ayatollah Ruhollah Khomenei e dënoi me vdekje në vitin 1989, sepse shkroi “Vargjet satanike”. Rushdie u bë “kalorës” në vitin 2007.

79. Jeffrey Sachs, SHBA

Ekonomist i zhvillimit

Ish-këshilltar special i ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Kofi Annan për Synimet e Zhvillimit të Mileniumit, Sachs drejton Institutin e Tokës në Universitetin e Kolumbisë. Ai është autor i “Fundi i varfërisë” dhe ka shkruar “21 zgjidhje për të shpëtuar botën” në maj 2007.

80. Fernando Savater, Spanjë

Eseist, filozof


I njohur më së miri për pikëpamjet në lidhje me etikën, besimin dhe terrorizmin, Fernando Savater është profesor filozofie në universitetin “Complutense” në Madrid, Spanjë. Ka botuar shkrime dhe ese të shumëllojshme në mediat botërore.

81. Amartya Sen, Indi

Ekonomist i zhvillimit


Sen është një ekonomist i lindur në Indi, influenca e të cilit përshkon të gjithë globin dhe shkon shumë përtej fushës së tij. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1998 në fushën e ekonomisë për punën mbi varfërinë, zhvillimin dhe demokracinë. Për momentin është profesor në Harvard.

82. Lilia Shevtsova, Rusi

Shkencëtare politik


Anëtare e nderuar në Qendrën e Moskës për Financimin “Carnegie” për Paqen Ndërkombëtare, Shevtsova është autore e “Rusia e Putinit dhe Rusia e humbur në Tranzicion”. Ajo shkroi “Mendo përsëri: Vladlimir Putin”, për numrin janar-shkurt të botimit të vitit 2008 të “FP”.

83. Peter Singer, Australi

Filozof


Singer është profesor i biotikës në universitetin “Princeton” dhe përkrahës i diskutuar i “çlirimit të kafshëve”. Librat e tij të shumëllojshëm përfshijnë “Etika praktike dhe rimeditimi i jetës dhe vdekjes: Kolapsi i etikës tradicionale”.

84. Lee Smolin, SHBA/Kanada

Fizikan


Smolin është një fizikan teoricien, veprat e të cilit për gravitetin e kuantumit dhe “universet fekund” e kanë bërë të njohur si mendimtar lider për disa nga pyetjet më të mëdha të fizikës. Smolin është autor i “Jeta e kozmosit dhe telashi me fizikën”, “اfarë ka përtej”.

85. Abdolkarim Soroush, Iran

Teoricien fetar

Një figurë udhëheqësi i së majtës iraniane, Soroush për momentin është një skolar vizitor në qendrën “Berkley” për Besim, Paqe dhe اështjet e Botës në universitetin “Georgetown”, Uashington, SHBA. Veprat më të rëndësishme janë përmbledhur tek “Arsye, Liri dhe Demokraci”.

86. Wole Soyinka, Nigeria

Dramaturg, aktivist


Fitues i çmimit “Nobel” për letërsi në vitin 1986, Soyinka është një prej dramaturgëve më të njohur të Afrikës. Soyinka është burgosur gjatë luftës civile në Nigeri dhe është kritik i ashpër i regjimit pasues nigerian. Ai është ish-profesor “Elias Ghanem” i shkrimeve krijuese në universitetin e Nevadës, Las Vegas.

87. Michael Spence, SHBA

Ekonomist


Fitues i çmimit “Nobel” në ekonomi në vitin 2001, Spence njihet për punën e sinjalizimit në tregun e punës. Ai është anëtar i institutit “Hoover”, profesor i merituar “Philip H. Knight, dhe ish-dekan i Shkollës së Biznesit në Universitetin Stanfordit.

88. Lawrence Summers, SHBA

Ekonomist

Sekretar i Thesarit Amerikan nën administratën e Klintonit dhe ish-president i Universitetit të Harvardit, Summers është kolumnist për “Financial Times” dhe anëtar i bordit redaktues i “Foreign Policy”. Ai ka shkruar shkrimet të diskutueshme në numrin mars-prill të vitit 2008.

89. Charles Taylor, Kanada

Filozof


Charles Taylor është autori i veprës më të fundit “Epokë sekulare” (A Secular Age). Ai njihet për filozofinë politike shoqërore gati në të gjithë botën. ثshtë folës dhe shkrimtar i një sërë veprash filozofike, si dhe studiues i filozofëve më me influencë të botës.

90. Mario Vargas Llosa, Peru

Novelist, politikan

Një autor shumë prodhimtar dhe eseist i njohur, Vargas Llosa është një prej gjigantëve të letërsisë kontemporane amerikano-latine. Vepra më e njohur është “Shtëpia e gjelbër” (The Green House). Ai është fituesi i çmimit prestigjioz “Miguel de Cervantes”, në vitin 1994.

91. Harold Varmus, SHBA

Shkencëtar mjekësor


Një ish-drejtues i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Varmus fitoi çmimin “Nobel” në Mjekësi (së bashku me J. Michael Bishop) për kërkimet e kancerit. Harold Varmus tani drejton Qendrën Memoriale “Sloan-Kettering” të Kancerit, në Manhatan, Nju Jork.

92. J. Craig Venter, SHBA

Biolog, sipërmarrës

I famshëm se ka tentuar të konkurrojë me “Projektin e Genomit Human”, Venter për momentin drejton “Synthetic Genomics”, një kompani që ka për qëllim të prodhojë lëndë djegëse alternative duke përdorur mikroorganizma.

93. Michael Walzer, SHBA

Teoricien politik


Një teoricien politik amerikan që ka shkruar gjerësisht për konceptin e “vetëm luftë”, Walzer është bashkë-redaktor i të përjavshmes majtiste “Dissent”. Ai është profesor i merituar i Institutit të Studimeve të Avancuara dhe autori i “Politika dhe pasioni: Drejt liberalizmit egalitar”.

94. Wan g Hui, Kinë

Teoricien politik


Wang është profesor i gjuhës dhe letërsisë kineze në Universitetin “Tsinghua”. I dërguar në zonjat e thella të vendit për rolin në protestat e Sheshit Tiananmen, në vitin 1989, Wang është anëtar drejtues i lëvizjes “E majta e re” dhe ish-redaktor i “Dushu”, gazeta më e njohur në Kinë.

95. E.O. Wilson, SHBA

Biolog


Fitues i dy çmimeve “Pulitzer” (për “Natyrën njerëzore” dhe “Milingonat”) dhe natyralist, Wilson argumenton se sjellja njerëzore mund të shpjegohet gjerësisht nga biologjia. Ai është profesor i merituar i universitetit “Pellegrino” për Entomologjinë në Universitetin e Harvardit.

96. Martin Wolf, Britani

Gazetar, kolumnist


Ndoshta komentatorët më me influencë në botë për sa i përket ekonomisë, Wolf është redaktor dhe kolumnist për “Financial Times”. Ai është autori i librit “Pse globalizimi funksionon” dhe shkroi “Kush fiton në Irak?: Kombet e Bashkuara” për numrin mars-prill të vitit 2007 të “FP”.

97. Yan Xuetong, Kinë

Shkencëtar politik

Yan, një përkrahës energjik i forcës kombëtare kineze, është drejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin Tsinghua. Yuan Ming analizoi librin e tij të vitit 1996, “Për analizën e Interesave Kombëtare të Kinës”, për botimin e verës në vitin 1997 të “FP”.

98. Muhammad Yunus, Bangladesh

Mikrofinancier, aktivist

Marrës i çmimit “Nobel” për paqen, Yunus është themeluesi i “Grameen Bank” dhe një pionier në fushën e mikrofinancës. Ai botoi “Pagëzimet” në numrin janar-shkurt në vitin 2008 në botimin e “Foreign Policy”. Mjaft i njohur në vendin e tij, por jo vetëm, roli i tij në botë është pozitiv.

99. Fareed Zakaria, SHBA

Gazetar, autor

Zabaria është kryeredaktor i “Newsweek International” dhe autor i “E ardhmja e lirisë: Demokracia mendjengushtë në vend dhe jashtë vendit”. Ai ka shkruar “Idetë më të rrezikshme të botës: Të urresh Amerikën” në numrin shtator-tetor të botimit të “FP” në vitin 2004.

100. Slavoj Zizek, Slloveni

Sociolog, filozof

Një filozof i vetëdeklaruar si marksist, por edhe sociolog dhe kritik kulturor, Zizek është shkencëtar i lartë në Institutin e Sociologjisë në Universitetin e Ljubljanës. Një ndër filozofët më të spikatur në Slloveni, por edhe mjaft i njohur në botë.
B:t,observer
 
Pe: Ja kush janë 100 intelektualët e botës moderne

Vetem kta shkencetaret politik njifkam une (Chomsky, Fukuyama, Huntington) edhe kta ngaqe me esht dashur te lexoj artikujt e tyre. Kta te tjeret as si kam dgju si emra :/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top