Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

Postuar më: 18 Shkurt 2015 / 10:45

08_12_2014_6656606_IMG_0395__Copy_-690x429.jpg


Liderët institucional dhe politik të vendit i kanë të rehatuar mirë e mirë bashkëshortet e tyre. Sipas një hulumtimi që ka bërë Gazeta Fjala, pagat e tyre janë 10 fish mbi mesataren e vendit, përderisa punët janë shumica të nivelit akademik nëpër universitetet e vendit. Atyre, në disa raste nuk u del nga një punë.

Gratë kanë përparësi çdo kund. Por, pasi e para e vendit është femër, atëherë kësaj radhe përparësi ka një mashkull. Burri i parë i Kosovës, Astriti, ka dy vende pune. Punon në Qendrën Klinike Universitare dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP. Për këto dy punë, në bazë të deklarimit të pasurisë nga presidentja e vendit, ai merr afro 1000 euro pagë mujore. Ai është rehatuar në universitet me shumë kontestime. Këtë pozitë e kishte marrë pasi iu bë gruaja presidente.

Gazeta Fjala ka vërtetuar se dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër. Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij.

Shefi i tij partiak, Hashim Thaçi ka gruan më akademike. Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Fjala, Gruaja e zëvendëskryeministrit të parë të vendit punon në Universitetin Fama dhe ka pagë mujore prej 1500 eurosh.

Gruaja e Isa Mutafës është zojë. Ajo nuk ka nevojë të punojë. Të paktën të ardhura në bazë të deklarimit të pasurisë, të bërë nga kryeministri i vendit, ajo nuk figuron që merr ndonjë të ardhur. I mjaftojnë të ardhurat e burrit i cili ka tri burime të ardhurash.

As gruaja e Albin Kurtit duket se nuk ka ndonjë vend pune në Kosovë. Lideri i Vetëvendosjes nuk ka deklaruar ndonjë të ardhur për bashkëshorten e tij.

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, vazhdon të punojë në RTK, ku ishte edhe në kohën kur nuk ishte e martuar me të parin e AAK-së. Ajo ka pagë prej 660 eurosh në muaj. Ndërsa, gruaja e liderit tjetër opozitar, Fatmir Limajt, punon në kompaninë e sigurimeve Sigal dhe ka pagë mujore afro 500 euro. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back