“Fëmija i lindur 11 vjet më parë në Lombardi është i lirë”. Kështu e nisin artikullin mediat italiane për Alvin Berisha.
Ai u shpëtua në kampin “Al Hol” nga një ekip policie italian dhe karabinierët. Sipas mediave italiane, fëmija është i sigurt dhe do të kthehet në vendin ku lindi, ditën e nesërme.
Nga nesër, Alvini mund të luajë, studiojë dhe të ndërtoje të ardhmen e tij në Itali, aty ku nisi jetën 11 vite më parë.
Alvini mbeti i vetëm dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ “le Iene” arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh.
Por sërish u ndanë me lot, Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd, mbi të gjitha me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Sirisë.
I dëshpëruar, babai i Alvinit ktheu sytë nga shteti shqiptar, ku kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse pranoi të ishte një situatë e vështirë, tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer Alvinin pranë babait, dhe dy motrave, përmes po një plani me partnerët strategjikë për nxjerrjen nga kampi të Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë të bllokuar.
Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Hol është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.
Gazeta shqip..
Foto 1 nga 5