Sëmundjet e trashëguara, ose sëmundjet gjenetike, janë sëmundje që transmetohen nga njëri brez në tjetrin. Sëmundjet gjenetike janë aktualisht të pashërueshme, mbasi shkenca akoma nuk është në gjendje të korrigjoje defektin, edhe pse ekzistojnë kura për to.
Një pjesë e madhe e sëmundjeve gjenetike janë vdekjeprurëse, ose shkaktojnë çrregullime të rënda të funksionimit të organeve të njeriut, që bëjnë të pamundur një jetesë normale dhe për një kohë të gjatë. Në ndryshim nga sëmundjet e tjera, sëmundjet gjenetike, duke u transmetuar nga brezi në brez, përbëjnë një rrezik në rritje për popullatën, mbasi shtohen bartësit e fshehtë të këtyre sëmundjeve dhe, për rrjedhojë, rritet mundësia e lindjes së fëmijëve të sëmurë.“Duhet theksuar se eksperienca botërore ka treguar se parandalimi nuk bëhet me forma detyruese, ai duhet të kuptohet, përkrahet dhe ndihmohet nga vetë qytetarët, mbasi janë vetë ata viktimat e mungesës se një programi parandalimi”- theksojnë mjekët. Pikërisht ky është faktori numër një i suksesit. Një program parandalimi duhet, gjithashtu, të parashikojë informimin e publikut me të gjitha format, mbasi pa një informim të publikut dhe konsensusin e tij, asnjë program nuk do të ketë rezultatin që pritet. Kërkohet formim dhe informim, formim i vazhdueshëm për mjekët dhe informim i vazhdueshëm për popullatën. Për këtë arsye, në suplementin e sotëm të gazetës “Tirana Observer”, ju do të keni mundësi të njiheni me këto sëmundje si dhe mënyra dhe rruga duhur për t’i shmangur ato.
1-HUMBJA E KUJTESES
Sëmundja e Alzheimerit ose ndryshe, siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Simptoma më e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Duhet pasur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. P.sh: ثshtë harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermerkatës, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë.
Trashëgimia
Skleroza konsiderohet si një sëmundje femërore. E cila zakonisht trashëgohet nga nëna tek vajza dhe shfaqet në 90 për qind të rasteve, gjithmonë në moshën e tretë. Kjo sëmundje prek të gjitha shtresat e shoqërisë dhe nuk lidhet aspak me kushtet e varfra apo me mirëqenien. Mjekët këshillojnë analizën e pemës gjenalogjike të familjes dhe evidentimin e rasteve, kjo për t’u trajtuar më pas në kohë.
Simptomat
1-Memoria humbet çdo ditë e më shumë
2-Personi ka probleme gjuhësore
3-Pjesën më të madhe të kohës është konfuz
4-Gjërat e reja i mban mend më shumë vështirësi
5-Mund të ketë konfiguracione
6-Nuk arrin të shkruajë normal
B;tiranaobserver