Ja cilat janë 8 këshilla për të ndezur pasionin!

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Sipas të dhënave më të fundit tek shumë femra pas
kalimit të viteve vihet re se pasioni i tyre gjatë
seksit zbehet, ndaj edhe jeta e tyre seksuale nuk
është më ajo e para. Sipas studiueses Laura Berman
është e mundur të rikthehet pas ky pasion edhe pse
jo në të njëjtin nivel që ka qenë dikur

Pse humbet pasioni
Angazhimet e jetës së përditshme
luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e
interesit seksual ndaj partnerit. "Stresi, ankthi,
depresioni çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh
jetën e një femre mund të ndikojë seksualizmin e
saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e saj. "E
vërteta është se libidoja i një femre nuk do të
jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj me
partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë
pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse
do të jetonin gjithmonë në atë fazë.

Kur shtohen problemet

"ثshtë gjatë kësaj fazë koha
kur problemet seksuale fillojnë të shtohen", thotë
Berman. Kur partnerët arrijnë në këtë fazë
mendojnë se seksi duhet të jetë gjithmonë spontan
dhe të kenë të njëjtën dëshirë të çmendur për
të bërë seks, siç e kishin në fillimet e tyre.
"Në fakt kjo fazë duhet të prodhohet dhe në fillim
është shumë e çuditshme, por më pas bëhet një
zakon dhe mund të ndihmojë shumë për të
stabilizuar gjërat mes çiftit", shton studiuesja.
Sipas Berman ka disa mënyra për të rikthyer pasionin
në një lidhje dhe ndër këshillat që ajo jep janë:


KSHILLAT

1). Planifikoni një takim
javor. Mund të dilni të darkoni jashtë ose thjesht
të përfitoni nga një shëtitje për të biseduar.
Mos shkoni në kinema apo diku tjetër, ku nuk mund të
bisedoni ose të shihni njërin-tjetrin gjatë gjithë
natës.


2). Nëse nuk mund
t'i lejoni vetes një dado, përfitoni nga koha kur ata
janë në gjumë dhe pini një gotë verë me parterin
në një nga cepat e shtëpisë.



3). Bëni gjëra
interesante dhe eksituese së bashku. Në një studim
mes çifteve u vu re se çiftet, të cilët merrnin
pjesë në aktivitete të tilla si kërcim, aktrim apo
edhe ski, kishin nivelin më të lartë të
intimitetit, lidhjes dhe interesit seksual. "Partnerët
kanë nevojë të qëndrojnë sa më shumë bashkë,
në çdo vend dhe situatë për të forcuar edhe më
shumë lidhjen e tyre", thekson Berman.



4). Merrni çdo ditë
kohë për veten tuaj. Edhe pse puna, shqetësimet e
profesionit, familja mund të jenë shumë stresuese.
10 deri në 15 minuta në ditë kujdes ndaj vetes, mund
t'u ndihmojnë të ulni nivelin e stresit dhe të
merrni më shumë energji për partnerin tuaj. ثshtë
e rëndësishme të jeni shumë energjike. "Sa më
shumë joshëse dhe e lidhur të jeni me veten tuaj, aq
më shumë e gatshme do të jeni për partnerin",
vazhdon studiuesja.


5).
Kërkojini partnerit të mbajë fëmijët për disa
mbrëmje në javë, ndërkohë që ju lexoni, bëni
një dush, apo bëni ushtrime gjimnastikore.



6). Vishuni seksi dhe
jepini partnerit çelësat e dhomës së hotelit që
keni prenotuar për të qëndruar bashkë.



7). Kini kontakt fizik me
partnerin edhe pse nuk kryeni marrëdhënie seksuale,
përqafohuni, mbani duart e njëri-tjetrit, prekuni
etj.


8). Eksperimentoni
pozicione të ndryshme seksuale.​
 

Attachments

  • passione[1].jpg
    passione[1].jpg
    47.4 KB · Shikime: 9
Titulli: Ja cilat janë 8 këshilla për të ndezur pasionin!

S'jam dakort me ate piken 2, pse duhet ta besh neper cepat e shtepise?
ka rradhe puna, para se te vesh ke cepi lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top